Panorama (Albania)

Vendimi për Kaloçin: Pranoi kontratat fiktive për të shmangur tatimet

-

Këta, janë më së shumti kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, si edhe dy kandidatë për inspektorë. Gjithashtu, në listën prioritare të vetingut u përfshinë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe ata të Gjykatës Kushtetues­e, si dy nga gjykatat më të rëndësishm­e në vend dhe jetike për mbarëvajtj­en e reformës. Në listën e përparësis­ë u përfshinë edhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe kandidatë për anëtarë të saj, institucio­n ky që përzgjedh gjyqtarët e Kushtetues­es. Mirëpo, edhe pse KPK- ja vendosi ta rriste numrin e seancave këtë muaj për ta përfunduar listën prioritare brenda verës, duket se një gjë e tillë mund të jetë e mundur. Deri më tani, kanë mbetur edhe gjashtë subjekte që duhet të kalojnë në veting nga lista e përparësis­ë. “Panorama” mëson se Komisioni do të zhvillojë seanca deri më datën 10 gusht dhe më pas mund të nisë pushimet. Një gjë e tillë të paktën ka ndodhur me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe duke qenë se Kolegji nuk është funksional, atëherë edhe KPK do të detyrohet të marrë pushimet, së bashku me ONM- në dhe Institucio­nin e Komisioner­it Publik. Kështu, në faqen zyrtare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit njoftohet se seanca në Apel për çështjen e prokurores së Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, do të zhvillohet më datë 12 shtator. “Ditën e mërkurë më datë 12.09.2018, ora 09: 30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja nr. 6/ 2018 ( JR) datë 21.06.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësim­it znj. Besa Nikëhasani ka bërë kundër vendimit nr. 15, datë 20.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it”, shk-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka zbardhur vendimin për prokurorin Luan Kaloçi, i cili me vendim të saj u shkarkua nga detyra. Kaloçi ishte kandidat për KLP dhe si i tillë ishte futur në listë prioritare të vetingut. Mirëpo, prokurori Kaloçi kishte probleme mjaft të mëdha me pasurinë. Ai është pyetur për blerjen e një apartament­i sepse vlerat e deklaruara për të nuk korrespond­onin me deklaratat dhe aktet e shitjeve. Sipas vendimit të KPK- së, Kaloçi ka pranuar që ka kryer deklarim të rremë. “Ka qenë një nga format që mund të përdorej në kushtet që ishim ne”, ka thënë ai. Pyetjes se pse subjekti ka marrë një kredi prej 55 mijë eurosh për një apartament me çmim prej 52.000 dollarësh, avokati i subjektit sqaroi se një veprim i tillë është brenda një logjike ekonomike. “Kjo është e gjitha brenda një logjike ekonomike. Marrja e kredisë është marrje e parasë hua, marrje e parasë borxh, natyrisht për të përfshirë banesë, që do të jetonte apo jetonte, por edhe për të pasur një likuiditet minimal për të përmirësua­r sadopak cilësinë e jetës në atë dhe është brenda çdo logjike të këtij veprimi juridiko- civil”. Pyetjes nga vëzhguesi ndërkombët­ar mbi arsyen e vendosjes së një çmimi më të ulët në kontratën e lidhur me kushëririn e tij, subjekti iu përgjigj: “Arsyeja ka qenë së në periudhën që është blerë shtëpia, ka pasur një ligj që shitësi duhej të paguante, mos gaboj 1 % ose 2 % të vlerës së shitjes së sendit të paluajtshë­m, nëse vlera e sendit ishte mbi 2 milionë lekë. Duke qenë në këto kushte, besoj që kjo ka qenë arsyeja, nuk mendoj se ka arsye tjetër. Në Shqipëri këto kanë ndodhur në atë periudhë, ka ekzistuar një lloj informalit­eti, i cili ishte dhe i papërshtat­shëm për kohën”. ruan njoftimi. Kjo do të thotë që nuk do të ketë seanca më në gusht nga ana e Kolegjit. Gjithashtu, kur drejtësia është në kolaps dhe pret ngritjen e KLGJ- së dhe KLP- së, duket se edhe këto institucio­ne do të mbeten për t’u ngritur nga fundi i vitit. Kjo për shkak se ende nuk ka nisur puna për listën e dytë prioritare që do të kalojë në veting. Në këtë listë janë disa kandidatë për anëtarë të KEDit dhe shtatë kandidatë për Gjykatën Kushtetues­e. Deri më tani, KED- i aktual që ka mandat deri në fund të vitit, ka mbe- tur me vetëm gjashtë anëtarë, ku nga këta, tre ishin zëvendësue­s. KED- i është mjaft i rëndësishë­m për drejtësinë, pasi zgjedh kandidatët e Gjykatës Kushtetues­e dhe kërkon të paktën 5 anëtarë që të funksionoj­ë. Nga ana tjetër, nga këta gjashtë anëtarë që ka momentalis­ht, vetëm dy kanë kaluar në veting dhe janë rikonfirmu­ar, ndërsa katër të tjerët janë në pritje dhe mjaftojnë që të ngelin dy që ta nxjerrin KED- in jofunksion­al dhe të çojnë në ngërç për plotësimin e vakancave në Kushtetues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania