Panorama (Albania)

Grabitja e argjendari­së në Durrës, autori: Për borxhet

Pranga 22- vjeçarit, mori 2 kg florinj me vlerë 56 milionë lekë

- DURRES/ ( në rreth i arrestuari),

“Grabitëm argjendari­në në Durrës, pasi desha të laja një borxh që ia kisha marrë një mikut tim, por nuk llogarita kamerat e sigurisë apo ndonjë që mund të na identifiko­nte”.

Kështu është shprehur njëri prej autorëve të arrestuar gati katër muaj pas grabitjes së argjendari­së në qendër të Durrësit, në bulevardin kryesor të qytetit. Blutë e Durrësit bënë të ditur dje se finalizuan operacioni­n e koduar “Argjendari­a “, zhvilluar me metoda speciale të hetimit, duke identifiku­ar dhe vënë në pranga një nga dy autorët. Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Robert Hasmuça, 22 vjeç, banues në Tiranë.

“Vihet në pranga nga Forcat Operaciona­le të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendari­e në bulevardin kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë. Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të specializu­ar dhe bazuar në prova shkencore, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentim­in e vjedhjes së argjendari­së në bulevard më datë 18.04.2018”, bëri të ditur Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Mësohet se 22vjeçari ishte identifiku­ar prej disa kohësh dhe Forcat Operaciona­le në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës orga- nizuan operacioni­n e koduar “Argjendari­a”, operacion i ndjekur me metoda speciale, ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin Robert Hasmuça. Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Vendim Nr. 216, datë 20.06.2018 në ngarkim të Hasmuçës. Në bashkëpuni­m me një shtetas tjetër, në Lagjen Nr. 4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg florinj me vlerë rreth 5.6 milionë lekë. Menjëherë pas arrestimit, hetuesit kanë marrë në pyetje 22- vjeçarin, i cili mësohet të ketë pranuar krimin, teksa është vënë para provave dhe fakteve të pakundërsh­tueshme. Fillimisht ai mohoi autorësinë e ngjarjes, por kur u ballafaqua me sekuencat filmike të kamerave të sigurisë, ka pranuar se ishte ai personi që dukej në këto pamje. 22- vjeçari ka deklaruar se i duheshin para, pasi ia kishte borxh dikujt dhe duhej t’ia kthente. “Unë jam njëri nga dy personat që u futëm dhe grabitëm argjendari­në në Durrës. Isha së bashku me një shokun tim. Të dy bashkë u futëm dhe morëm rreth dy kg florinj në bizhuteri. Bizhuterit­ë i shitëm diku nën dorë te persona të ndryshëm nëpër lagje në bulevard, por edhe te tregtarë të ndryshëm me çmime shumë herë më të lira sesa blihen në dyqan. Grabitjen e kryem pasi më duheshin para, i kisha një mikut tim një sasi të konsiderue­shme të hollash borxh. Unë jam i papunë dhe ai m’i kërkoi lekët. Isha shumë ngushtë dhe prandaj bashkë me shokun tim organizuam grabitjen. Por nuk morëm parasysh fare pasojat. Pra, nuk llogaritëm asgjë, as kamerat e sig- urisë dhe as nëse do të na identifiko­nte ndonjë person për vetë faktin se jetojmë në Tiranë dhe jo në Durrës”, ka pohuar ndër të tjera 22- vjeçari, ndërsa ka treguar edhe emrin e bashkëpunë­torit të tij, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë nga Policia, që po vazhdon punën për arrestimin e tij. Si- pas të dhënave, bashkëpunë­tori i 22- vjeçarit dyshohet se fshihet në kryeqytet. Policia ka hedhur dyshime se i riu i arrestuar kishte rënë viktimë e lojërave të fatit dhe si pasojë e humbjes së shumave të konsiderue­shme, ai është futur në borxhe, çka e çuan edhe drejt këtij krimi.

 ??  ?? Argjendari­a e grabitur në Durrës
Argjendari­a e grabitur në Durrës
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania