Panorama (Albania)

PERISIÇ TREMB INTERIN: MUND TË LARGOHEM...

- JETON STAMOLLA

Duhej të ishte një ditë dhe një mënyrë për të vendosur paqen totale me tifozët e tij, por mes 100 fansave që Juventusi kishte lejuar që të takonin mbrojtësin dhe të shkëmbenin foto dhe autografe me të, kishte edhe pak të irrituar, por njëri prej tyre ishte gati që edhe të konfrontoh­ej me Leonardo Bonuçin.

Mes buzëqeshje­ve, pari edhe shumë tension, teksa një prej tifozëve iu vërsul futbollist­it shumë i acaruar duke i kërkuar edhe përpara kamerave: "Kërko falje! Kërko falje publike që u largove!" Sigurisht që diçka e tillë nuk i pëlqeu aspak 31vjeçarit, i cili ndryshoi totalisht në mimikën e fytyrës së tij dhe me një pamje agresive iu kundërpërg­jigj: "Nuk të kërkoj falje këtu. Mbi të gjitha ty do të të përgjigjem në fushë", tha lojtari që më pas u largua gjithashtu shumë i irrituar, por pa probleme të mëtejshme, duke iu drejtuar qendrës stërvitore, për të nisur dopio seancën e ditës së djeshme. Dhe mesa duket, më shumë sesa ajo për të hyrë në ingranazhe­t e reja të lojës së Juventusit, beteja Ivan Perisiç tremb tifozët e Interit. Në një intervistë për emetuesin kroat "Sportske Novosti", sulmuesi i zikaltërve ka folur për të ardhmen e tij: "Kam dëgjuar që disa klube më duan, por në fillim duhet të flas me Interin dhe vetëm më pas do të vendos. Nëse do të largohem, do ta bëj vetëm për të luajtur në një klub dhe kampionat të madh si në Spanjë apo Angli. Unë jam i lumtur tek Interi, por në futboll gjithçka mund të ndodhë". I pyetur për një kalim të mundshëm te Bajerni i Mynihut, Ivan Perisiç shtoi: "Niko Kovaç ka pasur një ndikim shumë të madh në karrierën time. Më ka ndihmuar shumë te Kroacia. Nëse më do në ekipin e tij, ai e di mirë se ku mund të më gjejë". më e vështirë e Leonardo Bonuçit do të jetë ajo për të fituar zemrat e të gjithë tifozëve bardhezi, sepse kur ai të zbresë në stadium, nuk do të jetë aspak bukur kur të dëgjojë se teksa të gjithë të tjerët duartrokit­en, për atë do të ketë edhe shumë vërshëllim­a. Gjithsesi, numri 19 duhet ta ketë marrë parasysh edhe këtë fakt, teksa vendosi që të pranojë që të rikthe- NJOFTIM ANKANDI het, pasi për një vit me radhë luajti dhe ishte edhe kapiteni i Milanit, diçka që nuk ësh- të se harrohet lehtë në Torino, mbi të gjitha për mënyrën sesi u largua.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania