Panorama (Albania)

Transparen­ca e kontestuar e Policisë

-

Historikis­ht, institucio­ni i Policisë ka qenë në qendër të sulmeve me natyrë politike apo edhe më gjerë...

Gjakun e ka shqiptar, edhe pse ka zgjedhur të përfaqësoj­ë Zvicrën, por rrënjët e tij Granit Xhaka nuk i harron kurrë dhe këtë e konfirmoi përpara syve të të gjithë botës gjatë Botërorit "Rusi 2018", ku festoi me simbolin e shqiponjës golin e realizuar kundër Serbisë. Futbollist­i kosovar është rikthyer nga pushimet dhe i është bashkuar Arsenalit në fazë përgatitor­e, por këto ditë të para përgatitje­sh për të janë shoqëruar me shumë kritika. Madje, në Angli kanë nisur të bëhen edhe më të shumtë zërat se të gjitha këto pakënaqësi kanë nisur ta lodhin jo pak 25- vjeçarin dhe nga ky fakt kërkon që të përfitojë klubi italian i Romës. Verdhekuqt­ë vazhdojnë të jenë në kërkim të një mesfushori energjik pas shitjes së Razha Naingolani­t tek Interi dhe cilësitë që ata kërkojnë janë të profilizua­ra te Graniti. Drejtori sportiv i kryeqyteta­sve, Monçi, të paktën siç konfirmon e përditshmj­a "Il Tempo", ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit të Arsenalit dhe ndoshta në orët e ardhshme mund të ketë edhe një takim mes palëve për të kuptuar kushtet e kryerjes së këtij transferim­i. Sigurisht që nëse Roma do të vendoste që të investonte te kosovari, pa dyshim që do ta bënte vetëm për t'i garantuar atij një rol të rëndësishë­m në skuadër. Madje, edhe vetë Xhaka e pret këtë nga ana e italianëve, përndryshe nuk do të kishte arsye madhore që të lëvizte nga Londra, edhe pse ndaj tij akuzat sa vijnë e bëhen më të shumta dhe diçka e tillë nuk është se po gëlltitet lehtë edhe nga futbollist­i.

 ??  ?? PËLLUMB NAKO
PËLLUMB NAKO
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania