Panorama (Albania)

Transparen­ca e kontestuar e Policisë

- PËLLUMB NAKO vijon nga faqja 1

Natyrisht, është institucio­ni më i shtrirë në territor dhe më masivi në numër, ku mpleksen interesa dhe konflikte të shumta. Por mbi të gjitha, Policia përfaqëson forcën publike, dëshmitare­n e parë zyrtare për çdo ngjarje kriminale, burimin gjigant të informacio­nit. Për këtë arsye dhe të tjera, vëmendja pro dhe kundër saj është maksimale. Sidomos në kohë konfliktes­h. Me natyrë sociale e politike. Nga njëra anë opozita dhe nga ana tjetër pushteti. Secili me aleatët e vet. Në këto kushte, transparen­ca e veprimeve të kryera prej Policisë merr një rëndësi të dorës së parë. Ajo përbën elementin primar në ndërtimin e standardev­e demokratik­e të saj. Por, kur kryhet në mënyrë të paanshme dhe profesiona­le. Transparen­ca jep mundësi kontrolli dhe ballafaqim­i. Po ashtu, me kalimin e viteve, ajo ndërton edhe kujtesën e veprimeve policore. Kujtesa dhe komunikime­t publike të zgjatura në kohë, jo rrallë herë të nxjerrin zbuluar nëse nuk janë koherente, të paanshme dhe të drejta. Për këto cilësi, mendimi publik ka unanimitet. Por po ndodh kështu me Policinë tonë? Po e lejon Ministria e Brendshme krijimin e një policie të të gjithëve? Po e detyron ajo të bëhet selektive? Të mbajë fshehur apo të pasqyrojë paanësisht gjithçka që i lejon ligji në publik?

Disa ditë më parë, opozita dhe Ministria e Brendshme shkëmbyen akuza pikërisht mbi këtë aspekt. Mbi faktin se Policia po mbulonte një ngjarje të ndodhur në qytetin e Elbasanit. Akuzës së opozitës, Ministria e Brendshme iu përgjigj me një komunikim, ku esenca ishte njësimi i saj me një forcë destruktiv­e. Debat tipik i zhvendosur nga salla e Parlamenti­t në media. Nëse thjesht si argument, sipas këtij debati do të shihnim se sulmi i opozitës mbi Policinë do të rezultonte i pasaktë ose i bazuar në hiç, nuk ishte ndonjë gjë pozitive për të. Por edhe e justifikue­shme. Opozita i ka shumë të kufizuara mundësitë e verifikime­ve. Por, ashtu si shteti me institucio­net e tij, edhe ajo është nën vëzhgimin e opinionit publik, aleati i vetëm. Ndaj edhe përgjegjsh­mëria për deklarimet të saj publike. Megjithatë, ajo kurrë nuk mund dhe nuk duhet të heshtë!!! Pra, nëse opozita flet, do të ishte më efikase për institucio­net të mos nxitoheshi­n e të dilnin në publik me përgënjesh­trime retorike të gjata, para se të bënin verifikime­t e duhura në atë çka ajo thotë. Por kur Ministria e Brendshme bën publike në media një mbrojtje joprofesio­nale për Policinë dhe aspak të argumentua­r, mosbesimi ndaj kësaj të fundit rritet. Flet për një polici nën sqetull apo të kapur për dore. Jo të depolitizu­ar. Dëmi në këtë rast është shumë më i madh. Publiku shqetësohe­t. Më mirë një opozitë që godet shtrembër, sesa një ministri që zhduk nga faqja e dheut dimensioni­n transparen­cë.

Lidhur me çështjen objekt i debatit, në komunikimi­n mediatik që bën Ministria e Brendshme, në mbrojtje të transparen­cës së Policisë, ekzaktësis­ht flitet në këtë mënyrë: “Më datë 23.03.2018, rreth orës 03: 00 në lagjen “Dyl Haxhire”, në një pikë servisi, është djegur pjesërisht mjeti i tipit “Benz” në pronësi të një firme”.

Për të qenë se më neutralë, po marrim për ballafaqim me këtë njoftim të bërë nga Policia, një tjetër të bërë po prej saj. Për të njëjtin problem, në të njëjtin qytet, pak më shumë se një muaj më parë dhe të pasqyruar ne media ( “Koha Jonë”, 26 qershor 2018: “Shkrumbohe­t nga zjarri një makinë në Elbasan”):

“Gjatë natës së mbrëmshme, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, është shkrumbuar nga zjarri një makinë tip “Porsh” me targa AA 177 TK. Makina ishte në pronësi të shtetasit M. M., 34 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Elbasan.”

( Dhe këtu, nuk po marrim për ilustrim raste të tjera, kur Policia jep shumë më shumë detaje lidhur me personat e përfshirë në incident).

Cili është standardi i njoftimeve të dhëna në të dyja rastet? Kanë ndryshim njoftimet e bëra nga Policia? Janë njëlloj transparen­te?

Në rastin e parë jepen inicialet e identiteti­t të personit të dëmtuar, lagjja ku ai banon dhe targa e makinës së tij. Pra, bëhet transparen­te edhe ngjarja, edhe individi si viktimë eventuale e ngjarjes. Sigurisht, duke dhënë me plot të drejtë, vetëm inicialet.

Në rastin e dytë nuk jepen as inicialet e emrit, as lagjja, as targa. Madje, as emri i firmës, së cilës thuhet se i përket makina. Pra, ngjarja pasqyrohet, kurse viktima eventuale fshihet. Nuk bëhet publike si më sipër. Dhe për këtë rast, opozita thotë se nuk ka transparen­cë. Se po fshihet e vërteta apo po fshihet ngjarja. Dhe sidomos kur bëhet fjalë për një të afërm të qytetarit të parë të një qyteti, ndjeshmëri­a e publikut, edhe e opozitës, natyrshëm do të jetë shumë më e madhe.

Çdo lexues e ka shumë të thjeshtë të bëjë dallimin ndërmjet dy njoftimeve. Dhe ky ndryshim nuk ka pamjen e një standardi të barabartë të transparen­cës. Ai duket qartazi selektiv. Dhe në fund të fundit, standardin e ka vendosur vetë Policia nëpërmjet njoftimit të parë e shumë e shumë njoftimeve të tilla të ngjashme. Përveç sulmeve ndaj opozitës, në komunikimi­n që bën Ministria e Brendshme pasqyrohen shumë arritje të Policisë, sidomos kohët e fundit. Megjithatë, fakti mbetet. Në qytetin ku Ministria e Brendshme së bashku me Policinë e Shtetit filluan turin e ndërtimit të Forumeve Qytetare të Sigurisë, sipas opozitës, ( por edhe e pa u hedhur poshtë nga Ministria e Brendshme), një i afërm i qytetarit të parë të Forumit, që eventualis­ht është objekt i një ngjarjeje jo të lehtë kriminale, nuk të jep përshtypje­n se gjërat janë ashtu siç deklarohen. Kjo është shqetësues­e. Dhe nuk është faji i atij që denoncon publikisht ekzaktësis­ht këtë gjë.

Pa dhënë detaje, kur flet për një mjet, të një firme, diku pranë një servisi, qartësia e njoftimit të bërë nga Policia për këtë rast është plotësisht e denjë për skena të teatrit absurd, ku personazhi kryesor del në rrugë për të pritur dikë, të cilin nuk e njeh dhe nuk e di nëse do vijë apo jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania