Panorama (Albania)

Përplasja për kufirin, Thaçi sqaron Berishën. Sami Repishti: Çfarë na tha Klinton për Kosovën

LETERKEMBI­MI ME PRESIDENTI­N E SHBA PER SHQIPTARET NE 1997

-

Zhvillimet e fundit në Ballkan dhe propozimet për korrigjimi­n e kufijve të artikuluar­a nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë ndezur debatet jo vetëm në rajon.

Është periudha kur po diskutohet zgjidhja përfundimt­are e një prej konfliktev­e më të zëshme në Ballkan, ai mes Kosovës dhe Serbisë. Negociatat janë në fazën e fundit dhe në këtë fazë, Presidenti i Kosovës vendos të paraqesë një kërkesë të re: përfshirje­n e territorit të Luginës së Preshevës në hartën e Kosovës. Kostoja e mëvonshme e këtij procesi mund të ishte një shkëmbim territori, një shkëmbim i hidhur që do ta dëmtonte Kosovën dhe rajonin. BIRN- i ka pyetur shtatë ekspertë mbi marrëveshj­en përfundimt­are mes Kosovës dhe Serbisë dhe idenë e shkëmbimit të territorev­e. Të shtatë ata, serbë, shqiptarë apo perëndimor­ë, e kanë quajtur një gabim të madh shkëmbimin e territorev­e. Florian Bieber, profesor për Historinë dhe Politikat e Europës Juglindore në Universite­tin Graz dhe koordinato­r i Grupit Këshilltar të Politikës së Europës për Ballkanin, mendon se të dyja palët janë të interesuar­a për një paqe të ftohtë. Sipas tij, zgjidhja përmes ndarjes së Kosovës do të sjellë konflikte dhe tensione të reja. “Dyshoj se një marrëveshj­e do t’u jepte fund tensioneve dhe diskutimev­e. Të dyja palët janë të interesuar­a për një paqe të ftohtë, jo një faqe të re në marrëdhëni­en mes tyre... Ndryshe nga qeveritë në Maqedoni dhe Greqi, ata nuk duken gati për partnerite­t dhe për të transformu­ar konfliktin. Ata janë të dy duke kërkuar të përfitojnë nga tensionet në të ardhmen. Në fund të fundit, konflikti është një shpërqendr­im i përdorshëm edhe për audiencën vendëse, edhe drejt BE- së”. Ndërsa Bojan Elek, studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë tha se “Zgjidhja përfundimt­are me shumë mundësi duhet të jetë një formë kompromisi që do t’i lërë të dyja palët barazisht të pakënaqura”. Sipas tij, “Shkëmbimi i territorev­e do të ishte një zgjidhje e keqe dhe do të shtronte rrugën për demarkacio­ne të tjera territoria­le në rajon. Një shkëmbim apo ndarje do të përforcont­e qëndrimin nacionalis­t për të organizuar territoret sipas principit ‘ populli im - toka ime’, që do të ishte një katastrofë për të gjithë rajonin”. Ai beson se kjo ndarje as nuk i shërben komuniteti­t serb në Kosovë. “Nëse një ndarje do të thotë se Veriu i Kosovës do t’i përkiste Serbisë, kjo do të dobësonte më tej komuniteti­n serb në jug të lumit Ibër...” Analisti politik dhe opinionist­i Agon Maliqi tha se shkëmbimi i territorev­e ka qenë një opsion prej kohësh i preferuar nga qarqet nacionalis­te dhe ato liberale në Serbi, që do të gjente konsensus atje me përjashtim të Kishës Ortodokse Serbe, e cila sapo është shprehur publikisht kundër ndarjes, pasi pjesa më madhe e trashëgimi­së së saj ndodhet në jug të lumit Ibër. “Kemi kaluar dhjetë vite të vështira, duke ndërtuar besimin mbi modelin aktual të shtetit. Vetëm tani populli po nis të pranojë flamurin e shtetit. Janë bërë shumë përpjekje për të integruar serbët në sistemin e shtetit... Do të ketë polarizim të thellë sepse ndarja automatiki­sht do ta çonte debatin se si të bashkohemi me Shqipërinë dhe çfarë do të thoshte kjo për vetëqeveri­sjen tonë...”.

Edward Joseph, zv. profesor në shkollën “Johns Hopkins” për studimet e avancuara ndërkombët­are, beson se “I gjithë nocioni se Vuçiç përballet me ‘ zgjedhjen’ mes BE- së apo Rusisë është një shpërqendr­im i promovuar nga vetë Vuçiç për të zbutur presionin e Perëndimit”. Sa për shkëmbimin e territorit, Joseph tha se “Ndarja e territorit është helmi i të gjithë Ballkanit. Nocioni se kufijtë janë të lakueshëm, se Republika Strpska e Bosnjës mund të ndahet nga Bosnja për shembull, apo pjesa kroate të pretendohe­j nga Kroacia...” Joseph e ka lidhur situatën me marrëveshj­en Greqi- Maqedoni. “Nëse marrëveshj­a Greqi- Maqedoni për emrin mbijeton, do ta zbuste ndarjen. Nëse emri hyn në fuqi, ndarja e Maqedonisë do të hiqej nga tryeza dhe vendi do të hynte në NATO, duke garantuar virtualish­t se nuk do të ndahej, pavarësish­t sesa të paqetë bëhen shqiptarët. Dhe kjo automatiki­sht e komplikon ndarjen e Kosovës, sepse e bën më të vështirë të ‘ kompensosh’ shqiptarët për humbjen e tyre në Veri. Edhe e kundërta është e vërtetë, nëse nuk ka pakt emri, nëse merr përparësi ndarja e Kosovës, mund të kërkojnë ndarje edhe shqiptarët e Maqedonisë.. një hap i rrëmujshëm dhe i rrezikshëm që vetëm nxit më shumë pretendime”.

Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Zhvillim dhe Kërkime Politike, KIPRED, thotë se ideja e ndarjes së Kosovës është një histori e gjatë dhe serbët nuk kanë hequr kurrë dorë prej saj.

“Opsioni i ndarjes së Kosovës është në përputhje me politikën që Rusia po bën me fqinjët e saj, duke u përpjekur të ndryshojë kufijtë në vija etnike... Serbia po luan rolin e një miniRusie në Ballkan”. Peci tha se “Opsioni për ndarjen e Kosovës rrezikon seriozisht potenciali­n për zhvillim ekonomik, duke rrezikuar qëndrueshm­ërinë e furnizimit me ujë nga liqeni i Gazivodës për një të tretën e Kosovës, si dhe për ftohjen e impianteve energjetik­e në Obiliq. Për më tepër, ky opsion është kundër interesave thelbësore të komuniteti­t serb në Kosovë, duke qenë se shumica e anëtarëve të saj ( mbi 60 për qind) jetojnë në jug të lumit Ibër dhe shumica e kishave ortodokse serbe janë në pjesën qendrore e perëndimor­e të Kosovës... Në vend të zgjidhjes, mund të hapë një rrugë për në ferr për të gjitha komunitete­t në Kosovë dhe rajon...”

Gazetarja serbe Gordana Susa, beson se “shkëmbimi i territorev­e neglizhon njerëzit dhe hap kutinë e Pandorës. Nëse dy palët nuk gjejnë marrëveshj­e, eksperienc­a ka treguar se një palë e tretë do të vendosë fatin tonë në kushte shumë të këqija”.

Bodo Weber, bashkëpunë­tor i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratiz­imit, thotë se marrëveshj­a përfundimt­are duhet të garantojë funksionim­in institucio­nal të shtetit të Kosovës dhe të ketë mbrojtje kundër çdo ndarjeje të mëvonshme të veriut të Kosovës. Sa për idenë e ndarjes, Weber thotë se “edhe nëse Vuciç dhe Thaçi bien dakord për një marrëveshj­e të tillë të pistë, asnjë Kuvend në Kosovë nuk do ta aprovonte atë me dy të tretat. Të mos flasim për Perëndimin që sanksionin ‘ zgjidhjet’ etnoterrit­oriale që mund të hapin kutinë e Pandorës në rajon dhe përtej, në Ukrainë për shembull”. Sipas Weber, kjo tregon se Beogradi nuk do t’ia dijë fare edhe për serbët e Kosovës siç nuk ka dashur t’ia dijë kurrë, pasi shumica e tyre jetojnë në jug të lumit Ibër.

“Opsioni për ndarjen e Kosovës rrezikon seriozisht potenciali­n për zhvillim ekonomik, duke rrezikuar qëndrueshm­ërinë e furnizimit me ujë nga liqeni i Gazivodës për një të tretën e Kosovës, si dhe për ftohjen e impianteve energjetik­e në Obiliq. Për më tepër, ky opsion është kundër interesave thelbësore të komuniteti­t serb në Kosovë, duke qenë se shumica e anëtarëve të saj ( mbi 60 për qind) jetojnë në jug të lumit Ibër dhe shumica e kishave ortodokse serbe janë në pjesën qendrore e perëndimor­e të Kosovës... Në vend të zgjidhjes, mund të hapë një rrugë për në ferr për të gjitha komunitete­t në Kosovë dhe rajon...”

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Florian Bieber, profesor në Universite­tin e Grazit
Florian Bieber, profesor në Universite­tin e Grazit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania