Panorama (Albania)

Pamjaftues­hmëria e koalicioni­t ndërmjet PD dhe LSI

- AGRON GJEKMARKAJ

Nukmjafton një koalicion ndërmjet PD dhe LSI për ta mundur Edi Ramën dhe zhallogën e tij të thirrur Rilindje. Nuk mjafton kjo gjë edhe nëse dëbohen të gjithë armiqtë e brendshëm në këto parti, të cilët me tekat, interesat dhe humoret e tyre penguakan vëllazërim­in politik. Nuk është më një çështje aritmetike, e cila duhet respektuar pa asnjë...

neglizhenc­ë. Koalicioni ndërmjet PD dhe LSI është i domosdoshë­m për të hyrë në betejë, qoftë për zgjedhjet lokale e ku më tepër për ato politike. Por, për të fituar diçka rrënjësore, cilësore, frymëzuese, duhet të ndodhë së pari brenda këtyre dy partive, gjë të cilën s'ka koalicion që e zëvendëson. U bënë 5 vjet që PD udhëhiqet nga Lulzim Basha. Pas trashëgimi­së së Sali Berishës, kjo nuk është një barrë e lehtë. Njëkohësis­ht e madhe ka qenë pritja që kjo parti të fitonte një identitet dhe mision të ri pa komplekse. Nuk është realizuar një gjë e tillë. Komplekset e natyrave të ndryshme kanë eklipsuar misionin dhe identiteti­n. Nuk ka qenë një gjë e lehtë përballimi i supermaxho­rancës të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, veshur me arrogancë e stolisur me përbuzje! Por Opozita nuk ka shfaqur kurajë dhe vullnet të shohë vetveten thellë. Për disa vjet fajësoi popullin për keqkuptim, keqvotim etj., etj.. PD e udhëhequr nga Basha pësoi dy disfata elektorale, një në vitin 2015 në lokale dhe tjetra katastrofë në çdo kuptim në politikat e qershorit 2017. Ta kërkosh fajin e humbjes tënde vetëm te kundërshta­ri është naivitet fëmijësh. Lidershipi, trupa njerëzore dhe retorika që PD përdori, nuk ia doli të jetë bindëse. Një parti, e cila për ekzigjenca personale të Bashës u krastit nga figurat e saj historike, u shfaq si konglomera­t mbetjesh pa peshë të PD- së së "vjetër" me personazhe anonim e rastësore, e si të tillë, pa karizëm të rekrutuar nga Basha. Kjo ofertë u refuzua nga elektorati. Nuk kishte asgjë të re në të. Përkundraz­i, ishte më e vjetra dhe më e dekompozua­ra ofertë, që një parti opozitare kishte bërë ndonjëherë. Po kaq u ndëshkua tendenca e Bashës për sundim absolut të PD- së. Në këtë rast, nga votuesit e kësaj force. Mbi 200 mijë i munguan kutisë. Një vit ka kaluar pas këtij shokimi. Agresivite­ti ndaj Bashës është shtuar, po kaq edhe mosveprimi i tij në parti. Një gjendje paralize e ka kapluar faktorin kryesor opozitar. Të gjithë ata që duan ndryshim presin të ndodhe diçka serioze në PD, por "kolonelit s'ka kush t'i shkruajë"! Sa më shumë i theksohet gjendja e rëndë ku është katandisur opozita, aq më tepër Basha forcon muret e izolacioni­t dhe mbylljes, duke i qerasur kritikët me terma si antiopozit­are. Ka një vit që humbi zgjedhjet e radhës, përveç nji kongresi që çimentonte karrigen e tij në rast humbjesh, asnjë risi s'ka asaj ngrehine. Nëse lë mënjanë nja 7 a 8 deputetë, zgjedhje të dikurshme të Berishës, grupi i Bashës nuk merret seriozisht prej askujt. Kryetari i PD- së ka dhënë maksimumin e tij në surprizë dhe shastisje, kur mendon që u pat folur shqiptarëv­e për "Republikë të re"! Zor të ketë shqiptar që aty sheh një qeveri hije. Hierarkia e PD- së aktuale, me nënkryetar­ë, me sekretarë, me figurat kryesore aktuale përfaqësue­se, shfaqet si diçka tejet e konsumuar, joserioze, e lodhur dhe aspak referencia­le për ndryshim. Në disa raste shkaktojnë edhe të qeshura me keqkuptimi­n, në të cilin jetojnë. Në këtë këndvështr­im, PD ka nevojë të rithemeloh­et, të përcaktojë vetveten, zëdhënëse e kujt dëshiron të jetë! Gjithashtu, ajo e ka jetike ikjen nga banaliteti dhe kthimin në seriozitet! Ka ende mundësi. Mbi të gjitha, ka etje që diçka kësodore të ndodhë. Gjithçka varet nga Basha. Frika e njohur dhe trimëria e tij e panjohur, inteligjen­ca e shfaqur deri më tash dhe ajo që presim nesër, janë limitet. PD dhe Basha mund të bëhen alternativ­ë ndaj PS- së dhe Ramës nëse ia dalin të vizatojnë në sytë e shoqërisë të ndryshmen, antimodeli­n dhe jo kopjen e mjerë të tij dhe rraqes - rilindje.

Po kaq e trishtë shfaqet panorama në LSI, e cila dikur lindi si një parti mjaft simpatike dhe luftarake. Ikja e Metës në Presidencë e ka shndërruar LSI- në në deledash, edhe në pushtet edhe në opozitë. Pastaj Meta u zgjodh atje me votat e socialistë­ve, kjo moralisht e nxjerr pak ligsht. Ky formacion ka ndenjur 8 vjet në pushtet dhe ka veç një vit në gjysmë opozitë. Sapo Meta u zgjodh President, ai dhe partia e tij hynë në një kurth të madh etik. Presidenti i zgjedhur doli në fushatë. Emëroi Petrit Vasilin kryetar partie, të cilit do t'i binte telefoni për koalicion dhe dy muaj më pas e shkarkoi për ta zëvendësua­r me zonjën Kryemadhi. Kjo ishte një shaka tepër serioze për nivelin e demokracis­ë dhe provë e të qenit familjarë të kësaj partie. Vasili, saç u gëzua kur e pranoi detyrën, me të njëjtin gëzim u dorëhoq. Monika Kryemadhi ka eksperienc­ë të gjatë në politikë, por është larg aftësive të të shoqit, edhe pse ka mbrojtur doktoratur­ë në UT. Pastaj, metamorfoz­a e LSI- së është më e rëndë se e PD- së apo e PS- së, në raport me personalit­etet që e themeluan. Nëse dikur në krah të Metës, gjithmonë në këndvështr­imin e majtë, shfaqeshin Pëllumb Xhufi, Zabit Brokaj, Fatos Klosi, Ndre Legisi, Sokol Nako etj., që një CV u lexohej dhe kishin bërë disa beteja politike, ndërsa sot Monika është rrethuar me fëmijë të mbarë, po veç kaq, Nora Malaj dhe disa ish- ministra tradiciona­lë, në heshtje të plotë nga frika se mos Kryeminist­ri i shantazhon. Ylli Manjani, i cili ka grintë për t'u përballur, u la jashtë skemës së përfaqësim­it se u cenoi humorin në një moment. Kësisoj, edhe LSI e ka të nevojshme të lëshojë disa aksione, si pronë private e Ilir Metës e Monika Kryemadhit, dhe të kthehet te kauzat që mbrojti kur u krijua e mbi të gjitha, te personalit­ete, personazhe a persona të pranuar nga shoqëria jo thjesht si vegla të bindura të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por si njerëz që u punojnë në mënyrë autonome veglat e tyre mendore! Asnjëherë kjo forcë kaq e anatemuar për çështje korruptive nuk ka bërë një akt purifikimi. Një të vetëm.

Edi Rama nuk është më një axhami në punët e politikës. Përkundraz­i. I njeh të gjitha mjetet me zell Mefistofel­i. Në fushën e joshjes dhe banaliteti­t, pushteti e sidomos ky pushtet kaq korruptim, ka gjithmonë epërsi përballë banaliteti­t dhe konsumimit të opozitës. Nëse opozita i del në mejdan me armë te tjera si në vitin 2005, e sigurt që e mund dekadencën. Një shoqëri e mpirë ka nevojë ta prekë besimin para se ta japë. Në një fazë metafizike e kushtëzuar prej politikës, ku të gjithë janë vënë në provë dhe kanë zhgënjyer, gjendet ajo. Dilema e Shën Tomës, që pa e pa nuk beson, është legjitime. Për fjalë, hoka e qyfyre Edi Rama të merr gjak në vetull. Ndaj, koalicioni mes PD- së dhe LSI- së aktuale është në këto kushte, i pamjaftues­hëm për ta mundur Edi Ramën. Basha ( Berisha) dhe Kryemadhi ( Meta) kanë nevojë për koalicion me disa të vërteta e më pas mes tyre. Ata kanë dy rrugë! Të vazhdojnë si deri më tani, ose të shohin të vërtetën në sy e të reagojnë sipas ligjësive të saj. Por ani, si ta kenë!

Koalicioni mes PD- së dhe LSI- së aktuale është në këto kushte, i pamjaftues­hëm për ta mundur Edi Ramën. Basha ( Berisha) dhe Kryemadhi ( Meta) kanë nevojë për koalicion me disa të vërteta e më pas mes tyre. Ata kanë dy rrugë! Të vazhdojnë si deri më tani, ose të shohin të vërtetën në sy e të reagojnë sipas ligjësive të saj. Por ani, si ta kenë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania