Panorama (Albania)

Nga vjershat për Sadien te letrat me Podrimën, “hapet arkiva” e Dritëro Agollit

"Ku të prehem? Në veri ma grabisin Kosovën serbët, në jug maqedonët, në Perëndim malazezët"

-

"Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprude­ncën e Kosovës, po të Malit të Zi, ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprude­ncën e Serbisë ... E, unë ku të prehem?".

Atdheu është pushtuar dhe Ali Podrimja po ndihej i huaj në dhe të vet. Ku do të prehej? A do t'i jepte azil Shqipëria mëmë?! Ky ishte shqetësimi i poetit në vitin 2003, të cilin e ndan me poetin dhe shkrimtari­n shqiptar, Dritëro Agolli. Ndërsa Kosova zien, vajza e Dritëroit, Elona, publikon një letër të poetit Ali Podrimja, i cili vuante ndarjen e vendit të vet. "E, unë ku të prehem? - një shpirt i shqetësuar poeti atdhedashë­s, sa herë duhet ta ketë përsëritur këtë pyetje. E kur Kombi është në duart e bajraktarë­ve, pyetja është e thekshme, e dhimbshme. Me kë mund të ndante këtë shqetësim i madhi Ali Podrimja, përveçse me të ngjashmin dhe "vëllanë" e tij poet dhe atdhetar, Dritëroin", shkruan Elona Agolli. Letra është e shkruar me shkrim të shpejtë dore, që dëshmon po aq sa edhe përmbajtja e saj, shpirtin e trazuar të poetit, si kohërat që po kalonte dhe kalon Kosova.

Shqetësimi­n e tij për Kosovën, Podrimja e kishte shprehur kaherë me vargjet e poezisë së tij, madje qysh se ishte fare i ri.

"Qaj rrafshi im i dashur, qaj!/ Diellin tënd verbuar e kanë tytat/ E vatrat shkimbur deri më një…", shkruante Podrimja në poemthin lirik, "Hija e tokës", shkruar në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhj­en e parë me vargje elegjiake "Thirrje". Më pas vijnë përmbledhj­et "Shamijat e përshëndet­jeve" ( 1963), "Dhimbë e bukur" ( 1967), "Sampo" ( 1969), "Torzo" ( 1971) etj., deri në veprën "Lum, lumi", ( 1982), kushtuar të birit të ndarë nga jeta, që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkoho­re kosovare. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësue­si më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Studioi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universite­tin e Prishtinës, ku dhe jetoi tërë jetën. Periudha vendimtare për formimin shpirtëror dhe intelektua­l të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re", për të vijuar i sigurt krijimtari­në e tij poetike e duke u bërë një nga zërat më të fuqishëm të poezisë shqipe. Podrimja u nda nga jeta në rrethana misterioze në korrik të vitit 2012.

 ??  ??
 ??  ?? Poeti Ali Podrimja
Poeti Ali Podrimja
 ??  ?? Shkrimtari Dritëro Agolli
Shkrimtari Dritëro Agolli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania