Panorama (Albania)

Shkoi të marrë nusen me helikopter, aksidentoh­et

Gjatë uljes hasi në një pemë, shpëtojnë bashkë me pilotin

- DHORJELA ÇULE KORÇE/

Një helikopter privat, i cili ishte marrë me qira për një dasmë, ka bërë ulje të detyruar, ndërkohë që në momentin e uljes brenda tij ndodhej edhe dhëndri.

Ngjarja është regjistrua­r në Lagjen Nr. 6 të qytetit të Korçës, te vendi i quajtur "Ura e fajancës", ndërsa plani i çiftit të ri për të udhëtuar me helikopter për pak do të kthehej në tragjedi.

Mësohet se dhëndri, Gani Haxhija, ishte nga Tirana, ndërsa nusja nga qyteti i Korçës. Çifti kishte planifikua­r që si pjesë të ceremonisë martesore të bënin marrjen e vajzës me helikopter, një trend ky që po ndiqet së fundmi nga mjaft çifte të reja për ditën e tyre të dasmës. Por me helikopter­in ndodhi një incident në momentin që do të ulej në një sheshpushi­m në afërsi të banesës së nuses. Pak metra në distancë nga banesa e nuses, bishti i helikopter­it që po bënte manovrën për t'u ulur, ka hasur në një pemë dhe është rrëzuar në tokë. Lartësia e tij nga toka ka qenë e vogël dhe fatmirësis­ht kjo ka ndikuar që të mos ketë dëmtime në njerëz. Sipas të dhënave në momentin e incidentit, në bordin e helikopter­it model "Agusta A 109 A" ka qenë piloti Altin Lama dhe dhëndri Gani Haxhija. E ndërsa dasma ka vazhduar të zhvillohet normalisht, në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë zjarrfikës­ja, ambulanca dhe policia, të cilat kanë ndë- rhyrë për të shmangur çdo incident tjetër. Nga të dhënat e para, ka qenë pjesa e bishtit të helikopter­it ajo që ka zënë në një pemë, teksa ai po ulej dhe kjo ka ndikuar që piloti të mos bënte dot uljen siç duhet. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se si pasojë e goditjes, një pjesë e bishtit të helikopter­it është shkëputur fare, ndërkohë që disa dëmtime të tjera janë shkaktuar si pasojë e uljes së pakontroll­uar në tokë. Por ndërkaq, dasma e çiftit ka vazhduar dhe nusja me dhëndrin dhe krushqit, që ndërkaq kishin ardhur me makina, janë nisur drejt Ti- ranës me mjetet e tyre. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes treguan sesi helikopter­i u ul pas përplasjes me pemën dhe më pas kishin parë pilotin dhe një tjetër të veshur me kostum që dolën shëndoshë e mirë.

"Po e shihja nga ballkoni helikopter­in, pasi ishte shumë ulët dhe dolën të gjithë. Erdhi deri teksheshi në krah të pallatit ku jetoj unë dhe po bëhej gati të ulej. Në një moment, bishti i zuri te njëra nga pemët dhe pastaj bëri disa lëvizje të çuditshme derisa u ul në tokë. U godit pak fort në tokë, por pastaj pamë që piloti dhe dhëndri dolën shëndoshë e mirë. U mblodhën shumë njerëz dhe pamë se nuk kishte nevojë për ndihmë asnjëri, për fatin e mirë. Më pas mësuam se ai djali me kostum paskësh qenë dhëndri që martohej sot", tregoi një prej banorëve të pallatit, që ndodhej afër vendit të ngjarjes. Ndërkaq, dhëndri është parë gjatë të gjithë kohës së qëndrimit në telefon, teksa qetësonte familjarët e tij për ngjarjen e ndodhur. Në vend mbërriti edhe policia, por ai ka dhënë një dëshmi paraprake në vend në lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe më tej ka vijuar për t'iu bashkuar krushqve, që ndërkaq kishin udhëtuar nga Tirana në Korçë me makinat e tyre. Ndërkaq, Policia e Korçës bëri me dije se kanë nisur hetimet për rastin dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po e shihja nga ballkoni helikopter­in, pasi ishte shumë ulët dhe dolën të gjithë. Erdhi deri te sheshi, në krah të pallatit ku jetoj unë dhe po bëhej gati të ulej. Në një moment, bishti i zuri te njëra nga pemët dhe pastaj bëri disa lëvizje të çuditshme derisa u ul në tokë. U godit pak fort në tokë, por pastaj pamë që piloti dhe dhëndri dolën shëndoshë e mirë”

 ??  ?? Helikopter­i i rrëzuar
Helikopter­i i rrëzuar
 ??  ?? Dhëndri pas aksidentit të djeshëm
Dhëndri pas aksidentit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania