Panorama (Albania)

Xhafaj, takim me Policinë në Vlorë: Hetoni e godisni grupet kriminale

“Në port duhet shërbim më i mirë e komunikim me etikë”

-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi takimin e dytë brenda tri javëve me strukturat e Policisë së Vlorës, ku veç masave për sezonin turistik e për parandalim­in e ngjarjeve kriminale, u diskutua edhe për ecurinë e hetimeve në drejtim të goditjes së grupeve kriminale.

Në fokus të këtij takimi ishin masat policore dhe trajtimi i problemati­kës, që lidhet me mbarëvajtj­en e sezonin veror. Ndërsa ministri u ndal edhe te masat për parandalim­in e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë. Gjatë takimit u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacioni­t “Forca e Ligjit”. Ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, drejtorin Vendor të Policisë së Vlorës dhe ekipin e ri drejtues. Më pas, Fatmir Xhafaj bëri një inspektim edhe në portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore. Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportav­e, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Ministri kërkoi nga autoritete­t policore në port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariat­in Dixhital dhe mesazhet që qytetarët i kanë dërguar. INSPEKTIMI I PORTIT Edhe tri javë më parë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj inspektoi portin e Vlorës, duke parë nga afër masat e marra për sezonin turistik, ku u ndal edhe te përmirësim­i i treguesve të kriminalit­etit, por konkretish­t edhe te kultivimi i kanabisit. Xhafaj premtoi se këtë vit do të ketë zero kultivim të bimëve narkotike. Ndërsa u shpreh se rezultatet e Policisë në këtë drejtim janë të pakrahasue­shme me vitin e kaluar, që ka qenë një vit i jashtëzako­nshëm nga ky këndvështr­im dhe jo më me vitet e mëparshme. “Kam ardhur për dy çështje dhe për të zhvilluar disa takime, në fokus janë çështjet që lidhen me masat e marra për sezonin turistik. Ju jeni fort mirë të informuar që sezoni turistik është prioritet i Qeverisë dhe ka një vëmendje të shtuar në mënyrë të veçantë në zonën turistike dhe brenda gjithë vijës bregdetare dhe pa dyshim që Vlora ka një vëmendje akoma më të shtuar për shkak edhe të potenciale­ve, për shkak të mundësive që ka, por edhe për shkak të fluksit të madh të lëvizjes turistike të brendshme dhe turistëve të huaj”, u shpreh tri javë më parë Xhafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania