Panorama (Albania)

Thaçi s’heq dorë nga ideja për rishikimin e kufijve: Kemi mbështetje­n e SHBA

“S’kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri, por kemi dallime kur është në pyetje dialogu me Serbinë”

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i qëndron idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë dhe për këtë pranon se ka mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë të dhënë për “Kosovapres­s”, Thaçi mohoi që qëndrimi i ashpër i dy ditëve më parë të ketë qenë në adresë të ish- Kryeminist­rit Berisha. Presidenti i Kosovës pranoi se për çështjen e korrigjimi­t të kufijve ka interpreti­me të ndryshme, por, sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të kishte një marrëveshj­e përfundimt­are paqësore me Serbinë. “Ky është vetëm interpreti­m i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Unë e respektoj mendimin e tij, por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi. Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Fundja, kjo është ajo çfarë shqiptarët dhe përfaqësue­sit politikë të Luginës janë duke kërkuar nga institucio­net e Kosovës. Unë jam i prirë të dëgjoj më shumë këta të fundit, sesa këdo tjetër. Por, me vjen keq që disa media janë bërë mjeshtër të shtrembëri­mit të së vërtetës. Lehtë është të parashikoh­en tituj të tillë bombastikë, edhe pas kësaj interviste. Por, interesi shtetëror dhe nacional nuk vendoset nga lajmet e rrejshme, por vetëm me vendime institucio­nale dhe të përgjegjsh­me. Unë nuk kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë. Mirëpo, sigurisht se kemi dallime kur është në pyetje dialogu me Serbinë. Pavarësish­t kësaj, unë besoj në drejtësinë historike që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës”, tha Thaçi.

MBËSHTETJA Disa herë gjatë intervistë­s së tij, Thaçi konfirmoi se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova ka mbësh- tetjen e aleatit strategjik të SHBA. “Kosova nuk ka hyrë në këtë dialog për të humbur, as për të dhënë. Kosova ka hyrë në këtë dialog për të arritur marrëveshj­e paqësore në përputhje me interesat shtetërore. Kosova përballë Serbisë gjithmonë ka dalë fituese, sepse kemi qenë të bashkuar në të drejtën tonë për liri, pavarësi dhe kemi pasuar në vazhdimësi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, i gjithë spektri politik, shoqëria civile, duhet të jemi të bashkuar për t’ia sjellë Kosovës fitoren e radhës, atë të anëtarësim­it në BE, NATO dhe OKB. Korrigjimi i kufijve nuk do të sjellë ndarje të Kosovës. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Gjatë gjithë këtyre vjetëve, që kur jemi në dialog, institucio­net e Kosovës janë kritikuar pse çështja e Luginës së Preshevës nuk po diskutohet në dialogun me Serbinë. Kërkesa jonë është që Kosovës t’i kthehet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, meqë Serbia nuk ka arritur që t’u garantojë atyre të drejta, të cilat Kosova ua garanton serbëve në Kosovë”, theksoi Presidenti i Kosovës.

 ??  ?? THAÇI E BERISHA
THAÇI E BERISHA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania