Panorama (Albania)

Zbulohet korrespond­enca me Shtëpinë e Bardhë, Repishti: Shpëtoni shqiptarët

“Lutemi na ndihmoni! Në Shqipëri, kaosi i fundit rrezikon jetën e 3- 4 milionë shqiptarëv­e që jetojnë me frikë”

- SAMI REPISHTI

Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në interesin e Shteteve të Bashkueme me përdorë influencën e saj pranë Qeverisë Greke, tue theksue faktin se nji padrejtësi e këtill ashtë e papranuesh­me për bashkësinë ndërkombët­are dhe nuk ashtë në interesin e marrëdhani­eve të mira në mes të dy vendeve fqinje.

“Peticioni Shqiptaro- Amerikan për Gjendjen e Shqiptarëv­e në Ballkan”, drejtue Presidenti­t William J. Clinton- Shtëpia e Bardhë, Washington, D. C..

Ridgefield, CT.- “Presidenti William J. Clinton Thekson Prioriteti­n Amerikan Ndaj Shqipërisë dhe Kosovës” ashtë titulli i gazetës “ILLYRIA” të New Yorkut me datën 20 gusht 1997. Ky shkrim i gazetës shqiptaro- amerikane u botue mbasi u ba publike korrespond­enca me Shtëpinë e Bardhë për “problemin shqiptar, kryesisht Kosovën”.

Në muejin maj 1997, u themelue Këshilli Kombëtar Shqiptar- Amerikan ( KKSHA) i motivuem nga keqësimi i gjendjes në hapësinën shqiptare të Ballkanit. Detyra kryesore e Këshillit ( KKSHA) ka qenë ngritja e zanit të bashkësisë shqiptaro- amerikane në mbrojtje të interesave gjithëshqi­ptare në Ballkan. E rrezikueme nga dy fqinjtë, serbët në Veri dhe grekët në Jug, Republika e Shqipërisë mori tatëpjetën dhe ra në nji gjendje kaosi politik të rrezikshëm, që shkatërroi strukturën shtetnore të vendit dhe rrezikoi nji luftë civile, përfundime­t e së cilës ishte e vështirë me u parapa. Flitej për nji “revoltë leniniste” në bashkëpuni­m me bandat e paligjshme, nji kombinacio­n eksploziv….

Në Kosovë, urrejtja psikopatik­e serbe shkaktonte vrasje e shkatërrim­e të përditshme, me qëllim dëbimin e popullsisë shqiptare nga ajo Krahinë dhe përvetësim­in e Kosovës si tokë serbe njiherë e përgjithmo­në.

Në Maqedoni, autoritete­t qendrore maqedonase zbatojshin politikën e tyne raciste antishqipt­are, tue mohue edhe të drejtat ma fillestare të popullsisë shqiptare në atë republikë, nji grup kombëtar që përban ma shumë se 30 për qind të popullsisë së përgjithsh­me të Republikës. Ishte viti i mbrapshtë 1997 në vendin tonë! Shqipëria kishte nevojë për ndihmë!

Në Greqi, mohimi total i të drejtave të elementit autokton shqiptar në atë vend, banorë kryesorë të krahinës së Çamërisë, kryhej me paturpësin­ë ma të madhe. Edhe vizitat familjare të popullsisë çame në trojet stërgjysho­re mbas dëbimit të dhunshëm të viteve 1944-‘ 45 u këputën pa asnji spjegim. Vaji dhe lotët e viktimave çame as ndijohej, as shihej nga bota e shurdhër dhe e verbët. Çamët kishin nevojë për dritë! Në SHBA u ndez nji dritë!

Për këte qellim, KKSHA vendosi të dërgojë nji Peticion dhe të kërkojë nji audiencë me Presidenti­n W. J. Clinton me shprehë qartas gjendjen kritike të krijueme për të gjithë shqiptarët në Ballkan; me nji fjalë, versionin shqiptar të së vertetës! Nevoja për nji veprimtari të organizuem­e në shërbim të atdheut shqiptar u paraqit si nji domosdoshm­ëni kategorike. Për këtë qellim dhe vetëm për këtë qellim – e jo për rivalizim!- u themelue Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan- The Albanian American National Council( KKSHA/ NAAC) me qendër në Washington, D. C.

Me iniciativë­n e KKSHA, me datën 11 qershor 1997, Koalicioni i Shoqatave Shqiptaro Amerikane Fetare Kulturale dhe Civike, i formuem për këtë qëllim, i drejtoi nji Peticion Presidenti­t të SHBA- së, W. J. Clinton, tue kërkue përkrahjen e Qeverisë Amerikane në zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të problemit shqiptar dhe veçanërish­t atij kosovar, me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga zgjedha shekullore serbe. Ma poshtë do të lexoni tekstin e plotë të Peticionit anglisht( përkthye shqip) dhe të firmuem nga “personi i autorizuem” nga të gjitha shoqatat, Dr. Sami Repishti, presidenti i parë i Këshillit Kombëtar Shqiptaro- Amerikan ( KKSHA). Me datën 8 gusht 1997, Dr. Repishti mori përgjigje me spjegimet e Presidenti­t Clinton.

Njikohësis­ht, nji Peticion i dytë iu drejtue Zonjës Madeleine K. Albright, Sekretare e Shtetit e SHBA- së, me tri kërkesa për Administra­tën Amerikane lidhun me Kosovën, të botueme në gazetën “ILLYRIA” ( N. Y.) të datës 20 gusht 1997. “PETICIONI REPISHTI”, DREJTUE PRESIDENTI­T W. J. CLINTON: “Koalicioni i Shoqatave Shqiptaro- Amerikane Fetare, Kulturale dhe Civike

1825 I Street N. Ë. Suite 400 Washington, D. C. 20006 * P E T I C I O N I nderuemi William Jefferson Clinton President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës Shtëpia e Bardhë 1600 Pennsylvan­ia Avenue Washington, D. C. 20500 11 qershor 1997 I nderuemi Z. President: Na, të nënshkruem­ët, qytetarë të Shteteve të Bashkueme të Amerikës me prejardhje shqiptare, dhe pjestarë të shoqatave fetare, kulturale dhe civike shqiptaro- amerikane, i lutemi Qeverisë së Shteteve të Bashkueme të Amerikës të luajë nji rol ma aktiv në Shqipëri me qëllim që të sjellin paqen, stabilitet­in dhe prosperite­tin në atdheun e të parëve tanë.

Koalicioni i jonë paraqet të gjitha seksionet e kombit shqiptar prej shtatë milionë në Ballkan, nji rajon ku vetëm shqiptarët mbeten akoma nji popullsi etnike e ndame në republika të ndryshme; Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia.

Dy javë ma parë, në Holandë, ju deklaruet se asnji komb demokratik nuk do të përjashtoh­et nga bashkësia atlantike. Ky ashtë nji vision i madh për nji të ardhme të ndritun! Shqiptarët janë njeni nga popujt ma të vjetër të Europës. Megjithatë, fryma e ndryshimev­e që vjen sot mbi të gjithë kontinenti­n nuk e ka prekë këtë vend. Lutemi na ndihmoni! Në Shqipëri, kaosi i fundit dhe mosstabili­zimi i shkaktuem nga vështirësi­të ekonomike dhe mungesa e eksperienc­ës në ndërtimin e institucio­neve demokratik­e rrezikon jetën e 3- 4 milionë qytetarëve shqiptarë, që jetojnë me frikë të vazhdueshm­e. Ata sot kërkojnë ndihmën tuej dhe na nuk duhet të jua mohojmë!

Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në interesin edhe të Shteteve të Bashkueme me luejtë nji rol ma aktiv për nji rregullim politik ma të qetë në Shqipëri, tue eliminue kështu nji element madhor të mosstabili­tetit në atë vend.

Në Kosovë, shumica e popullsisë prej afër dy milionë shqiptarë vazhdon të jetë objekt sulmi për abuzim dhe mohim të të drejtave të tyne dhe lirive fillestare, siç janë e drejta e arsimit, shërbimet shëndetsor­e, siguria personale dhe punësimi, objekte sulmi nga rregjimi diktatoria­l serb i S. Miloseviqi­t. Megjithëse vendi i jonë ka qenë në front të bashkësisë ndërkombët­are të kundërshti­mit të rregjimit të shtypjes së Milosheviq­it në Kosovë, nji rol ma vendimtar nga ana e Shteteve të Bashkueme ashtë pa dyshim i nevojshëm. Gjendja në Kosovë po keqësohet me shpejtësi dhe mundësitë e nji shpërthimi rriten çdo ditë.

Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në interesin e Shteteve të Bashkueme me luejtë nji rol ma aktiv për rregullimi­n paqësor e politik në afrimin e shqiptarëv­e – pala e damtueme,- dhe rregjimit shtypës të Beogradit. Emnimi i nji ndërmjetës­i amerikan,– si në Qipro,- do të ishte shumë i efektshëm në eliminimin e mundësive që krijojnë mosstabili­zimin në atë zonë.

Në RFJ të Maqedonisë, numri i madhi shqiptarëv­e që jetojnë atje vuen nga mohimi i së drejtës për trajtim të barabartë, përfaqësim të barabartë dhe pjesëmarrj­e të barabartë në Administra­tën vendëse dhe qendrore. Megjithëse shqiptarët përbajnë ma shumë se nji të tretën e popullsisë së përgjithës­hme, pjesëmarrj­a e tyne në Administra­të ashtë minimale. Këto dy vitet e fundit, masa drastike qeveritare janë marrë me pengue zhvillimin e arsimit shqip për studentë shqiptarë; shembull: rasti i Universite­tit privat të Tetovës.

Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në

 ??  ??
 ??  ?? Sami Repishti
Sami Repishti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania