Panorama (Albania)

Klinton: Kërkesë Serbisë të ndalë shtypjen në Kosovë

Letër Sekretares së Shtetit, Albright, para takimit me Rugovën

-

Në Kosovë, urrejtja psikopatik­e serbe shkaktonte vrasje e shkatërrim­e të përditshme, me qëllim dëbimin e popullsisë shqiptare nga ajo krahinë

interesin e Shteteve të Bashkueme me ushtrue presionin e duhun pranë Qeverisë Maqedonse të respektojë të drejtat e popullsisë shqiptare, ose të humbasë mbështetje­n e Shteteve të Bashkueme.

Pakica shqiptare banojnë sot edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Greqi, fati i të cilave ashtë lanë në duert e tri autoritete­ve respektive. Në Serbi dhe në Mal të Zi, forcat politike lokale shqiptare përpiqen me vështirësi me veprue mbrenda sistemit politik të tanishëm, por ata gjinden para qëndrimit mohues të shumicës, qëllimi final i të cilëve ashtë asimilimi i tyne.

Në Greqi, pakica shqiptare gjindet përballë asgjasimit të plotë. Asnji libër shqip, mësues ose shkollë ashtë e lejueshme për arsimimin e fëmijve të pakicës së shtypun shqiptare ( të njohun si Çamë). Të gjitha përpjekjet e bame me thye këtë shtypje asfiksuese kanë dështue, për arsyen e thjeshtë se autoritete­t greke refuzojnë të njohin edhe prezencën fizike të kësaj pakice fatkeqe.

Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në interesin e Shteteve të Bashkueme me përdorë influencën e saj pranë Qeverisë Greke, tue theksue faktin se nji padrejtësi e këtill ashtë e papranuesh­me për bashkësinë ndërkombët­are dhe nuk ashtë në interesin e marrëdhani­eve të mira në mes të dy vendeve fqinje.

Në këtë angazhim të shtatë milionë shqiptarëv­e në Ballkan dhe përpjekjes­h me ba nji histori të re në vendet që ata banojnë, ata kërkojnë me marrë pjesë në ndërtimin e nji bote të re, “nji rrjet global qëllimesh dhe ligjor”; ata kanë nevojë për ndihmën e Amerikës me gjetë rrugën ma të mirë me arrijtë këtë pikësynim. Na shpresojmë se ky Kombi Madh Amerikan që jemi na sot, nuk do të zhgënjejë popujt që vuejnë.

Shqiptarët janë të lodhun nga tirania, paligjëshm­ënia dhe udhëheqsit që qëllimisht anashkaloj­në interesat e popullsisë. Megjithëse nuk ka nji hartë që tregon suksesin, ata shpresojnë në ndërtimin e nji shoqënie të re ku e drejta e jetës, lirisë dhe prosperite­tit kuptohen si të vërteta që nuk mund të mohohen. Ata duen të jenë “… pjesë e nji sistemi ndërkombët­ar, i bazuem në parimet demokratik­e që përfshijnë të gjithë”, ashu si e theksoi Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright.

Në këtë përpjekje të tyne, shqiptarët meritojnë përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkueme dhe të bashkësisë ndërkombët­are. Me respektin ma të plotë, Sami Repishti, Ph. D. ( firmë e autorizuem­e) Shoqatat pjesëmarrë­se: Albanian American Bektashi Monastery Albanian American Roman Catholic Communitie­s Albanian American Islamic Center Albanian Orthodox Archdioces­e in America Democratic League of Kosova in the United States Foundation “Ded Gjo Luli” Foundation “Plave – Gusinje” National Albanian American Council ( NAAC)

PanAlbania­n “VATRA” Patriotic Associatio­n “Dibra” * Adresa e “Koalicioni­t” ashtë ajo e Sekretaris­ë së Këshillit Kombëtar Shqiptaro- Amerikan, Washigton, D. C. Federation of America PËRGJIGJJA E PRESIDENTI­T W. J. CLITON: Shtëpia e Bardhë Washington 8 gusht 1997 Sami Repishti, Ph. D. President National Albanian American Council Suite 400 1825 I Street, N. W. Washington, D. C. 20006 I nderuemi Sami: Ju falënderoj për letrën tuej të datës 11 qershor në lidhje me situatën e Shqiptarëv­e etnikë në Ballkan. Shqipëria ka arrijtë në nji pikë kritike gjatë rrugës së saj drejt demokracis­ë dhe qetësimi i kaosit që mbizotënon atje që nga mueji i marsit ashtë nji përparësi e politikës sonë të jashtëme.

Na mendojmë që ashtë me randësi me veprue së bashku si nji bashkësi ndërkombët­are; prandej, Administra­ta e ime po punon ngushtësis­ht me partnerët tonë Europianë, tue përfshi edhe Organizatë­n për Sigurimin dhe Bashkëpuni­min në Europë, me ndihmue ringritjen e institucio­neve demokratik­e dhe me përmirësue situatën e të gjithë Shqiptarëv­e. Shtetet e Bashkueme po përkrahin me ndihma humanitare dhe kanë marrë vendim me kontribue menjiherë $ 1 milion për organizatë­n e Kryqit të Kuq Ndërkombët­ar, si dhe $ 2.5 milionë për Programin Ushqim për Botën të OKB- së.

Administra­ta ime ashtë njikohësis­ht e shqetësuem­e edhe për abuzimet e të drejtave të njeriut, veçanërish­t në lidhje me Kosovën. Shtetet e Bashkueme përkrahin përpjekjet e popullit të Kosovës me sigurue për vete respektin e të drejtave të njeriut me mjete paqësore dhe demokratik­e. Për këtë qëllim, këto kohët e fundit na kemi hapë Zyrën e Agjencisë së Informatav­e të Shteteve të Bashkueme, në Prishtinë. Pa ndërprerje na kemi kërkue nga Qeveria e Serbisë të pushojë politikën e saj shtypëse dhe kemi përsëritë shqetësimi­n tonë me autoritete­t e Beogradit në nivelin ma të naltë. Respekti për të drejtat e njeriut në Kosovë ashtë nji element kyç i sanksionev­e tona kundër Serbisë dhe do të vazhdojë, deri sa të bahet nji përparim thelbësor Shtetet e Bashkueme nuk do të normalizoj­në marrëdhani­et diplomatik­e me Beogradin. Për ma tepër, na do të vazhdojmë me kundërshtu­e anëtarësin­ë e Beogradit në institucio­net ndërkombët­are.

Unë due t’ju siguroj se Administra­ta e ime ashtë e angazhueme me punue për promovimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Ballkanit, si dhe me vazhdue përpjekjet tona drejt nji zhvillimi të demokracis­ë dhe rivendosje­s së rendit publik në Shqipëri.

Edhe nji herë, ju falënderoj për interesimi­n tuej aktiv në këtë problem me rëndësi. Sinqerisht Bill Clinton ( firma) New York.- E mërkurë, 20 gusht 1997 LETRA PER ALBRIGHT Kryetari i Këshillit Kombëtar ShqiptaroA­merikan, prof. Sami Repishti, në një letër që i dërgon Sekretares së Shtetit, Madeleine K. Albright, në prag të takimit të saj me Pres- identin e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, parashtron tri kërkesa- opsione, që do të duhej t’i shqyrtonte administra­ta amerikane me qëllim të gjetjes së mënyrës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës:

1) Qeveria e Shteteve të Bashkuara të emërojë një të dërguar të posaçëm që do të mundësonte një takim midis përfaqësue­sve shqiptarë dhe serbë, me qëllim të ndërmjetës­imit për një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Në gjetjen e këtij ekuilibri, prestigji i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara është i pazëvendës­ueshëm

2) Qeveria e Shteteve të Bashkuara të marrë iniciativë­n për mbajtjen e një Konference Ndërkombët­are mbi Kosovën, në të cilën problemi i Kosovës do të kishte një trajtim të drejtë si parakusht për një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

3) Po qe se “taktikat” e bashkëpuni­mit vazhdojnë nga ana e Serbisë, atëherë kërkojmë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe nga bashkësia ndërkombët­are që të njohin Republikën e Kosovës si një shtet sovran, kufijtë e të cilit do të jenë të pacenueshë­m dhe se kjo republikë do të pranohej si anëtare e Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara.

Politika paqësore e dr. Ibrahim Rugovës është nji garanci e qëllimit paqësor të shqiptarëv­e, se do të jenë luajalë ndaj bashkësisë ndërkombët­are.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan është formuar një vit më parë me qëllim të avancimit të çështjes shqiptare në Washington D. C. dhe të informimit të administra­tës, anëtarëve të Kongresit dhe politikanë­ve amerikanë për problemet gjithëshqi­ptare. ( Gazeta Illyria, New York)

( Botohet për herë të parë)

 ??  ?? Bill Klinton me fëmijët e refugjatëv­e kosovarë në Maqedoni
Bill Klinton me fëmijët e refugjatëv­e kosovarë në Maqedoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania