Panorama (Albania)

Birrë importi në prag skadence, bllokohet në kufi

Ministri Peleshi: Do ketë sanksione të forta për shkelësit e ligjit

- DORINA AZO

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi dje rreth 11.6 tonë birrë të importuar nga jashtë, për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë dhe dokumentac­ionit shoqërues.

Sasia e madhe e birrës me origjinë nga Estonia e Meksika vinte si eksport nga Mali i Zi në pikën doganore të Hanit të Hotit, por pas kontrollit fizik të ngarkesës nga trupa inspektues­e, rezultoi se ajo nuk respektont­e urdhrin e ministrit për ndalimin e importeve dhe produkteve në prag skadence. “Trupat inspektues­e e DRAKU Shkodër kanë konstatuar dhe bllokuar 11.615 tonë birrë për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokumentac­ionin shoqërues. Konkretish­t, nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit “birrë”, nga ana e trupës inspektues­e në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni- Meksiko, eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektont­e urdhrin e ministrit nr. 250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e produkteve në prag skadence. Sa më sipër, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 tonë në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës”, shpjegoi AKU. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje bizneseve ushqimore që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para, duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentac­ion të plotë veterinar e fiskal. Për aksionin e AKU- së, për bllokimin e mallrave që nuk plotësojnë standardet reagoi në rrjetet sociale edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili paralajmër­oi sanksione të forta për shkelësit e ligjit. “AKU po godet me shumë sukses “operatorë” ushqimesh që nuk e kanë marrë seriozisht apelin tonë për një fazë të re të sigurisë ushqimore në vend. Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga sanksionet e forta në rast shkeljesh. Respektimi pa neglizhenc­ë i standardev­e është rruga”, u shpreh ministri Peleshi në rrjetet sociale.

 ??  ?? Birra e importit, e bllokuar dje në Hanin e Hotit
Birra e importit, e bllokuar dje në Hanin e Hotit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania