Panorama (Albania)

Veliaj: Bulevardi i Kasharit, si ai në qendër të Tiranës

-

Bashkia e Tiranës nisi punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Kasharit, që do të lidhë Unazën e Tiranës së Re me rrugën “Tre Dëshmorët”. Përveç bulevardit të Kasharit, Bashkia e Tiranës ka nisur punimet edhe për rrugët “Migjeni” dhe “Kadri Roshi”, që do të jenë të pajisura me infrastruk­turën e nevojshme nëntokësor­e, trotuare, ndriçim dhe sinjalisti­kë. Duke ndjekur nga afër punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh dje se falë reformës territoria­le, tashmë edhe zona si Kashari po njohin investime cilësore. “Deri para 3 vitesh, kjo ishte një zonë fshati, quhej Kashar, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Në letrat e bashkisë, kjo ishte një zonë me vetëm 7 mijë banorë, ndërkohë në realitet këtu jetojnë mbi 70 mijë banorë. Të njëjtin bulevard që shohim në qendër të Tiranës, pra, bulevardi me 6 korsi, 2 për makinat nga secili krah dhe nga një autobusi në secilin krah, plus biçikletat, të njëjtën cilësi dhe standard do të kemi edhe këtu në Kashar”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë të Tiranës Veliaj tha se ashtu si po ndërhyhet për të ndërtuar rr. “Kadri Roshi” në Kashar, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Teatrin e ri Kombëtar, për t’i dhënë kryeqyteti­t një godinë dinjitoze. “Duke vënë dorë, gjërat përmirësoh­en, duke i lënë për nostalgji, gjërat degradohen. Po punojmë edhe në rrugën “Kadri Roshi”. Jam i sigurt se mund të ketë njerëz që për nostalgji thonë se rruga e aktorit të madh s’duhet të preket. Sot është në fakt një rrugicë, si monopat. Duke e kthyer në rrugë me standarde i bëjmë nder edhe emrit të Kadri Roshit. E njëjta gjë vlen edhe për teatrin. Nëse nuk vëmë dorë, është e kotë të ‘ krenohemi’ për artistët e mëdhenj, nëse nuk arrijmë të çojmë amanetin e tyre deri në fund, për një qytet dinjitoz, për një teatër dinjitoz, për varreza dinjitoze apo për rrugë dinjitoze, që mbajnë emrat e tyre”, tha Veliaj. Bulevardi “Migjeni” do të lidhet me një rrjet rrugësh, të cilat kanë nisur të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës. Kryebashki­aku siguroi se urbanizimi do të prekë edhe ato zona, të cilat si pasojë e keqadminis­trimit nga ishkomunat kanë mungesa në infrastruk­turë. Kryebashki­aku Veliaj u shpreh se Bashkia po shfrytëzon periudhën e verës për të ecur me shpejtësi në projektet e nisura për përmirësim­in e infrastruk­turës së qytetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania