Panorama (Albania)

Nuk paguanin TVSH, Tatimet: Bllokohen 9 hotele e biznese

-

Në kuadër të aksionit kundër informalit­etit, Administra­ta Tatimore ka rritur kontrollet për bizneset në jug të vendit. Tatimorët bllokuan dje 9 biznese dhe hotele, për shkak se disa prej tyre nuk ishin të regjistrua­r në Tatime, si dhe nuk lëshonin kuponin tatimor. Administra­ta Tatimore njoftoi se 7 subjekte rezultuan të paregjistr­uar në Tatime dhe aktiviteti i tyre do të qëndrojë i mbyllur deri në regjistrim­in e subjektit. Ndërsa dy bizneset e tjera do të qëndrojnë të mbyllura për 30 ditë, pasi nuk lëshonin kuponin tatimor. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, bizneset e bllokuara janë: subjekti Stavri Ndreca, me vendndodhj­e në rrugën Sarandë – Bistricë, i paregjistr­uar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrim­in si subjekt me TVSH; subjekti Hasie Bani, me vendndodhj­e në rrugën Sarandë– Gjirokastë­r, i paregjistr­uar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrim­in si subjekt me TVSH; subjekti Ridvan Malaj, me vendndodhj­e në Livadh, penalizim për moslëshimi­n e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktiviteti­t për 30 ditë kalendarik­e; subjekti Lonidha Manaj, me vendndodhj­e Sarandë, penalizim për mos lëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktiviteti­t për 30 ditë kal- endarike; subjekti Irineos Bello, me vendndodhj­e në Sarandë, i paregjistr­uar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrim­in si subjekt me TVSH; subjekti Dionis Likoka, me vendndodhj­e në Borsh, hotel i paregjistr­uar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrim­in si subjekt me TVSH; subjekti Vasilika Lapaj, me vendndodhj­e Sarandë, hotel i paregjistr­uar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrim­in si subjekt me TVSH; subjekti Thimjo Gjinuci, me vendndodhj­e Himarë, i paregjistr­uar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrim­in si subjekt me TVSH; subjekti Artjon Nika, tregti me shumicë dhe artikuj të ndryshëm, me vendndodhj­e Sarandë, i paregjistr­uar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrim­in si subjekt me TVSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania