Panorama (Albania)

S’ka të ndalur droga drejt Greqisë, 17 pako në makinë

Arrestohet i riu nga Memaliaj, në gomën rezervë 7 kg kanabis

-

S’ka të ndalur trafiku i drogës drejt Greqisë. Dje, Policia Kufitare e Kakavijës arrestoi një 32- vjeçar nga Memaliaj, i cili kishte fshehur në automjetin e tij një sasi lënde narkotike kanabis sativa, në tentativë për ta trafikuar atë drejt shtetit fqinj.

I riu e kishte fshehur sasinë prej 7 kilogramës­h, të paketuar në 14 pako, brenda gomës rezervë. Menjëherë pas konstatimi­t të drogës, i riu me inicialet S. H. ka tentuar të mohojë akuzën e ngritur ndaj tij. Ai ka theksuar se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës, e cila ishte fshehur në gomën rezervë të mjetit të tij dhe se ishte nisur për të vizituar për pak ditë të afërmit që jetojnë në shtetin grek. “Nuk di kush e ka vendosur drogën këtu. Unë nuk kam dijeni fare për të”, mësohet të jetë shprehur 32- vjeçari në momentin e ndalimit. Por pavarësish­t pretendimi­t të tij, blutë e Gjirokastr­ës e kanë arrestuar atë me akuzën e trafikut të narkotikëv­e.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë përzgjedhu­r për kontroll më të detajuar në vijë të dytë automjetin “Toyota Rav”, që drejtohej nga shtetasi S. H. 32 vjeç, banues në Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi. Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare, në vijën e dytë ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjell­a me letër natriban, të cilat dyshohet se janë të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor, ku kanë mbërritur specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastë­r. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithsej, e cila është sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Ven- dore të Policisë Gjirokastë­r, ku në përfundim të veprimeve të kryera nga specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e”. Arrestimi i të riut memaliot u krye vetëm një ditë pasi policia kreu një operacion në afërsi të fshatit Leshnje, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa. Në dy furgonë të bardhë të markës ‘ Mercedes Benz’, me targa të falsifikua­ra u gjetën 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa si dhe 16 armë zjarri ( 1 snajper, 12 kallashnik­ovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu).

 ??  ?? Droga e bllokuar, dje në Kakavijë
Droga e bllokuar, dje në Kakavijë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania