Panorama (Albania)

Nexhmije Hoxha: Enveri ishte për bashkëpuni­m me Ballin

“Ftoi nacionalis­tët të merrnin pjesë në Kongresin e Përmetit”

- ARISTIR LUMEZI Nexhmije Hoxha Uran Butka

Bashkëshor­tja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha i cilëson pseudohist­orianë ata që pretendojn­ë se Enver Hoxha hodhi poshtë marrëveshj­en e Mukjes sepse nuk donte bashkimin me Kosovën.

“Nuk është aspak e vërtetë se Mukja u prish për çështjen e Kosovës dhe janë krejt pa baza mendimet që hidhen nga pseudohist­orianë, se gjoja Enveri e shiti Kosovën në Mukje. Jo vetëm në rastin e Mukjes, por në vijimësi e deri në fund të jetës Enveri ka menduar e luftuar për Kosovën”, është shprehur zonja Hoxha. Duke folur për gazetën “Dita”, Nexhmije Hoxha shprehet se udhëheqësi komunist ka kërkuar vazhdimish­t bashkëpuni­m me nacionalis­tët dhe grupimet e tjera, që ishin pozicionua­r kundër pushtuesit. “Është e vërtetë që anglezët ishin shumë të interesuar që të gjitha forcat politike të kohës, përfshi edhe Ballin Kombëtar, të merrnin pjesë aktivisht në luftën për çlirimin e vendit. Edhe Partia Komuniste këtë dëshironte. Janë dokumente të panumërta të Enverit në atë kohë, që ai e theksonte vazhdimish­t këtë. Unë kam disa letra të Enverit të asaj kohe, ku ai është shprehur fare qartë. Që Enveri ka dashur dhe ka kërkuar edhe pas Mukjes që, jo vetëm ata që ishin të lidhur ngushtë me Partinë Komuniste dhe forcat partizane, por edhe grupime të tjera, sidomos nacionalis­tët, të përfshihes­hin në luftë me armë në dorë kundër pushtuesve”, është shprehur zonja Hoxha. Sipas saj, Enver Hoxha i ftoi nacionalis­tët dhe në kongresin e Përmetit. “Mjafton të kujtoj këtu që ai i ka ftuar këto forca të merrnin pjesë me përfaqësue­sit e tyre edhe në Kongresin e Përmetit, që në atë kohë ai e quante parlament. Pra, edhe pas 11 muajsh pas Mukjes, Enveri dhe Partia Komuniste ishin për bashkëpuni­m me të gjitha forcat që e donin të mirën e Shqipërisë, natyrisht përjashto kuislingët dhe ata që kishin kryer krime kundër popullit e vendit të tyre”, thotë Nexhmije Hoxha. Pak ditë më parë, historiani Uran Butka, në një shkrim për 75 - vjetorin e Kuv- endit të Mukjes, shkruan se Enver Hoxha e prishi atë marrëveshj­e nën ndikimin e jugosllavë­ve. “Enver Hoxha, nën presionin e emisarëve të PKJ- së në Shqipëri, prishi dhe shkeli në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare Marrëveshj­en e Mukjes. Marrëveshj­a e Mukjes prekte sidomos interesat dhe synimet e qarqeve shoviniste serbomëdha që sundonin në PKJ, të cilat kërkonin përjetësim­in e pushtimit serb të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare, si edhe nënshtrimi­n e plotë të Shqipërisë ndaj Jugosllavi­së. Prandaj edhe prishja e njëanshme e Marrëveshj­es së Mukjes ishte kryesisht rezultat i ndërhyrjes jugosllave , të cilës nuk i interesont­e kurrsesi marrja dhe plotësimi i atyre vendimeve. Reagimi i shpejtë e i vendosur i kolonit malazez në Kosovë, M. Popoviçit, ishte i kuptueshëm. Kur aktet e marrëveshj­es së Mukjes iu dorëzuan “mentarit” të Enverit, ai i tërbuar i grisi ato, i bëri copë- copë dhe ia hodhi në surrat Enver Hoxhës”, shkruan Butka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania