Panorama (Albania)

Merkato pa frena, Leonardo fluturon për Rabio

Sot konferenca për shtyp e drejtuesit të ri, 50- vjeçari pranoi ofertën

-

Tashmë është zyrtare, Paolo Maldini do të rikthehet në familjen e tij, atë kuqezi. Kapiteni legjendar i "Djallit" do të mbajë postin e drejtorit të Zhvillimit Strategjik te Milani.

Ditën e sotme, në orën 16: 30, është programuar edhe konferenca për shtyp, ku Maldini do të thotë fjalët e para me petkun e drejtuesit. Ndërkohë, këtë rikthim e ka konfirmuar edhe Milani me një deklaratë zyrtare: Kursi i ri drejtues i AC Milan është forcuar më tej me emërimin e Paolo Maldinit si drejtor i ri i Zhvillimit Strategjik në Zonën Sportive".

Që Maldini mund të ishte pjesë e Milanit, kjo dihej prej kohësh, por zërat u përforcuan me zbarkimin te

Detaje -

kuqezinjtë e Leonardos. Fillimisht braziliani, e më pas Gatuzo ishin shprehur të hapur për një rikthim të ishkapiten­it. Tashmë 50- vjeçar, ai nuk ka reshtur kurrë së qenuri gati për zbarkimin në "Casa Milan". Në fakt, një foto e postuar të shtunën nga vetë ish- mbrojtësi ishte detaji që zbuloi hapin e ri në karrierën e Maldinit. Ai kishte publikuar një fotografi në profilin e tij "Instagram" ku kishte shkruar se e kuqja dhe e zeza ishin ngjyrat e tij të preferuara.

Historia e lavdishme e familjes Maldini filloi me të pahar-

Legjendë kuqezi -

rueshmin Çesare, babai i Paolos, kapiteni i ekipit që fitoi Kampionati­n e Parë në vitin 1963. Forca e Maldinit dëshmohet nga numri 3 i historisë kuqezi, i cili u tërhoq dhe në të ardhmen mund të mbahet vetëm nga Maldini tjetër. Historia e Paolos në Milano është e pashembull­t. Ai bëri de-

Orë të nxehta këto në merkato për Milanin. Drejtori teknik Leonardo do ka një objektiv të ri në kokë: Adrien Rabionë, me mesfushori­n francez, i cili pas zërave të javës së kaluar tashmë rikthehet në aktualitet për "Djallin". Trajneri Gatuzo pret përforcim në mesfushë dhe, talenti i formuar në akademinë e PSGsë duket si profili i përsosur për nevojat e skuadrës. Rabiosë i skadon kontrata pas 12 muajsh dhe në Paris do të ishin të kënaqur të arrinin një akord për mesfushori­n, për të mos e humbur me parametër zero, duke parë se ai vazhdon të shtyjë rinovimin e kontratës. Edhe pse futbollist­i pëlqehet nga trajneri Tuhel, duket vetë Rabio që kërkon të largohet dhe zërat nga kryeqyteti francez theksojnë se ai nuk do të lihet i lirë pa 25- 30 milionë euro. butimin e Serie A kur ishte vetëm 16 vjeç më 20 janar 1985. Gjatë karrierës së tij si mbrojtës, Maldini fitoi 26 trofe: 7 kampionate italiane; 1 Kupë Italie; 5 Superkupa Italie; 5 Liga Kampionesh ( duke luajtur në 8 finale, një rekord që ndan me Fransisko Genton); 5 Superkupa Europe; 2 Kupa Interkonti­nentale dhe 1 Kupë Bote për klube. Paolo u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit 2008/ 09 dhe pas 25 viteve të lavdishme me fanellën e kuqezinjve. Në karrierën e tij koleksiono­i 648 paraqitje në Serie A, një rekord absolut. 419 ndeshje Paolo i luajti me shiritin e kapitenit në krah.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania