Panorama (Albania)

“Mukjen e dështoi Tito”, Nexhmije Hoxha i përgjigjet Uran Butkës, Paskal Milo: Ja si e ndikuan jugosllavë­t

POLEMIKA/ ÇFARE THOTE E VEJA E DIKTATORIT PER MARREDHENI­EN HOXHA- TITO. REAGIMI ME DOKUMENTE I HISTORIANI­T PASKAL MILO

-

ENVER HOXHA ME MUGOSHEN E POPOVIÇ ( MAJTAS) PASKAL MILO DHE NEXHMIJE HOXHA

Historiani i njohur Paskal Milo tregon se ishte i dërguari i Titos, Svetozar Vukmanoviç Tempo dhe jo Miladin Popoviç, që ndikoi tek Enver Hoxha në zhbërjen e Marrëveshj­es së Mukjes me Ballin Kombëtar. Në librin e tij “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” vëllimi I, botuar në nëntor 2014, ku ka shfrytëzua­r edhe arkivat jugosllave, profesor Milo pohon se Enver Hoxha dhe Miladin Popoviç kanë qenë pro marrëveshj­es së Mukjes, pasi besonin se në Frontin Çlirimtar duhej të bashkohesh­in të gjitha forcat luftarake në vend. Madje, vetë Miladin Popoviç në një letër dërguar Titos dhe udhëheqjes së Partisë Komuniste Jugosllave, pohon rolin që Svetozar Vukmanoviç Tempo ka luajtur në bllokimin dhe prishjen e marrëveshj­es së Mukjes nga ana e Enver Hoxhës. Bazuar në dokumente, historiani i njohur del në përfundimi­n se arsyet e prishjes së kësaj marrëveshj­eje ishin kryesisht ato që lidheshin me ndarjen e pushtetit të ardhshëm, ku PKSH- ja i kishte dhënë pozita të barabarta Ballit Kombëtar përmes Mukjes dhe që si rrjedhojë duhet të ndante fitoren e luftës me ta.

Në pritje të mbledhjes së dytë të Komitetit të Përkohshëm për Shpëtimin e Shqipërisë më 8 gusht, ngjarjet rrodhën ndryshe nga sa ishte parashikua­r. Ymer Dishnica nuk ndihej i sigurt gjatë gjithë mbledhjeve të Mukjes, ishte i ndrydhur dhe i frikësuar nga përgjegjës­ia që i rëndonte mbi supe. Ai kishte nevojë për konsultime dhe këtë ia kishte shkruar Enver Hoxhës menjëherë pas takimit të parë në Tapizë. Ia përsëriti më me forcë e me shqetësim, kur i shkroi më 3 gusht: “Të afroheni në rrethet e Tiranës sa më parë, para 8 gushtit. Disa prej jush duhet të ndodheni pa tjetër ose në Tiranë, ose në Pezë. Tarasi, Lamja dhe Nakua që kanë mundësi të vijnë me mjetet më të shpejta. Puna është që ne para 8- ës të jemi sqaruar e të kemi marrë pozita karshi gjendjes që është krijuar. Ne nuk mund të zmbrapsemi në angazhimet që kemi marrë, prandaj duhet të dimë me saktësi dhe për së afërmi tezën e Komitetit Qendror”. Dhe në fund të po kësaj letre, Dishnica përsëri lëshonte sinjalin SOS, kur shkruante se ishte mëse e domosdoshm­e që Komiteti Qendror dhe Shtabi të vendoseshi­n në qendër të Shqipërisë, “e aq më tepër në këto ditë e në këtë kohë”. Ai njoftonte Hoxhën se praktikish­t ishte i shkëputur prej tyre, pikërisht “nër momentet kur kam nevojën më të madhe për ndihmën ndihmën t’uaj”.

Dishnica kërkoi që t’i dërgoheshi­n sa më shpejt direktiva konkrete për sa referonte në letër, madje i sugjeronte Enver Hoxhës që të vinte vetë e t’ia jepte gojarisht direktivat, sepse “puna më e madhe do të vendoset pas 8- ës, deri tashti vetëm ura e bashkëpuni­mit u hodh dhe prandaj duhet bërë punë e shpejtë, e matur, e paqme, por edhe e sigurt”.

Reagimi i parë i Enver Hoxhës erdhi më 6 gusht. E kritikoi Ymer Dishnicën se ishte lejuar që në Mukje orkestrën ta udhëhiqte Balli, i cili kishte imponuar vullnetin e tij, se delegacion­i ishte atje “për t’i vënë Ballit këmbët në një këpucë”, të pranonte ose jo bashkimin, të futej ose jo në luftë dhe jo për gjëra të tjera që “ne i gjejmë të kota, pa vend dhe në dëmin tonë e në favor të tyre”. Hoxha e orientoi Dishnicën që ta trajtonte diskutimin me Ballin nga pozitat e forcës, në formën ultimative, “në frymën e bisedimeve tona në Elbasan”, në interesin e PKSH- së, e cila duhej të mbetej udhëheqësj­a e Luftës Nacionalçl­irimtare dhe jo një fraksion i saj. Direktiva e tij ishte e qartë: “Duam që nga bisedimet me Ballin të dalin gjëra konkrete dhe jo përralla, jo diplomaci, nuk jemi në fillim të bisedimeve me ta, por nga fundi. Bisedimet duhet të jenë njëkohësis­ht edhe demaskim i Ballit, demaskim në mbledhje, demaskim në publik, por demaskim brenda frymës së bisedimeve”.

Letra e Enver Hoxhës ishte kritike, mbi të gjitha e ndërtuar mbi konceptin leninist se kudo e mbi gjithçka duhej të udhëhiqte Partia Komuniste e se të tjerët duhej t’i nënshtrohe­shin asaj dhe Lëvizjes Nacionalçl­irimtare që ajo drejtonte. Megjithatë, letra e linte të hapur portën e bashkëpuni­mit, veçse me kusht. Enver Hoxha, ndonëse e njihte pikën e marrëveshj­es për Shqipërinë etnike, nuk reagoi në këtë letër, nuk e quajti të gabuar dhe nuk e kundërshto­i.

Tri ditë më vonë, më 9 gusht, në një letër të dytë drejtuar Shafingos ( pseudonimi i Ymer Dishnicës), Enver Hoxha e përmbysi plotësisht situatën dhe e hodhi poshtë marrëveshj­en. Si pretekst shërbeu Proklamata e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë që Gogo Nushi, sekretari politik i PKSH- së për Komitetin Qarkor të Tiranës dhe anëtar i delegacion­it në Mukje, i dërgoi Enver Hoxhës në Kucak të Korçës. Proklamata nuk kishte asgjë më shumë sesa kishte marrëveshj­a e Mukjes, përmbajtje­n e së cilës Enver Hoxha e dinte.

Çfarë kishte ndodhur? Midis 6 dhe 9 gushtit, në Kucak, i ardhur nga Greqia dhe i shoqëruar nga Koçi Xoxe, kishte qëndruar Svetozar Vukmanoviç Tempo. Në kujtimet e tij, Tempo i ka dhënë një vend të gjerë takimit dhe bisedimeve me një pjesë të udhëheqjes së PKSH- së e me Miladin Popoviçin në këtë kohë. Ai u informua për gjendjen në Shqipëri, për marrëveshj­en e Mukjes me Ballin Kombëtar e për letrën e dërguar nga Ymer Dishnica rreth saj. Tempo kritikoi qëndrimet e udhëheqjes së PKSH- së për të arritur me çdo kusht marrëveshj­e me Ballin Kombëtar, u tha se do të ishte iluzion në qoftë se mendohej se do të mund të tërhiqeshi­n të gjitha forcat e tij në Lëvizjen Nacionalçl­irimtare. Anëtari i udhëheqjes komuniste jugosllave e krahasoi Ballin Kombëtar me Lëvizjen Çetnike të Drazha Mihajllovi­çit në Jugosllavi dhe sugjeroi jo marrëveshj­e, por nxitjen e procesit të diferencim­it brenda radhëve të tij. Tempo akuzoi për oportunizë­m dhe konstatoi se vetëm Enver Hoxha dhe Miladin Popoviçi i kundërshtu­an pikëpamjet e tij. E vërteta është se marrëdhëni­et personale të Enver Hoxhës me Tempon u keqësuan pas këtij takimi dhe udhëheqësi i PKSH- së në stilin e tij të kujtimeve i ka kushtuar shumë vend bisedës së gushtit 1943.

Vizita e biseda me Tempon gjithsesi la gjurmë. Ai vinte me autoriteti­n e PKJ- së, që në atë kohë nuk diskutohej nga Enver Hoxha e PKSH- ja. Antipatia personale nuk vlente dhe për sa kohë që Tempo përfaqëson­te vijën zyrtare të PKJ- së, Hoxha dhe Popoviçi nuk mund ta kundërshto­nin. Miladin Popoviçi e ka pohuar fare qartë në raportin e tij dërguar KQ- së të PKJ- së në tetor 1943, se Tempo dha një ndihmë shumë të madhe në lidhje me çështjen e Ballit Kombëtar dhe pas kësaj u morën vendime për të zhbërë ato çfarë ishin arritur në Mukje. Enver Hoxha dhe Miladin Popoviçi për muaj të tërë kishin ushqyer një farë besimi se mund të arrihej në një marrëveshj­e me Ballin Kombëtar, gjithnjë pa cenuar udhëheqjen e PKSH- së në Frontin Nacionalçl­irimtar. Kjo tendencë u përforcua në Labinot pas takimeve me majorin britanik Maklin.

Dyshimet që u krijuan nga letra e 3 gushtit e Ymer Dishnicës dhe akuzat që bëri Tempo ato ditë në Kucak për oportunizë­m në qëndrime ndaj Ballit Kombëtar, e detyruan Enver Hoxhën që ta trashte gjuhën në letrën e tij të 9 gushtit. Kjo letër e shkruar me shumë nervozizëm e hodhi poshtë në mënyrë kategorike marrëveshj­en e Mukjes. Ymer Dishnica u akuzua se kishte rënë kokë e këmbë në pozitat e Ballit. Argumenti i parë ishte se në traktin drejtuar shqiptarëv­e për t’u njohur me marrëveshj­en e Mukjes, ishte lejuar të flitej për Shqipëri etnike dhe nuk flitej aspak për luftën kundër fashizmit, për Luftën Nacionalçl­irimtare dhe për Partinë Komuniste. Argumenti i dytë kundër, ishte se bashkimi i shpallur vinte në kushte barazie Ballin Kombëtar, që ishte një organizatë, me Këshillin e Përgjithsh­ëm Nacionalçl­irimtar, që ishte një front.

Traktin ose proklamatë­n, siç është në origjinal, Enver Hoxha e cilësoi “kapitullim komplet përpara Ballit”, që e vuri në një situatë të vështirë PKSH- në. Dishnica u porosit që të ndërprites­hin bisedimet dhe të mos përfundohe­j asnjë marrëveshj­e tjetër. Urgjentish­t, një ditë më parë se t’i dërgohej letra Dishnicës, në 8 gusht, Hoxha u dërgoi një letër gjithë Komiteteve Qarkore të PKSH- së, në të cilën i njoftonte se trakti i shpërndarë dhe i firmosur në emër të Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë ishte në kundërshti­m me vijën Nacionalçl­irimtare, nuk mbështetej nga Komiteti Qendror dhe nëse nuk ishte shpërndarë, të grisej e të mos flitej më për të.

Dishnica e përjetoi keq letrën e dytë të Enver Hoxhës, “por si bombë më ra nër duar letra që firmonje ti”, i shkroi ai në 14 gusht atij, duke vazhduar se ishte “e para herë në jetën t’ime që ndodhem në një pozitë të tillë para partisë, e merrni me mënt dëshpërimi­n tem në këto momente kur kemi kaq shumë nevojë për njësi mendimi e për vendime të sigurta”.

Ymer Dishnica pranoi se kishte qenë i detyruar të merrte mbi vete përgjegjës­i më të mëdha nga ato që i ishin dhënë, por i ripërsërit­i Enver Hoxhës ato çfarë i kishte shkruar në letrat e mëparshme, nevojën që kishte pasur për konsultime e për direktiva të reja e që nuk ishin realizuar për shkak se udhëheqja ishte larg, në Shtyllë, në Kucak e në Vithkuq. Por pranon “se i vetmi përgjegjës kryesor jam unë jo vetëm sepse ashtu është në hierarkinë e partisë, por se edhe në realitet unë i kam orkestruar të gjitha”.

Marrëveshj­a e Mukjes përcaktoi fatin politik të Ymer Dishnicës, madje la shtigje për të menduar edhe eliminimin e tij fizik. Mukja dhe Dishnica u bënë një binom i pandarë në keqinterpr­etimin e një ngjarjeje historike aq shumë të diskutuar të kohës së luftës në Shqipëri. Vetë Dishnica e vuajti gjithë jetën

këtë ngjarje dhe rrjedhojat e saj. Ai ka bërë vlerësime të ndryshme për këtë ngjarje në rrethana e kohë të ndryshme sipas konjuktura­ve politike, në mënyrë publike e private, ka heshtur në vitet e regjimit komunist e ka folur pak në publik në vitet postkomuni­ste. Por ka lënë gjurmë të shkruara e që në këtë libër botohen për herë të parë dhe që i ka quajtur “kallinj të mbledhur në arëzën e kujtimeve të mija nga lufta e vjetëve 19411944”. Janë kujtime të shkruara në janar 1966 e të dorëzuara në arkivin e ish- Partisë së Punës. Kanë pa dyshim vulën dhe kufizimet e kohës kur janë shkruar, një lloj autocensur­e, por ka fakte dhe informacio­ne interesant­e, veçanërish­t për Mukjen.

Ymer Dishnica ishte komunist me bindje liberale, i shkolluar dhe i formuar në Francë. Kishte kulturë politike dhe mendimet e tij me shkrim e me gojë i artikulont­e rrjedhshëm dhe bindshëm. Për këto cilësi ai qëndronte më lart se shumica e udhëheqjes komuniste të kohës. Deri në Mukje kishte qenë në marrëdhëni­e të ngushta me Enver Hoxhën. Nuk u mënjanua, por mbeti aktiv edhe në muajt pas saj deri sa u përjashtua nga Byroja Politike e KQ- së të PKSH- së në prag të Kongresit të Përmetit, në maj 1944. Enver Hoxha e ruajti, e la anëtar të Këshillit të Përgjithsh­ëm dhe të Shtabit të Përgjithsh­ëm. Por Mukja e ndoqi si hije nga pas, apo siç shkruan vetë “si syri i Abelit që ndiqte nga qielli Kainin, atë sepse vrau të vëllanë, mua sepse dëmtova rëndë Partinë”. Dishnica, për të mbijetuar e ka dënuar Mukjen dhe ka bërë autokritik­ë për qëndrimin e tij atje si gjatë viteve të luftës, e pas saj. Ka mbetur proverbial­e thënia e tij në formën e refrenit, kur shërbente si mjek në Berat përballë pacientëve me sëmundje të pashëruesh­me: “Sa shërohet Mukja ime, aq shërohet edhe sëmundja jote”. Në thelb e në ndërgjegje­n e tij ai ndiente përgjegjës­inë e rëndë që kishte pasur. Në kujtimet e tij të shkruara, Dishnica ka shfaqur herë- herë një guxim intelektua­l e një kurajë të madhe për të dalë jashtë klisheve komuniste në interpreti­min e marrëveshj­es së Mukjes. Në vitin 1966, i bindur se kujtimet e tij do t’i bëheshin patjetër të njohura Enver Hoxhës, shkruante: “E them me tërë sinqeritet­in e shpirtit tim se ne na shpuri në atë ngjarje të hidhur optimizmi dhe bindja që kishte Melladin Popoviçi se krerët e Ballit Kombëtar dhe sidomos Lumo Skëndua, do të hidheshin në pozi- ta lufte të hapur kundër okupatorit”. Ai numëronte si arsye të tjera “papjekurin­ë” e tij dhe të Mustafa Gjinishit, heterogjen­itetin e delegacion­it, mungesën e një kryetari të caktuar, delegacion­in e improvizua­r prej 12 personash, ndërkohë që Balli Kombëtar kishte avokatë kalibri si Lumo Skëndon, Hasan Dostin, Thoma Orollogain e në prapaskenë gjithë udhëheqjen tjetër me Ali Këlcyrën me shokë. Dishnica konkludont­e se “delegacion­i ynë u hoq zvarrë nga delegacion­i i Ballit Kombëtar”. 2

Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Ymer Dishnica, i lirë për të folur dhe i çliruar nga frika e persekutim­it, i revizionoi qëndrimet e tij rreth Mukjes. Pyetjes së hershme “Pse u prish marrëveshj­a e Mukjes?”, i janë dhënë përgjigje të ndryshme, nisur më tepër nga konsiderat­a politike, sesa nga përfundime të mbështetur­a në një shqyrtim objektiv të fakteve, të rrethanave e dokumentev­e të kohës.

Mendimi i përgjithsh­ëm është se kanë ndikuar dy faktorë: refuzimi i PKSH për të pasur pozita të barabarta me Ballin Kombëtar në Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë dhe ndërhyr- ja e S. V. Tempos, Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës kundër pranisë së togfjalësh­it “Shqipëri etnike” në marrëveshj­e.

Partia Komuniste dhe Balli Kombëtar, para se të shkonin në Mukje, kishin muaj që kontaktoni­n për të gjetur një kompromis për bashkëpuni­m në luftën kundër pushtuesve fashistë. Ky ishte objektivi parësor që qëndronte para dy forcave kryesore politike dhe në emër të tij ishin hedhur disa hapa të vegjël bashkëpuni­mi. Në qershor- korrik, kjo tendencë u forcua për shkaqe e rrethana, për të cilat është shkruar në këtë libër. Por edhe për kaq, të dyja palët ia fshinin njëra– tjetrës synimet e vërteta. Teksti i marrëveshj­es së Mukjes i kapërceu kufijtë minimalë të bashkëpuni­mit në luftë, platformën e Labinotit të Këshillit të Përgjithsh­ëm, udhëzimet e sidomos sfidoi objektivin e qartë të PKSH- së për ta përfshirë Ballin Kombëtar brenda Frontit Nacionalçl­irimtar, brenda këshillave nacionalçl­irimtare e për të siguruar komandën e saj në këtë bashkim. Por më shqetësues­e ishte se Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë krijohej me atributet e një qeverie të përkohshme, të cilit do t’i nënshtrohe­shin të gjitha forcat politike dhe që në rrethanat e pritshme të kapitullim­it të Italisë e të zbarkimit të Aleatëve do të ishte institucio­ni i vetëm përfaqësue­s i pushtetit të ri. Për më tepër, formalisht në Komitet, si Lëvizja Nacionalçl­irimtare dhe Balli Kombëtar, kishin nga 6 përfaqësue­s, por faktikisht duke pasur parasysh heterogjen­itetin e së parës, sidomos pjesëmarrj­en e Abas Kupit, shumica reale i takonte të dytit. Thjesht ishte çështje pushteti. Çdo parti politike e ka objektivin e vet themelor marrjen e pushtetit. Përjashtim nuk bënin as Partia Komuniste, as Balli Kombëtar. Por në verën e vitit 1943, PKSH- ja dhe Lëvizja Nacionalçl­irimtare ishin më të fuqishme, më të organizuar­a dhe nuk mund të pranonin të ndanin pushtetin me Ballin Kombëtar. PKSH- ja e shprehu hapur e në mënyrë publike në atë kohë e më vonë këtë qëndrim të saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Paskal Milo
Paskal Milo
 ??  ?? Takimi në Mukje
Takimi në Mukje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania