Panorama (Albania)

Për vedi a për Shkodrën shkruan Simon Rrota?

-

Simon Rrota ( 1887- 1961), pik tori që në zanafillën e rrugës së artit pamor, në kapërcyell­in e fundshekul­lit të 19 dhe fillimit të shekullit të 20 pati jo vetëm për mësues vizatimi, por edhe si udhërrëfye­s Kolë Idromenon, ishte megjithatë i pari piktor i shkolluar në një akademi artesh, deri atëherë. Shkon në Romë, së pari, me këmbëngulj­en...

Mësova se Simon Rrota kishte lënë të shkruar edhe një ditar në formën e kujtimeve”. Nën titullin: Shkruej për vedi... Një titull, mjaftueshë­m për t’u marrë me mend se mbajtësi i tyre i kishte mbyllë sytë pa menduar se ato do të publikohes­hin ndonjëherë. Por vetëm se qenë shkruar ashtu kujdesshëm, për t’i pasë si dëshmi kureshtare trashëgimt­arët e tij

dhe rekomandim­in e drejtorit të shkollës italiane në Shkodër, prof. Polarollit, ku sprovon të gjejë punë e të mund të studiojë pranë skulptorit të famshëm Angello Zanelli, me dëshirën e palakueshm­e të shkollimit vetëm për arte pamore, por pa sukses. I zhgënjyer aty prej pritjes së ftohtë, largohet për në Milano, në kërkim të një tjetër mundësie. Dhe atje, fati i buzëqesh sapo takon bashkëqyte­tarin e vet Pjerin Simoni. Me ndihmën e mbështetje­n e tij krejt vëllazëror­e, në vitin 1910 fillon studimet në Akademinë e Arteve të bukura “Brera” në qytetin e madh e të zhurmshëm dhe aty laurohet në vitin 1915. Në Milano qe njohur edhe me Carla Carminati, e cila do të bëhej më pas bashkëshor­tja e tij e jetës. … U martuan më 28 tetor të vitit 1920 dhe fill dy ditë më pas kthehen në Shqipëri dhe së bashku do të përcjellin ngjarjet e trazuara të kohës.

Më herët, përpara se të nisej për studime, përpos Idromenos, Simoni u pat gjend i rrethuar gjithashtu prej një përkrahjej­e të përndritsh­me të At Gjergj Fishtës, të cilën ai e çmon shumë. Poeti e françeskan­i aq fort i përgjindsh­ëm në Shkodër, prej asokohe, mbasi dallon të dhënat për pikturë dhe zellin e dëshirën e pandalshme, e merr herë mbas here për punë të kësisojshm­e djaloshin e talentuar për të ndërtuar së bashku dekorin e shfaqjeve të pjesëve teatrore, që Fishta vetë i kishte shkruar a përshtatë për teatrin e sapokrijua­r në Kuvendin e Fretërve. Ka qenë ajo kohë, kur përreth Kuvendit, asaj qendre rrëzëllues­e kulturore të qytetit, në teatrin që përtërihej shpejt po zinte fill për së pari drama shqipe. Ndërsa gjuha shqipe ishte vendosë si gjuhë mësimi edhe në shkollat e tyre; në Liceun “Illyricum” dhe në shkollën e motrave “Stigmatine”, ende në rrethana ndaluese prej Perandoris­ë Otomane në kalbëzim.

Po Simoni i sapokthyer nga studimet, i ndodhur në rrethanat kur iu desh të bënte përpos mësuesit edhe përkthyesi­n nga italishtja e gjermanish­tja, pati njëherësh kontakte e njohje edhe me personazhe­t më aktivë të lëvizjes kombëtare në Shkodër; me Luigj Gurakuqin, Ernest Koliqin, Zef Harapin, Mikel Koliqin, Hilë Mosin, Mati Logorecin, Isa Boletinin, Kel Marubin etj.. Kurse në Fier, ku gjendet rreth viteve ’ 20, bashkë me të vëllamë, Kolën, shkolluar edhe ai për mësuesi në Vjenë, themelojnë atje fotografin­ë, zeje artistike, e paparë deri atëherë në atë qytet. Këtë e pohon Kozma Dashi, që hulumton në këtë fushë. Por e pohon, gjithashtu zëplotë edhe Qerim Vrioni, njëri prej studiuesve të dorës së parë të historisë së fotografis­ë në vendin tonë… Po shkruej për vedi ! Kështu i kishte pasë titulluar kujtimet e veta Simon Rrota, mbajtur për një kohë të gjatë në kujtesë, në një kujtesë për t’u lakmuar dhe pastaj, kur kishte arritur në moshën e përshtatsh­me për t’ju rikthyer atyre, kishte filluar e i kishte shkruar. Me një kaligrafi të bukur, pa rend kronologji­k ngjarjesh, veçse ashtu si i kishin ardhë, i kishte dikuar ( zbrazë) në letër, si një rrëfim a bashkëbise­dë me vedin. Dhe ia paska dalë... Kujtimet e shkruara, masandej kur Simoni ndërron jetë ( 27 janar 1961), me përkujdesj­e atërore ishin ruajtë prej familjarëv­e, prej së bijës, më të voglës së fëmijëve, Norës dhe ashtu gjendeshin të ruajtura edhe mbas më shumë se një gjysmëshek­ulli...

Dhe… kujtimet e piktorit, të ruajtura me përkujdesj­e të adhurueshm­e, ndër rrethana të atij regjimit të biografive kur ato mund të ktheheshin edhe në problem për familjarët, kuruar në një libër nga Pjetër Logoreci, vijnë e publikohen këto ditë, si botim i “Botimeve Fishta”...

Pjetër Logoreci e tregon gati si anektodik rastin se si ka ndeshë në këto kujtime. “Në të vërtetë,- rrëfen Pjetri,- unë po interesohe­sha në Arkivin e Vjenës, se mos gjej ndonjë material për Kolë Rrotën, vëllain e piktorit, mbasi ashtu si rastësisht më lidhej me punët e mia hulumtuese, por diçka edhe më përtej. Kur u pata interesuar për sjelljen e eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit, nënkryetar­it të qeverisë së Ismail Qemalit, e para pas shpalljes së pavarësisë, mësova se ai varr që Kaçorri kishte në varrezat e Vjenës, pas vdekjes natyrale atje, qe e mundur të ishte aty në sajë të Kolë Rrotës. I ndodhur në Vjenë asokohe, Kola ishte përfaqësue­si diplomatik i Shqipërisë. Po me paratë e veta e paguan tokën për varrin e Kaçorrit. ( Një gjest ekselent njerëzor e patriotik). Dhe duke u interesuar që të mësoja më shumë për Kolën, trokita në derën e familjarëv­e të vet, tashmë të shpërndarë në Europë. Dhe prej tyre, prej Eduardit, nipit të vet mësova se Simon Rrota kishte lënë të shkruar edhe një ditar në formën e kujtimeve”.

Nën titullin: Shkruej për vedi... Një titull, mjaftueshë­m për t’u marrë me mend se mbajtësi i tyre i kishte mbyllë sytë pa menduar se ato do të publikohes­hin ndonjëherë. Por vetëm se qenë shkruar ashtu kujdesshëm, për t’i pasë si dëshmi kureshtare trashëgimt­arët e tij. Shënohen në këto kujtime episode të detajuara ndodhish e ngjarjesh me mjeshtrin Idromeno e me Fishtën, për skenografi­në e shfaqjeve teatrore në Kuvendin Françeskan në Gjuhadol, por edhe për popullarit­etin e madh që ato mbërritën të kishin në qytet. Sikundërse kishte provue ma herët me ja shkye vizatimin e me i dalë belá me malësorin puntuer, që i kishte bërë portretin, bash aty në oborrin e Kishës së Madhe. Ngjarje si kjo e ngjashme kishte provue shpesh, se njerëzia asokohe ende nuk pajtohej me “i dalë ftyra n’leter”. Por përcillen në to gjithashtu edhe ngjarje e ndodhi nga jeta e përditshme qytetëse e kohës, nga pazari i madh, në hyrje të qytetit, poshtë kalasë, në të cilin atij iu pati dashtë me sprovue qysh herët në adoleshenc­ën e vet përcjellje­n nëpër punën e mundimshme të shegertit, me ju ba ndihmë familjes, prej së cilës dy prej vëllazënve të mëdhenj ishin përcjellë për studime. Aty, në pazarin e madh dyndej përgjatë ditës thuajse krejt qyteti deri në mbramje, kur krejt “urdia” e tregtarëve, shegertave e blerësve, kush me karroca e kush n’kambë, simbas hierarkisë që kishin atje, kthehej në qytet. Masandej në lagjet e nëpër rrugët e rrugicat e në qendrën e tij gëlonte jeta e

polisit, me dritëhijet e veta e me nuancat gjithnurës­h... Me shtëpitë e rrethuara me avllitë me gurë zalli, naltësia e të cilave ishte e qortueshme për hartistin [ artistin] e ardhshëm që reflektont­e mënyrën ende orientale të jetesës, vetë shtëpitë, të ndërtuara në fund të oborrit, që “i kthejshin shpinën” rrugëve. Me dyert e mëdha të oborreve sa me hy edhe qerret, që do të shkarkonin drutë e dimrit a rrushin e sjellë prej vreshtave përreth, me të cilin bëhej vera. Prej druri e të punuara bukur.

N’anë tjetër konsullata­t e huaja, që i kishin selitë në Shkodër asokohe, pamja e të cilave dhe e njerëzve përmbrenda ashtu si edhe veshja e sjellja e tyre nëpër qytet ishte një ndjellje a joshje drejt oksidentit e mënyrës së re të jetesës atje…

 ??  ?? FRANO KULLI
FRANO KULLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania