Panorama (Albania)

Pas Dedjas, ONM kërkon apelim edhe për Zaganjorin

Komisioner­i Publik pritet të apelojë vendimin edhe për Zaganjorin

- Bashkima Dedja ERALD DELIU

Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t nuk është dakord me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it sa i takon kalimit në veting të Xhezair Zaganjorit.

Ky i fundit, i cili është kryetar i Gjykatës së Lartë, u rikonfirmu­a në detyrë nga KPK- ja në muajin korrik, duke iu nënshtruar vetëm vlerësimit mbi kriterin e pasurisë. Mirëpo, ONMja nuk është e bindur, ashtu sikurse edhe me Bashkim Dedjan e Gjykatës Kushtetues­e, për të cilin rekomandoi te Komisioner­i Publik apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Përmes një deklarate për mediat, Komisioner­i Publik njoftoi dje se ka marrë rekomandim­e nga ONM për apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për Zaganjorin. “Në datë 24.07.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it, z. Xhezair Zaganjori, me detyrë kryetar i Gjykatës së Lartë. Më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t u ka paraqitur Komisioner­ëve Publikë rekomandim­in për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për konfirmimi­n në detyrë të z. Xhezair Zaganjori. Komisioner­ët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandim­it të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr. 84/ 2016 “Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka 30 ditë afat për t’ua njoftuar vendimin me shkrim Komisioner­ëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar. Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr. 84/ 2016 “Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, Komisioner­ët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, shkruan ndër të tjera deklarata e Komisioner­it Publik.

RIVLERËSIM­I Vendimi për rikonfirmi­min e Zaganjorit në detyrë u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Olsi Komici, relatore Pamela Qirko dhe anëtar Roland Ilia. Ata ngritën pikëpyetje për Zaganjorin më 20 korrik, kur u zhvillua edhe seanca dëgjimore, teksa e akuzuan gjyqtarin për deklarime të pasakta dhe kontrata fiktive, me qëllim shmangien e tatimeve. Hetimi u përqendrua vetëm tek apartament­i me sipërfaqe 293 metra katrorë. Ai ishte deklaruar në vlerën 7.4 milionë lekë në deklaratën periodike të vitit 2003 dhe 5.8 milionë lekë në deklaratën “veting”. Mirëpo, sipas deklaratës noteriale të gjetur në ZVRPP, kjo pronë është deklaruar se është blerë për 500 mijë lekë. “Kontratat janë fiktive, po, por janë brenda ligjit dhe janë bërë vetëm që unë të regjistroj pronën në emrin tim. Unë kam dhënë para për ndërtimin e saj, nuk kam blerë gjë”, tha Zaganjori në seancën e 20 korrikut. “Fitimi i pronësisë për këtë pronë është shumë i qartë, që në vitin 1997 me krijimin e sendit. Në vitin 2001 u bë formalizim­i për t’i futur këto prona në qarkullimi­n civil”, shtoi ai më tej.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania