Panorama (Albania)

Masat e Policisë, asnjë aksident i rëndë gjatë fundjavës

-

Apeli i pak ditëve më parë që drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, u bëri drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëv­e, duket se nuk ra në vesh të shurdhër. Gjatë fundjavës që kaloi, në të gjithë territorin e vendit nuk ndodhi asnjë aksident me vdekje. Një tregues ky mjaft pozitiv në këto ditë sezoni turistik, ku llogaritet një dyndje automjetes­h dhe turistësh. Siç u shpreh vetë drejtori Tola, vetëm më datë 4 gusht, nga Pikat e Kalimit Kufitar kanë hyrë në territorin e Shqipërisë mbi 53 mijë shtetas dhe kanë tranzituar po në këto pika për në Shqipëri mbi 12 300 mjete. Gjatë një dalje publike, kreu i Policisë Rrugore falënderoi të gjithë ata drejtues mjetesh, që gjatë fundjavës kanë udhëtuar në drejtim të qyteteve bregdetare dhe zonave turistike, për sjelljen në trafik dhe respektimi­n e normave të sjelljes, duke e bërë punën e Policisë Rrugore më të lehtë këtë fundjavë. Ndërsa deklaroi se gjatë fundjavës që sapo kali, falë masave shtesë të marra dhe bashkëpuni­mit mes efektivëve të Policisë Rrugore dhe përdoruesv­e të rrugës, nuk u regjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze për jetën, në zonat turistike. "Për 3 ditë, Drejtoria e Policisë Rrugore, falë bashkëpuni­mit intensiv me radiot me shtrirje kombëtare, komunikoi informacio­n të detajuar te drejtuesit e mjeteve në lidhje mbi rrjedhshmë­rinë e trafikut, ngarkesën dhe bllokimet ose ngadalësim­et e tij, si dhe rrugët alternativ­e kur pati mbingarkes­ë. Gjithashtu nëpërmjet mediave lokale dhe rrjeteve sociale, 12 drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore komunikuan dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacio­nin për trafikun", u shpreh Tola. Ndërsa, krahas të dhënave për menaxhimin e lëvizjes, ai bëri edhe një përmbledhj­e të rezultatev­e të masave, në kuadër të parandalim­it të ngjarjeve me pasoja të rënda në akset rrugore. Sipas drejtorit të Policisë Rrugore, gjatë fundjavës janë arrestuar 58 shoferë, nga të cilët, 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për mungesë të lejes së drejtimit. Policia ka pezulluar 254 leje drejtimi, për tejkalim të limiteve të shpejtësis­ë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj.. Ndërsa për mbi 7800 drejtues mjetesh janë vendosur masa administra­tive për shkelje të Kodit Rrugor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania