Panorama (Albania)

Ndalimi i celularëve, Nikolla bën sikur ngjan me Macron

- PROF. DR. SHEZAI RROKAJ

Nëdatën 30 korrik 2018, ministrja Nikolla firmosi një urdhër nr. 433 “Për mospërdori­min e telefonit celular gjatë procesit mësimor në shkolla”. Ky urdhër përmbante tri pika: 1) Ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë procesit mësimor nga mësuesit dhe nxënësit në...

të gjitha shkollat e arsimit parauniver­sitar. 2) Njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e këtij urdhri dhe për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij. 3) Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri…

Nxjerrja e këtij urdhri përkoi me të njëjtën kohë kur Asambleja Kombëtare në Francë miratoi një ligj për moslejimin e celularëve, tabletave, orëve dhe çdo objekti që lidhet në rrjet. Ky ligj kaloi pasi para disa ditësh mori miratimin në Senat dhe në plotësim të një ligji të miratuar nga Asambleja Kombëtare në 12 korrik 2010. Asokohe, ligji për moslejimin e objekteve elektronik­e gjatë veprimtari­ve edukative u referohej moshave shkollore deri në 15 vjeç. Ligji i fundit përfshinte gjithë sistemin parauniver­sitar si dhe rregullont­e për nga ana e kompetenca­ve në nivelet shkollore më mirë këtë problemati­kë.

Po, a është e nevojshme rregullimi i kësaj problemati­ke gjatë veprimtari­së shkollore edhe në shkollat tona? Përgjigjja është pozitive. Po si? Në ç’mënyrë? Me ligj? Me urdhër? Me një urdhër që ka vetëm një pikë, “Ndalohet”? Pa debat publik, pa studime? Pa diskutime të paktën me grupet e interesit si mësuesit, nxënësit dhe prindërit? Këtu krahasimi i modeleve midis Francës dhe Shqipërisë është si dita me natën.

Nuk do të më shkonte mendja deri sa të mendoja se ky urdhër i menjëhersh­ëm, që përkon në kohë me Parlamenti­n francez, do të ishte një përgjigje “du tic au tac” ( aty për aty) francezëve, duke lënë të kuptohet se gjoja “kot” nuk na i çelët negociatat, se ne gatigati po ecim në të njëjtën mendësi dhe rrugë si ju, por as edhe për ta përdorur nesër si “carte”, se ja, ne po ndjekim hap pas hapi shembullin tuaj, madje në një sinkroni të hab- itshme. Nuk do të doja gjithashtu të mendohej se me gjeste politike fëminore për një shtet, siç ka ndodhur këto kohë, ne mund të bindnim miqtë tanë për progresin sinkron të Shqipërisë me vendet e Unionit.

Por ajo që më vetoi në mendje menjëherë ishte fakti se si francezët bëjnë dy ligje për këtë problemati­kë, kurse ne fap, me një urdhër ( vetëm me një pikë) duam ta zgjidhim problemati­kën mjaft komplekse të përdorimit të celularëve në shkollë. Pse francezët mendojnë se duhet ligj dhe pse Qeveria jonë e zgjidh vetëm me një urdhër? Pse francezët përfshinë gjithë spektrin politik në këtë debat dhe pse Qeveria jonë qenka kaq e zonja dhe ia dalka vetëm me një urdhër ministri, madje as edhe me një VKM?

Së pari, sepse çështja që trajtohet është kaq komplekse saqë nuk mund të shterohet me anë të një urdhri, e ca më pak vetëm me një pikë. Pra, kërkon një ligj, ose përfshirje në ligj. Por ministrja as nuk e kishte këtë mendje, sepse po të ishte kështu mund ta kishte përfshirë në amendimet e ligjit parauniver­sitar që sapo kaloi po në korrik në Kuvend. Por as edhe për të lëshuar një urdhër të tillë nuk u vu re ndonjë konsultim me grupet e interesit: nxënësit, mësuesit dhe prindërit, ndonjë studim a debat publik.

Në Francë, për të dyja ligjet u përfshinë grupet e interesit dhe vetë forcat politike, pasi problemati­ka në fjalë ngërthen një sërë çështjesh tejet të rëndësishm­e si: liria dhe e drejta e individit për informim dhe komunikim; e drejta e pronës së individit si mall në pronësi të dikujt dhe ndaj të cilit nuk mund të veprosh pa një legjislaci­on. Bie fjala në Francë mësuesi nuk do të kishte të drejtë pa ligj që të kontrollon­te çantën e nxënësit në rast dyshimi për mbajtje celulari. Po kështu, e drejta e favorizime­ve të disa shtresave sociale të caktuara, si individët me probleme fizike, e drejta për konfiskim të aparatit nëse nuk respektohe­t ligji dhe kthimi i tij te prindërit etj..

Së dyti, ky ligj ishte pjesë e premtimit gjatë programit elektoral të Macron. Pra, këto çështje janë debatuar edhe gjatë fushatës elektorale dhe kanë marrë një miratim publik, përderisa Macron- i i fitoi zgjedhjet. E megjithatë, debati publik, grupet e interesit dhe forcat politike u përfshinë në proces. Po ky urdhër çfarë përfshiu? Edhe data e lëshimit të tij ishte 30 korrik, koha kur i gjithë sistemi parauniver­sitar është me pushime verore.

Së treti, ligji francez erdhi pas disa studimesh si, p. sh.: rritja galopante e nxënësve ( 12- 17 vjeç) zotërues të një celulari, ku në vitin 2011 kishte 2 nxënës ndër 10 që kishin telefon, kurse në 2015- n raporti ishte 8 ndër 10. Në vitin 2018 raporti kishte shkuar 9 ndër 10 nxënës kishin celular ( shih CREDOC, Qendra kërkimore për studim dhe vëzhgimin e kushteve të jetesës). Nga ana tjetër, studimet në fushën e pedagogjis­ë dhe të psikologji­së kishin arritur në përfundimi­n se mbajtja dhe përdorimi i celularëve dhe objekteve të tjera elektronik­e turbullont­e përqendrim­in e nxënësve në klasë; kufizonte kohën për t’u çlodhur dhe për të bërë aktivitet fizik gjatë pushimit; rriste kohën e ekspozimit të nxënësve ndaj përmbajtje­ve të dhunshme dhe porno. Po çfarë gjëje të tillë merr parasysh ky urdhër?

Së katërti, ligji i Macron- it përcakton se në cilat vende ndalohen objektet elektronik­e si: klasa, korridore, biblioteka, oborre, terrene sportive etj., duke u lënë kompetencë vetë shkollave të vendosin për “territorin” e moslejimit të aparatit. Ligji përcakton të drejtën e konfiskimi­t të aparatit nga mësuesi në rast shkeljeje dhe dorëzimin e tij prindit. Por ligji përcakton edhe kur shkollat mund ta lejojnë mbajtjen për arsye pedagogjik­e e sportive dhe në situata urgjente apo për nxënësit me probleme fizike ( handikapat­ë, shurdh- memecët). Po çfarë mund të bëjë nga këto një urdhër me një pikë? Po shkollat tona nuk kanë të gjitha dollapë dhe sirtarë personalë për nxënësit. Ku do t’i mbajnë? Si do t’i ruajnë nga nxënës me vese, që mund të abuzojnë? Apo do t’i vendosin në klasë, në një tavolinë dhe në pushim, pasi mësuesi të largohet, të lëshohen mbi ta?

Jo vetëm që urdhri doli pasi të gjithë shkuan me pushime, por pika 2 e tij “Njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e këtij Urdhri dhe për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij”, i vë kapakun kësaj paqartësie, sepse presupozon të ishin nxjerrë akte normative që të kishin fuqi në lidhje me këtë urdhër, kur në fakt urdhri u paraprin atyre dhe sapo ai ka dalë.

Ministri i Edukimit në Qeverinë Macron, Jean- Michel Blanquer, theksoi me të drejtë se të hapurit ndaj teknologji­së së të ardhmes nuk do të thotë se ajo duhet përdorur me vend e pa vend. Por diskutimi i tyre me grupet e interesit, midis grupimeve politike, debati publik për marrje mendimi, studimet sociale ad hoc, pra, zbatimi i një procesi demokratik të ligjbërjes është ajo që e ndan këtë ligj nga ky urdhër, i cili mbetet një kinezëri e shëmtuar për të mos shkuar më larg, te verbëria e kësaj Qeverie, që s’po njeh pushtet tjetër përveç të vetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania