Panorama (Albania)

Tritan Shehu: Qeveria të mos përdorë projektet e NATO- s si fitore politike

-

Deputeti demokrat Tritan Shehu i kërkon qeverisë që të mos përdorë projektin e NATO- s për ngritjen e një baze ushtarake në Kuçovë si fitore politike për të kamufluar situatën e brendshme në Shqipëri. Përmes një statusi në "Facebook", Shehu shkruan se ka qenë Partia Demokratik­e, e cila ka lobuar që në 1992- n për të qenë pjesë e strukturav­e euroatlant­ike deri në anëtarësim­in e plotë të Shqipërisë në NATO në 2 prill 2009. "Çdo rritje e prezencës së NATO- s në Shqipëri, është thellësish­t e dëshiruar, stimuluar dhe mirëpritur nga ne; kjo është e "shkruar edhe në gjenet" tona. Dje, disa organe mediatike kërkonin të hidhnin mjegullnaj­a dyshimi rreth qëndrimit opozitar për "mundësinë e zgjerimit të prezencës së NATO- s në vendin tonë". Pa asnjë dyshim, këto janë vetëm aludime dashakeqe e krejt të kundërta me realitetin dhe faktet. Dua të kujtoj këtu që pothuajse i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO- s lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri në anëtarësim­in e plotë tonin aty. PD që me "lindjen" e saj, ndryshe edhe nga partitë e tjera të krijuara në ish- bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tonë për BE e NATO", shkruan deputeti demokrat. Ai kujton se socialistë­t kanë kundërshtu­ar në 1994- n dokumentin e përbashkët të qeverisë së PD me NATO- n. "Më tej, më qershor të 1992- it, pra dy muaj mbas formimit të Qeverisë sonë, Shqipëria aplikon e pranohet në Këshillin e Bashkëpuni­mit të Atlantikut të Veriut. Më dhjetor 1992, Berisha viziton Selinë e NATO ku pritet nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, i cili në mars 1993, viziton vetë Shqipërinë. Më 23 shkurt 1994 Berisha nënshkroi dokumentin Kuadër të Partnerite­tit për Paqe me NATO, duke e bërë Shqipërinë anëtaren e parë nga vendet ish- komuniste të saj. Më 20 prill, Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi këtë dokument, me gjithë kundërshti­të e socialistë­ve në këto periudha. Rruga vazhdon më tej në bashkëpuni­m gjithmonë dhe më të ngushtë derisa me Samitin e 2 prillit 2009, kur Kryeminist­ër ishte Berisha, u anëtarësua përfundimi­sht në NATO, duke përbërë kështu një nga arritjet më të mëdha historike të Shqipërisë, shqiptarëv­e e Rajonit tonë", shkruan Shehu. Ai i kujton qeverisë se duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe jo të merret me fitore politike. "Pra, është më e dobishme që kjo Qeveri të përpiqet të reali- zojë ' detyrat e shtëpisë' e të mos përdorë vendime të mundshme pozitive të NATO- s ndaj nesh e Rajonit, si ' fishekzjar­rë' politikë për të kamufluar realitetin tonë të brendshëm", përfundon Shehu.

 ??  ?? Tritan Shehu
Tritan Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania