Panorama (Albania)

Festa nis spektakola­re, turistët e huaj vlerësojnë “Birra Korça”

-

Turisti Zach Oaks nga SHBA- ja ka zgjedhur të konsumojë “Birra Korça”. I shoqëruar edhe nga e fejuara e tij, ai konsumon birrën e zezë, pasi, siç shprehet, e ka të preferuarë­n e tij. “Më pëlqen shumë birra e zezë. Ka një shije mjaft të veçantë dhe e kam të preferuarë­n time sa herë që vij në Shqipëri. Sot kam ardhur me të fejuarën time shqiptare dhe vendosëm të konsumojmë pikërisht këtë birrë”, shprehet ai.

Shoh që po konsumoni “Birra Korça”, si ju duket cilësia e saj?

Unë zgjodha të shijoj këtë mbrëmje pikërisht “Birra Korça” dhe duhet të them që nuk kam fjalë. Është e çuditshme sesi një birrë mund të impresiono­jë dikë kaq shumë. Më duhet ta pranoj, është shumë e mirë. Si keni mësuar për festën dhe “Birra Korça”? E fejuara ime është shqiptare dhe ajo më tha që bëhet kjo festë. Nuk hezitova të vij dhe të pi “Birra Korça”, pasi ajo është birra e këtij qyteti. Unë e pi sa herë që më jepet mundësia, pasi është një birrë e shkëlqyer. Ju nga vini? Unë vij nga Amerika. Siç e thashë, e fejuara ime është shqiptare dhe kisha dëgjuar shumë edhe më parë për këtë festë. U bëra kurioz dhe vendosëm të dy të vinim këtë vit. Korça më pëlqen dhe bashkë me birrën e saj bëhen dy arsye për ta vizituar këtë qytet. Si ju duket festa? Është një festë vërtet e bukur dhe e vlerësoj shumë. Është hera e parë që e shoh këtë festë dhe vërej që është pjesëmarrj­e e madhe. Ka njerëz, aq sa mund të të shohë syri, është plot me pjesëmarrë­s dhe më vjen mirë për këtë. Është një festë e plotë, me birrë, muzikë dhe shumë elemente të tjerë, është mbi të gjitha argëtuese

 ??  ??
 ??  ?? Turisti amerikan, Zach Oaks
Turisti amerikan, Zach Oaks

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania