Panorama (Albania)

PD denoncon abuzimet, Basha: Bizneset po mbyllen

“E vetmja rrugë për ekonominë është rikthimi i taksës së sheshtë”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e akuzon Kryeminist­rin Rama dhe qeverinë e tij për rrënimin e ekonomisë dhe për gjendjen e vështirë financiare, në të cilën ndodhen familjet shqiptare.

Duke kundërshtu­ar aktin normativ të firmosur nga Kryeminist­ri Rama, nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Jorida Tabaku, deklaroi se buxhetit të shtetit i mungojnë 5 milionë USD, si pasojë e mosmbledhj­es së taksave, por edhe mbylljes së bizneseve. Në një dalje për mediat nga selia blu, Tabaku deklaroi se vendimi i qeverisë për të futur biznesin e vogël në skemën e TVSH- së tregoi se nuk ishte një politikë për të formalizua­r ekonominë, por për të favorizuar disa subjekte të mëdha. Për këtë arsye, PDja kërkoi rikthimin e taksës së sheshtë. “Numri i bizneseve që kalojnë në gjendjen pasive janë duke u rritur. Në korrik 2018 kanë kaluar në status pasiv 1272 biznese, ose pothuajse 65% me shumë sesa korriku 2017 ( i cili rezultonte 771 biznese). Siç u vërtetua, futja në TVSH e biznesit të vogël ( 11.500 subjekte), nuk ishte për formalizim­in e ekonomisë, por për favorizimi­n e disa subjekteve të mëdha, që operojnë në sektorin e tregtisë. E vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura ekonomike, është një taksë e sheshtë që do të stimulojë ekonominë dhe do jetë promotori i rritjes së të ardhurave”, tha Tabaku.

REAGIMI Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, e ka cilësuar mbylljen e 45 bizneseve çdo ditë si rekordin e ri të bandës së hajdutëve të “Rilindjes”. Përmes një postimi në “Tëitter”, Basha thekson se kriza ekonomike është thelluar ako- ma më tepër, kur 66% biznese më shumë kanë falimentua­r. Duke iu referuar këtyre statistika­ve, Basha u bën thirrje shqiptarëv­e të reagojnë, duke kujtuar se sa më shumë të zgjasë kjo qeverisje, akoma më keq do të jetë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët. Thellohet kriza ekonomike, 66% biznese më shumë të falimentua­ra. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë biznese mbyllen”, shprehet Basha.

ANALIZA Këshilltar­i ekonomik në PD, Dorian Teliti, deklaroi se akti normativ që qeveria ka ndërmarrë nuk do ta përmirësoj­ë situatën e vështirë ekonomike që vendi po kalon. “4 gjëra janë të sigur- ta në buxhetet e qeverisë Rama: Dështimi në mbledhjen e taksave të rritura. Abuzimet me fondet buxhetore ( KLSH). Shpenzimet e luksit dhe shpenzimet klientelis­te. Përdorimi i akteve normative disa herë çdo vit”, tha Teliti. Këshilltar­i ekonomik i demokratëv­e kujtoi se investimet publike rezultojnë 40 mln dollarë më të ulëta sesa planifikim­i 6mujor ose 12% më pak. Sipas Telitit, qeveria ka zgjedhur që investimet publike t’i fokusoje vetëm në PPPtë klientelis­te.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania