Panorama (Albania)

SHBA reagon për kufijtë, Vasili: Thaçi testoi opinionin

Thaçi- Berisha? Batutat emocionale dëmtojnë Kosovën e Shqipërinë

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, i cilëson deklaratat e Presidenti­t Thaçi si një mënyrë për të testuar opinionin e ndjeshëm shqiptar. Në një intervistë për “Panorama”, Vasili shprehet se deklaratat dhe batutat emocionale mes Thaçit dhe Berishës dëmtojnë si Kosovën ashtu dhe Shqipërinë.

Si i shihni deklaratat e Presidenti­t Thaçi për “korrektime kufijsh”?

Absolutish­t që çdo gjë që ndodh në Kosovë apo që artikulohe­t politikish­t në Kosovë ndiqet me interesim dhe me merak, pasi për ne raporti me Kosovën është një raport edhe gjaku dhe vital, edhe historik, pra, ne kemi thënë vazhdimish­t që jemi shqiptarë, që rastësisht kemi dhe një kufi në mes. Pra, natyrshëm si një çështje mes vëllezëris­h, edhe interesimi është maksimal. Sigurisht që deklaratat e z. Thaçi, që të jemi korrekt, kanë një aspekt të fortë deklarativ. Përgjithës­isht janë të varfra nga elementët konkretë të një marrëveshj­eje të mundshme apo të një negocimi me momentet e tij të qarta. Kështu që, në fund të fundit, z. Thaçi më tepër ka pasur orientimin dhe tendencën të ngrejë një debat. Në pikëpamjen time, ai do të vështrojë dhe si reagon opinioni publik në Kosovë, pasi kemi të bëjmë me një opinion publik shumë të ndjeshëm. Lidhur me çështjen me Serbinë besoj që ka një diferencë të rëndësishm­e mes opinionit në Shqipëri dhe Kosovë përsa i përket ndjeshmëri­së, pasi duhet të jemi shumë të qartë në këtë çështje. Kështu që Presidenti i Kosovës duhet të kuptojë që përveç asaj që ai nuk e thotë se sigurisht në politikë ka një pjesë që është e dukshme dhe një pjesë të padukshme. Unë nuk dua të besoj që pjesa e dukshme është vetëm maja e ajsbergut që është 1/ 7 dhe 6/ 7 janë poshtë. Për të qenë korrekt, në fund të fundit, ne duam vetëm të mirën e Kosovës. Të gjithë në Shqipëri me politikën shqiptare janë të interesuar që dialogu Serbi- Kosovë mos të ndalet në asnjë rast, pasi ka të bëjë shumë me ardhmërinë europiane të Kosovës, por dhe të Serbisë vetë, e cila ka kusht të pakapërcye­shëm raportin me Kosovën. Dhe së treti, besoj që është shumë e rëndësishm­e të theksojmë që Kosova sot është në një moment, në të cilin nuk ka mundësi historike dhe politike të humbasë dot më asgjë. Por ka mundësinë historike për të ecur përpara në drejtim të integrimit dhe të njohjes së saj. Pasi mënyra sesi është ndërtuar Kosova, dy kolonat e themelet e saj i ka një konstatim kushtetues dhe real të saj të një bashkëekzi­stence mes etnive si në asnjë model tjetër europian. Dhe së dyti, një integritet territoria­l, i cili jo rastësisht si në asnjë simbolikë kombëtare të botës, edhe etnitë ndodhen në flamur dhe harta e Kosovës ndodhet në flamurin kombëtar të saj. Pra, këto dy elemente të qenësishme janë shinat e mëdha, nga të cilat Kosova nuk del dot, nuk humbet dot terren, por janë dhe burimi i fuqisë dhe të qenurit të saj unike.

Në fakt, deri ditën e sotme nuk është se kemi pasur reagime nga Tirana zyrtare, apo ndërkombët­arët. Sot mbërriti dhe reagimi nga DASH për këtë çështje. Është shprehur se duhet të bien në kompromis palët. Si e interpreto­ni ju këtë?

Deklarata e DASH- it, për mendimin tim, ishte konstrukti­ve dhe besoj që lajtmotivi i saj ka qenë një dhe vetëm një. Dhe nuk besoj se duhet dikush të përpiqet mes rreshtave të gjejë kuptime të tjera. Pra, thelbi ishte, dialogu Kosovë- Serbi nuk duhet të ndalet. Dhe ky lajtmotiv, që është i qartë në gjithë kontekstin, është shumë i rëndësishë­m. Pra, do ishte shumë e gabuar dhe e dëmshme që ky dialog të ndërpritej, të rivendoses­him sërish në llogore dhe besoj që në këtë mes do kishte vetëm të humbur. Por ky dialog sigurisht ka disa vija të kuqe të përcaktuar­a nga vetë Kosova, nga politika kosovare, nga Parlamenti i Kosovës, nga populli i Kosovës me mënyrën si ka votuar. Të cilët janë, integritet­i territoria­l dhe bashkëjete­sa etnike. Që ka qenë dhe thelbi i pakos së Ahtisarit. Dhe ju e dini që dhe në deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në pikën 8 theksohet saktësisht që çështja e territorev­e është sipas kapitullit përkatës në paketën e Ahtisarit.

E gjithë kjo temë ka sjellë debate mes dy figurave politike, z. Thaçi dhe ish- Kryeminist­rit Berisha. Si e shpjegoni ju debatin e lindur?

Në debatin e një Presidenti dhe një ish- Presidenti nuk dua të futem për një arsye shumë të thjeshtë. Një gjë është e qartë dhe e sigurt, që veprimtari­në politike të njëri- tjetrit, besoj, të dy personazhe­t e njohin mirë. Z. Berisha është një lider politik, i cili ka qenë një aktor me peshë të jashtëzako­nshme në shumë procese, që janë shënjuar jo vetëm në pluralizmi­n shqiptar, por dhe në pluralizmi­n në Kosovë. Besoj e gjithë Shqipëria ka pasur një rol aktiv lidhur me çështjet kombëtare. Dhe në momentet delikate kur përvijoi në finalizimi­n e luftës së Kosovës. Dhe mendoj që çdo nervozizëm në këto debate, por dhe batutat e pakontroll­uara mirë dhe emocionale, nuk janë as në të mirë të Kosovës dhe as Shqipërisë dhe imazhit të shqiptarëv­e. Besoj, që kemi njerëz që nuk e duan Kosovën, kemi njerëz që nuk e duan dhe Shqipërinë. Më mirë të ndeshemi me ta sesa të ndeshemi me njëri- tjetrin.

 ??  ?? Thaçi e Haradinaj
Thaçi e Haradinaj
 ??  ?? THAÇI, MOGHERINI E VUÇIÇ
THAÇI, MOGHERINI E VUÇIÇ
 ??  ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania