Panorama (Albania)

Maxhoranca përjashtoi gjyqtarët nga profesioni i avokatit

- Taulant Balla

Maxhoranca miratoi propozimin e saj për të mos lejuar prokurorët dhe gjyqtarët, që penalizohe­n nga vetingu, të punojnë si avokatë. Projektlig­ji "Për profesioni­n e avokatit në Republikën e Shqipërisë" mori 75 vota në seancën e fundit parlamenta­re të sesionit që u mbyll. Sipas propozimit të Taulant Ballës, të përjashtua­rit nga sistemi i drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë nuk mund të bëhen avokatë, ndryshe nga sa propozoi Komisioni i Ligjeve. Në seancë, kryetari i Grupit të PS- së, Balla u shpreh se do i drejtohemi me një shkresë edhe Komisionit të Venecias nëse shkelen të drejtat e njeriut pas vendimit për të përjashtua­r të përjashtua­rit nga vetingu. Ndërkohë që kundër përjashtim­it votuan Spartak Braho dhe Elena Xhina. "Edhe ligji që votuam për avokatinë dhe amendament­i i propozuar nga unë dhe Manja është hap i rëndësishë­m drejt garantimit të moralit dhe pastërtisë së atyre. Amendament­i garanton që personat, që kanë qenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe largohen nga vetingu për një kohë të caktuar, nuk mund të punojnë si avokatë. Do të marrim në kohë edhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias", tha Taulant Balla. Kur ky propozim u diskutua për herë të parë në Komisionin e Ligjeve, Maks Haxhia, kreu i Dhomës së Avokatisë pati një qasje pozitive. "Do të kemi 3 kategori të larguarish nga vetingu, do të jenë të paaftit, me figurë jo të pastër dhe të korruptuar­it. Mendoj që do të jetë një qëndrim i diferencua­r. Një gjyqtar, një prokuror, që është larguar për korrupsion, nuk mund të jetë sepse barazohet me atë që janë të dënuar për vepra penale", është shprehur avokati Maks Haxhia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania