Panorama (Albania)

Aksident tragjik në Tiranë, makina godet kalimtarët, 2 të vdekur, 2 të plagosur

Shoferja 38- vjeçare humb kontrollin e mjetit, përplas nënën me dy fëmijë në trotuar, vdes vajza 7- vjeçare, vajza tjetër rëndë

- ETLEVA DELIA

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur e dy të plagosur ndodhi mëngjesin e djeshëm, pranë Urës së Institutit Bujqësor, në Tiranë.

Një shofere 38- vjeçare, e pajisur me patentë prej 5 vitesh, ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur një të ri me biçikletë dhe më pas një nënë me dy vajza të mitura që ndodheshin në trotuar. Për pasojë, kanë humbur jetën në vend çiklisti 29- vjeçar dhe njëra nga vajzat e mitura, që ishte e shoqëruar me nënën dhe motrën. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 08: 40, në afërsi të shinave të trenit, në vendin që njihet si Kthesa e Kamzës. Drejtuesja e mjetit, Rozina Koleci, nga Mati dhe banuese në Zall- Herr, ka qenë duke lëvizur nga Tirana në drejtim të Kamzës dhe në një moment është përfshirë në një përplasje mjetesh. Ekspertët tregojnë se drejtueses i ka dalë situata nga kontrolli edhe për shkak të eksperienc­ës jo të mjaftueshm­e në drejtimin e mjetit, pasi në rast se do të kishte frenuar, ngjarja mund të ishte pa pasoja. Por në fakt ka ndodhur e kundërta. Pasi ka goditur mjetin e parë, ajo i ka dhënë gaz mjetit, duke goditur të dytën, të tretën, më pas çiklistin dhe kalimtarët. Burimet thanë se mjeti është ndalur vetëm nga përplasja me makinat e tjera në rrugë, pasi bilanci i aksidentit mund të kishte qenë edhe më i rëndë.

VIKTIMAT Dy persona kanë ndërruar jetë menjëherë dje në mëngjes, pasi janë përplasur nga automjeti tip “Mercedez Benz”, me targë AA 071 UA, që drejtohej nga 38- vjeçarja Rozina Koleci. I pari ka qenë 29- vjeçari Ramazan Isha, 29 vjeç, i cili është goditur në rrugë nga makina dhe ka humbur jetën në vend. Makina ka marrë para biçikletën me forcë, duke e ngjitur në xhamin e parë e më pas i riu është përplasur fort në asfalt. Menjëherë pas tij, automjeti që kishte humbur kontrollin ka përplasur në trotuar edhe nënën 29- vjeçare Valbona Ndreu, e cila po ecte bashkë me dy vajzat e mitura, 7 dhe 6 vjeçe. Si pasojë e përplasjes së fortë, vajza 7- vjeçare me inicialet E. N., ka ndërruar jetë në vend, duke mbetur e vdekur para gomave të para të makinës. Nëna bashkë me vajzën tjetër kanë mbetur të plagosura rëndë dhe janë transportu­ar drejt Spitalit të Traumës. Burimet thanë se 6- vjeçarja ka disa plagë në kokë e për këtë arsye pritet t’i nënshtrohe­t një ndërhyrjej­e neurokirur­gjikale. Ndërsa nëna e saj është në gjendje më të stabilizua­r. Vetë drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin ka pësuar vetëm disa plagë të lehta në fytyrë. Ajo është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka dhënë deklarime para oficerëve të Policisë, për shkak të gjendjes së rëndë psikologji­ke.

DINAMIKA Përveç këqyrjes së vendit të ngjarjes, matjeve dhe ekspertizë­s nga specialist­ët e Policisë Rrugore, për ndërtimin e skenës së ng- jarjes kanë ardhur në ndihmë edhe pamjet e disa kamerave sigurie që janë sekuestrua­r nga Policia. Sipas pamjeve filmike, automjeti që drejtonte Rozina Koleci është përplasur fillimisht me një mjet para saj. Më pas ka goditur një automjet të dytë e pas tij një të tretë. Nga pamjet duket se shoferja lëshon timonin dhe në vend që të frenojë i jep gaz makinës, duke përplasur çiklistin, që ende nuk është verifikuar plotësisht nëse po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, apo paralel me automjetin. Në fund makina përplas në trotuar edhe nënën me dy vajzat e mitura, duke u ndalur vetëm pasi përplas një furgon.

 ??  ?? Një nga viktimat e aksidentit
Një nga viktimat e aksidentit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania