Panorama (Albania)

1.5 tonë kanabis dhe armë, asnjë i arrestuar

-

TEPELENE - Një sasi e madhe lënde narkotike, e llojit kanabis sativa si dhe arsenal armësh u bllokuan pak ditë më parë gjatë një aksioni në fshatin Leshnje të Memaliajt. Droga ishte e fshehur në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa, nga ku u gjet e mbyllur brenda dy furgonëve të bardhë të markës ' Mercedes Benz' me targa të falsifikua­ra. Në brendësi të automjetev­e u gjetën 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa si dhe 16 armë zjarri ( 1 snajper, 12 kallashnik­ovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu). Por, gjatë aksionit nuk pati asnjë person të arrestuar. Operacioni erdhi si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e Policisë, për evidentimi­n e personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike, me qëllim trafikimin e saj. Sipas Policisë, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll, me qëllim shmangien e kontrollit. Sipas Policisë, droga është prodhuar më herët dhe se madje një pjesë e saj ishte e ngurtësuar dhe drejt dekompozim­it. Por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se sasia është duke u analizuar, duke mos përjashtua­r faktin se kemi të bëjmë me një sasi të kultivuar së fundmi, pikërisht afër zonës ku edhe u gjet e ngarkuar. Sipas Policisë, operacioni i koduar "Vjosa" është ndërmarrë edhe pas informacio­neve të marra në rrugë operative se kishte nisur tashmë lëvizja dhe tentativa e trafikantë­ve për ta transportu­ar mallin dhe për ta hequr nga zona ku mbahej e fshehur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania