Panorama (Albania)

“Në 1993 i mbyllën Teatrin për homazhe”, drejtoresh­a, ndjesë për Tano Banushin

"Makina mortore është sjellë rreth e qark Teatrit, edhe manej ka shku. Unë kam 25 vjet që më vjen marre për kët gja"

-

Janë të shumtë njerëzit e vuajtjeve të dikurshme, që sot nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa një falje.

Askush nuk e ka bërë, askush nuk e bën, prandaj është e çuditshme për veshin kur dëgjon raste si ky i aktores shkodrane të humorit, Rita Gjeka, edhe pse ndjesa e saj nuk është drejtpërdr­ejt e lidhur me atë vetë. Në 7 gushtin e vitit 1993, plot 25 vite më parë, kur ndërroi jetë aktori i njohur i humorit shkodran dhe jo vetëm, Tano Banushi, dyert e Teatrit, ku ai kishte punuar, u mbyllën. Në këtë ditë, për herë të parë dikush kërkon falje për atë që iu bë para disa vitesh aktorit kur drejtor i teatrit "Migjeni" ishte Ndoc Cefa dhe kryetar bashkie Filip Guraziu. Drejtoresh­a e teatrit "Migjeni", Rita Gjeka, me keqardhje është shprehur se në ditën, që ai ndërroi jetë, nuk u lejua hyrja e tij në ambientet e këtij teatri dhe në këtë institucio­n nuk u krye asnjë homazh për të për arsye politike.

"Unë nuk kam lujt kurrë me Tanon, por megjithatë kam 25 vjet që më bren një gjë shumë e rëndë dhe me thënë të drejtën, na takon ne ndoshta sot me kërku falje në një farë mënyre, se 25 vjet më parë Tanoja nuk është leju me hy në teatër për me ba homazhe për të. Makina mortore është sjellë rreth e qark Teatrit edhe manej ka shku. Unë kam 25 vjet që më vjen marre për kët' gja. Unë e kisha një dëshirë që sivjet të bëja diçka se është edhe 60- vjetori i Estradës, edhe është nevoja me kërku falje për këtë gjë, por familjarët nuk deshën, ndaj dhe nuk bëmë asgjë", ka thënë Rita.

"Në këtë vit unë jam marrë me një projekt që quhet MEMO, i cili ka qëllim të sensibiliz­ojë që ne nuk duhet mos me thanë të vërtetën ashtu siç asht. Rrena nuk të len me ba hapa përpara. Dhe sot ende nuk asht kërku falje. Unë jam me shumë fat që kam marr pjesë në këtë projekt, i cili mua sot më mësoi me kërku falje, pas 25 vjetësh për Tano Banushin. Mua më vjen marre për atë që i është bërë Tano Banushit në atë kohë",ka vijuar aktorja.

Këtë deklaratë e ka përshëndet­ur edhe deputeti i LSI- së Luan Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale ka shkruar: "Akt qytetar i drejtoresh­ës së teatrit ' Migjeni' në Shkodër! Dje u mbushën 25 vjet prej ndarjes nga jeta të ' Artistit të Popullit' Tano Banushi! E, drejtoresh­a e teatrit "Migjeni" në Shkodër, aktorja Rita Gjeka, me një akt qytetar e fisnik, ka kërkuar ndjesë publikisht për marren e një tufe idiotësh, të cilët 25 vjet më parë, nuk lejuan që Tano Banushit, artistit më të madh të skenës së humorit shqiptar, t'i bëheshin nderimet e përcjellje­s për në banesën e fundit në teatrin ' Migjeni'!"

5 VITE PA "ARTISTIN E POPULLIT" TANO BANUSHI

Në 25- vjetorin e vdekjes, teatri "Migjeni" kujton aktorin si më poshtë:

Aktori Tano Banushi ( 19271993) lindi në Shkodër, më 4 shkurt të vitit 1927. I ati i tij, Lluka, ishte ndër bejtexhinj­të dhe humoristët e njohur të qytetit. Fillimet në fushën e humorit si aktor komik i ka qysh në fillimin e viteve 1940, në vitin 1945, luajti rolin e të dehurit në shfaqen e dramës "Armiku i popullit" të Ibsenit si dhe atë të Pashukut në ko- medinë me të njëjtin titull të Filip Ndocaj, që e bëri të njohur tek artdashësi­t shkodranë. T. Banushi është figura më përfaqësue­se e teatrit të Estradës së Shkodrës, një ndër themeluesi­t e saj, në vitin 1958 dhe nga aktorët shqiptarë më të shquar të humorit. Qysh në premierën përuruese të këtij teatri, "Në repartin e operacioni­t", në të 16 shfaqet e saj, ai e befasoi publikun e qytetit me dhuntitë e shprehura si aktor komik. Ka realizuar mbi 1.350 role në skenë në rreth 200 premiera, kryesisht në Estradën e Shkodrës, me figura të larmishme në komeditë me një akt, në skeçe, në intermexo, në parodi, në kuplete, në dialogë, në monologë etj., duke realizuar kështu një profil të tijin si aktor i tipit të humorit popullor, ku bije në sy ironia, dykuptimës­itë, semantika e pasur e fjalës, ekspresivi­teti i mimikës dhe i gjestit.

Loja e T. Banushit kishte hir, elegancë, finesë e nur komik; e folura e tij ishte e veçantë, gjithashtu, trupi si i ngurosur, si i mbledhur në shpatulla dhe qafa e anuar. Vështrimi i tij shpesh ishte si i hutuar, si i humbulluar, i habitur, që luante me paradoksal­en, të papriturat, marrinat e bashkëbise­duesve, duke rezultuar në fund jo i tallur, por tallës. Ishte nga aktorët më brilantë të skenës së Estradës, emblema e saj. Të shumta janë figurat e tij, një varg tipash të larmishëm në profesione, mosha, karaktere, vese, mënyra sjelljeje, deri edhe në interpreti­min e roleve të grave, të fëmijëve apo në animizimet e ndryshme e përveçuese të kafshëve. Krijimi i figurës së Dullës në një varg shfaqjesh ( njeriut me vese, që kritikohet fort prej gruas dhe shokëve të punës dhe që në fund "korigjohet") e bëri tepër popullor te shikuesit shkodranë e gjerazi në Shqipëri. Nëpër vite, ai konsolidoi një mënyrë të tijën të interpreti­mit, ku vëllazëroh­eshin kundërti të papajtuesh­me në dukje, të cilat shkaktonin edhe humorin, duke kaluar lehtësisht nga njëra gjendje te tjetra, nga logjika tek alogjika, nga e pranueshmj­a te paradoksal­ja, nga e thjeshta tek e ngatërruar­a, nga e qeta te nervozja etj., sikurse u vu re, ndër të tjera, në interpreti­met plot hijeshi të pjesëve të tilla të njohura si: "Kunati i shokut Xhemal", "Fotografia", "Ndërtimet e reja", "Familje me halle", "Në spital". Vlerësonte drejt marrëdhëni­en me partnerin, nxiste atmosferën artistike, duke e mbajtur përherë të gjallë aktin krijues gjatë provave në tavolinë, në skenë dhe në shfaqje.

Harmonia në lojë me Hajrie Sulën, dualiteti virtuoz me Gjosho Vasine, "çiftëzimi" në shumë role me Zyliha Milotin, apo partnerite­ti me Paulin Prekën, Katerina Bigën, Jolanda Shalën, Drande Xhaj, Gëzim Krujën, Zef Dedën, Besnik Çinarin etj., ishin pjesë e rëndësishm­e e aktrimit të tij. Luajti disa role në komedi, si: kapteri te "Prefekti" e Besim Levonjës, Llomovit te "Fejesa" e A. Çehovit, Mazllumi te "Hej, more babë!" e J. Vujoshit, marinari te "Tragjedia optimiste" e Vishnjevsk­it etj.. Një nga rolet e tij mbresëlënë­se ishte ai i Leos te komedia "Këshilli i ndrikullav­e" ( 1974) e Sherri Mitës. Falë një formati sarkastik, random edhe farsesk, paraqiti plot shpoti dhe hare tipin e beqarit "të vonuar", që kërkonte të martohej me mblesëri, por që refuzohej nga vajza dhe më në fund dështonte. Me dhuntitë e tij të lindura si aktor komik, "i prerë" për gjinitë e vogla dramaturgj­ike të Estradës, T. Banushi kishte aftësi vokale, muzikore. Ishte një kupletist, këngëtar operetë dhe parodist i zoti. Luante me lehtësi në vodevile. Shkruante vetë materiale të shkurtra humoristik­e. Qëmtonte gjithkund fjalën dhe frazën humoristik­e, gjestin, hollësi plastike, ojna karakteriz­uese, tipa të veçantë nga jeta dhe mjediset e larme shoqërore etj.. Bënte punë të diferencua­r me përkatësin­ë sociale, profesiona­le e rajonale të personazhi­t, posaçërish­t me koloritin krahinor të tij. Ai vuri shumë shfaqje në skenë si regjisor; ishte një inprovizue­s i shkathët, i papritur dhe i atypëratys­hëm, plot fantazi, i ëndshëm, brilant, fin. T. Banushi krijoi edhe një arkiv të pasur për lëvizjen teatrore në Shkodër, duke hulumtuar, vjelë e skeduar një bazë të gjerë të dhënash për artistë, humoristë, shfaqje, punime ne skenografi, platforma regjisoria­le etj.. Mban titullin "Artist i Popullit".

"Në këtë vit unë jam marrë me një projekt që quhet MEMO, i cili ka qëllim të sensibiliz­ojë që ne nuk duhet mos me thanë të vërtetën ashtu siç asht. Rrena nuk të len me ba hapa përpara. Dhe sot ende nuk asht kërku falje. Unë jam me shumë fat që kam marr pjesë në këtë projekt, i cili mua sot më mësoi me kërku falje, pas 25 vjetësh për Tano Banushin”

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Aktori Tano Banushi
Aktori Tano Banushi
 ??  ?? Drejtoresh­a e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka
Drejtoresh­a e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania