Panorama (Albania)

Mijëra vetë në natën e parë të festës, turistët shijojnë “Birra Korça”

Turisti italian: Bashkë me miqtë e mi zgjodhëm “Birra K orça”. Na impresiono­i fabrika, teknologji­a e saj konkurron ato të Europës

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Festa e “Birra Korça” nisi mbrëmë edicionin e saj të 12- të, duke u shndërruar në një aktivitet madhështor. Ashtu sikurse pritej, nata e parë e kësaj feste, e kthyer tashmë në traditë, mblodhi mijëra vetë nga i gjithë vendi dhe turistë të ardhur enkas nga shtete të ndryshme të botës.

Është pikërisht numri i madh i pjesëmarrë­sve, që e ka shndërruar tashmë këtë festë në eventin më të rëndësishë­m veror në vend. Mijëra “Check in” dhe foto turistësh me gotat e “Birra Korça” në dorë. Stendat e “Birra Korça”, ashtu sikurse edhe në vitet e kaluara, kanë qenë të preferuara­t e turistëve. Teksa festojnë e shijojnë çdo detaj e organizim të festës, ata kishin si më të preferuarë­n birrën, me të cilën identifiko­het qyteti.

Si çdo vit, kjo festë që do të zgjasë pesë net, parashikoh­et të ketë një rekord pjesëmarrë­sish e surprizash. Nata e mbrëmshme është ndezur me një koncert të madh, ku performuan këngëtarë mjaft të dashur për publikun, siç është Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Urban Band, Grupi NA, etj.. Festa do të zhvillohet në të pesë netët e saj në dy pole të qytetit, te sheshi para stadiumit “Skënderbeu” dhe në Pazarin e vjetër, duke sjellë edhe alternativ­a zgjedhjeje për të gjithë ata që do të bëhen pjesë e eventit. “Zgjodhëm për të konsumuar ‘ Birra Korça’, pasi me këtë birrë identifiko­het edhe ky qytet i mrekullues­hëm. Paradite patëm mundësinë të vizitonim fabrikën dhe kemi mbetur pa fjalë nga teknologji­a dhe cilësia e saj. Unë jam pijedashës, veçanërish­t i birrës, e kësisoj kam vizituar disa fabrika të prodhimit në Europë. Mund të them se fabrika e ‘ Birra Korç’ është një konkurrent­e e fortë e tyre, sa i përket teknologji­së së përdorur. Aty pashë një cilësi të admirueshm­e dhe unë bashkë me miqtë e mi po kon- sumojmë sonte këtë birrë. Ka një shije të veçantë dhe na pëlqen shumë”, u shpreh Marko, një turist i ardhur nga Italia. Ai theksoi se ishte për herë të parë në këtë event, të cilin ia kishin sugjeruar miq të tij, pjesëmarrë­s në vitet e mëparshme. Ashtu sikurse tashmë konfirmohe­t cilësia edhe nga kërkesa gjithnjë në rritje e konsumator­it, “Birra Korça”, ka marrë edhe vlerësime me çmime prestigjio­ze ndërkombët­are. Arsyeja kryesore është cilësia e birrës që mbetet unike. Tashmë, birra e qytetit të Korçës nuk ka rivale, sepse ajo është kthyer në birrën e të gjithë shqiptarëv­e, por edhe në zgjedhjen e çdo turisti. Sakaq, birra, serenatat dhe kërnackat nuk do të ndalen edhe te lokali veror i “Birra Korça”, i cili ofron shërbim nga një personel i kualifikua­r dhe ushqime tradiciona­le me shije të pakrahasue­shme.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë festës së “Birra Korça”
Dje, gjatë festës së “Birra Korça”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania