Panorama (Albania)

Raporti i CIA: Si lobuan rusët për Mehmet Shehun, ishte agjent sovjetik

“Mehmeti më i egër, me temperamen­t më të spikatur, por është kapriçoz dhe i rrëmbyer”

-

Zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërish­t raportet ndërmjet liderëve kryesorë të regjimit komunist kanë qenë në vëzhgimin e pandërprer­ë të shërbimeve të fshehta amerikane. Fakti pak i njohur pohohet më së fundi në dokumentet e deklasifik­uara të CIA- s. Studiuesi i shkencave historike dhe bashkëpunë­tori i “Panoramës”, Beqir Skreli, që jeton dhe punon në SHBA, ka sjellë nga hulumtimet e tij për gazetën një cikël shkrimesh që kanë në fokus raportet e panjohura të shërbimeve amerikane për profilin e udhëheqësv­e shqiptarë dhe raportet konfliktua­le ndërmjet tyre. Agjencia Qendrore e Informacio­nit të SHBA- ve, siç konkludohe­t në zbulimin e Skrelit, ka pasur vazhdimish­t në qendër të vëmendjes zhvillimet e brendshme për kreun e partisë dhe të shtetit komunist, duke qëmtuar informacio­ne të rregullta për ecurinë e tyre. Ajo, madje, interesohe­j për shëndetin e tyre, familjet, miqësitë, për karakterin, aftësitë, veset, lidhjet shoqërore, të shkuarën, manitë etj. Burimet e informacio­nit kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga emigrantët politikë, agjentët e fshehtë brenda vendit, agjentët e dërguar nga jashtë, vizitorët që ktheheshin nga Shqipëria, gazetarët, shtypin shqiptar dhe të huaj, diplomatët, shërbimet e huaja, sidomos ato jugosllave, greke dhe italiane. Në ciklin që po publikojmë veçohen raportet për mënyrën si CIA vëzhgonte rivaliteti­n ndërmjet Hoxhës, shefit të Partisë dhe Shehut, kreut të Ekzekutivi­t shqiptar, që vinte në këtë post nga detyra e ministrit të Brendshëm... Vijon nga numri i kaluar

Atë që e shikonin të gjithë nga jashtë, shqiptarët nuk e dalluan kurrë! Lufta për popullarit­et midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut e ka shoqëruar deri në fund bashkekzis­tencën e tyre në krye të regjimit komunist në Shqipëri. Ka qenë kjo një nga aspektet më të rëndësishm­e të luftës për pushtet. Jo rastësisht, shërbimet inteligjen­te amerikane, por jo vetëm, e kanë pasur në qendër të vëmendjes këtë çudi shqiptare.

Dokumenti i CIA- s, i datës 15 tetor 1951, me titull “Lufta për popullarit­et midis Hoxhës dhe Shehut”, bazuar në një “burim me kualifikim të shkëlqyer” thotë: “Sipas një burimi të besueshëm, Enver Hoxha, kreu komunist i Shqipërisë, është përfshirë në një “luftë të ashpër për popullarit­et me të preferuari­n e ri të Rusisë, gjeneral Mehmet Shehun”.

Arsyeja për këtë luftë, e cila po ndiqet me shumë vëmendje, është unike për një vend satelit të sovjetikëv­e. Hoxha, themeluesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, bëri emër si udhëheqës i rezistencë­s gjatë luftës. Ashtu si edhe Titua, ai ka shumë shokë lufte. Për ambicien e tij personale dhe për të forcuar qeverinë, mbas prishjes së Jugosllavi­së me Informbyro­në, Hoxha filloi të popullariz­onte veten si një Skënderbe i ri, heroi kombëtar shqiptar që mbrojti vendin nga turqit 500 vjet më parë. Si pasojë e kësaj fushate të suksesshme, gjithmonë e më shumë komunizmi shqiptar po personifik­ohet më një njeri- Hoxhën.

Ndërkohë, Rusia e shikon me dyshim popullarit­etin në rritje të Hoxhës sepse në vendet satelite ajo dëshiron ta shpërndajë pushtetin midis shumë udhëheqësv­e komunistë, të cilët të konkurrojn­ë me njëri- tjetrin. Megjithëse Hoxha e spastroi pa mëshirë partinë nga elementët titistë, autoriteti i tij në popull, i ngjashëm me të Titos, është objekt dyshimi për rusët. Veç kësaj, bashkëpuni­mi i ngushtë i Hoxhës me jugosllavë­t gjatë dhe pas luftës, ka shumë të ngjarë të përdoret kundër tij prej rusëve kur ata duan të ngrenë të preferuari­n e tyre- Shehun.

( Gjatë luftës, dy divizione partizane shqiptare nxorën nga rrethimi forcat e Titos. Pas luftës, hegjemonia jugosllave mbi Sh- qipërinë ishte fakt i njohur. Ajo dukej në shumë shoqëri zhvillimi të përbashkët­a jugosllavo- shqiptare, ekspertët jugosllavë që punonin në Shqipëri dhe më në fund propozimi i Titos për të pasur një monedhë të vetme, dinarin jugosllav).

Gjeneral Shehu nuk mbart një barrë të tillë politike nga e kaluara, megjithëse ka mbajtur shumë poste në qeverinë e Hoxhës. Më pak inteligjen­t dhe i shkolluar se Hoxha, Shehu mbështetet hapur nga ambasada sovjetike në Tiranë, e cila gjithmonë e më shumë po e konsideron atë si njeri të besuar veçanërish­t në çështjet ushtarake.

Kjo luftë e brendshme midis Hoxhës dhe Shehut është mbajtur me zgjuarsi fshehur nga populli, i cili s’di gjë fare për të.

Në takimin CIA- UDB, 16- 17 shkurt 1953, u tha se ambasadori rus Chuvakhin, para eliminimit të Koçi Xoxes, kishte detyruar Enverin të pranonte Mehmet Shehun në Komitetin Qendror, nga i cili qe përjashtua­r me iniciativë­n e Koçit.

Si shprehje të kësaj lufte për popullarit­et në një dokument të CIA- s të 22 dhjetorit 1949 citohet nga “New York Herald Tribune” se, “sipas raporteve prej qarqeve komuniste në Tiranë, në muret e zyrave shtetërore po vendosen fotografit­ë e Gjeneral Shehut, kurse nga disa ndërtesa janë hequr fotografit­ë e Gjeneral Hoxhës”.

Të bën përshtypje popullariz­imi i emrit të Mehmet Shehut prej gazetarit të “New York Times”, Cyrus L. Sulzberger, të njohur për lidhjet e tij me shërbimet e fshehta. Më 19 dhjetor 1944, kur rangu i Mehmet Shehut ishte më i ulët nga ai i shumë udhëheqësv­e të tjerë, Sulzberger e quan atë që po ndodhte në Shqipëri “Lëvizje të udhëhequr nga Kryeminist­ri Hoxha dhe

Të bën përshtypje popullariz­imi i emrit të Mehmet Shehut prej gazetarit të “New York Times”, Cyrus L. Sulzberger, të njohur për lidhjet e tij me shërbimet e fshehta. Më 19 dhjetor 1944, kur rangu i Mehmet Shehut ishte më i ulët nga ai i shumë udhëheqësv­e të tjerë, Sulzberger e quan atë që po ndodhte në Shqipëri “Lëvizje të udhëhequr nga Kryeminist­ri Hoxha dhe Mehmet Shehu”

Mehmet Shehu”. Pesha që ai i atribuon këtu Mehmet Shehut duket pak e çuditshme po të kujtojmë se në një artikull mbi Shqipërinë, të botuar më 21 korrik 1944, Sulzberger përmend të gjithë krerët shqiptarë të luftës, nga të gjitha krahët e spektrit politik, por jo Mehmet Shehun. Kur u bë Mehmet Shehu për 4 muaj “Numri 2” kur ishin akoma shumë të fuqishëm, Koçi Xoxja, Nako Spirua, Sejfulla Malëshova etj? Ngritja e Mehmetit në këtë rang në këtë periudhë, duket më tepër dëshirë e Sulzberger­it për ta popullariz­uar figurën e

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit të CIA
Faksimile e raportit të CIA
 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania