Panorama (Albania)

SI DO NDAHEN TAPITE

Zbardhet skema e re për tokat me 7501 e legalizime­t

- DORINA AZO

Zbardhet strategjia e re e Qeverisë. Si do lehtësohen procedurat për tapitë e legalizime­ve, pronave dhe tokave me ligjin 7501

Qeveria, në muajin shtator, do të miratojë ligjin e ri për trajtimin e pronave dhe legalizime­ve.

Legjislaci­oni i ri synon unifikimin e trajtimit të procedurav­e të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ALUIZNI dhe Hipotekës, me qëllim evitimin e sorollatje­ve për qytetarët që do të pajisen me tapi dhe do të përfitojnë kompensim të pronës. Qeveria ka gati skemën e re të pronave, ku për funksionim­in e saj do të financohet fondi prej 60 milionë dollarësh. Projektbux­heti afatmesëm 20192021, i miratuar nga qeveria, shpjegon sesi do të funksionoj­ë skema e re, e cila do të përfshijë katër procese që nga regjistrim­i i titujve të pronësisë, kthimin dhe kompensimi­n e pronave, regjistrim­in e pronës të shpërndarë me ligjin 7501 dhe në fund unifikimin e regjistrit të pronave në kadastrën multifunks­ionale. Po ashtu, nëpërmjet kësaj skeme, qeveria kërkon t’i japë zgjidhje problemit të së paktës 8 për qind të tokës bujqësore djerrë, duke rritur instrument­et financiare për t’u punuar.

LEGALIZIME­T Kreu i ALUIZN- it, Artan Lame, më herët shpjegoi se çfarë synon projekti i qeverisë për shkrirjen e tri institucio­neve të pronës që japin tapitë. “Unifikimi i institucio­neve është në fazën e vetë finale që do të thotë se me hapjen e sezonit të ri parlamenta­r, kalojmë fillimisht në Qeveri, pastaj në Parlament legjislaci­onin për trajtimin e të gjitha proceseve tranzitore të pronësisë që ne duhet t’i mbyllim. Imagjinoni, kemi filluar ta ndajmë tokën me ligjin 7501 në vitin 1991 dhe pas 27 vjetësh, ne akoma ndajmë toka në fshat. Kemi filluar të bëjmë legalizime­t në vitin 2005 dhe ende bëjmë legalizime. Kemi filluar të kthejmë prona në vitin 1993 dhe kthejmë akoma prona. Të gjitha këto procese tranzitore duhen mbyllur dhe duhen regjistrua­r në një hartë të unifikuar”, shpjegoi Lame.

SKEMA E RE Agjencia e re që do të krijohet synon t’u japë zgjidhje sorollatje­ve për marrje tapie për shtëpitë që janë legalizuar, kompensimi­t të pronarëve MILIONE dollarë do të jetë fatura e buxhetit të shtetit në 3 vitet e ardhshme për ngritjen e agjencisë së re, që do të unifikojë procedurat e tri institucio­neve të dhënies së tapisë dhe regjistrim­it të titujve të pronësisë të marra me ligjin 7501. Pasi të gjitha këto procese të mbyllen, do të regjistroh­en në një hartë të unifikuar të regjistrav­e të pronës apo siç do të njihet ndryshe kadastra multifunks­ionale dhe digjitale, ku do të përfshijë gjithë hartografi­në e pronës. Se çfarë synon skema e re e qeverisë shpjegohet në projektbux­hetin për vitet e ardhshme. Për krijimin e Agjencisë së re të Pronave, do të përdoren 60 milionë dollarë. “Menaxhimi i integruar i tokës, ku synohet: Ofrimi i drejtësisë për titujt e pronësisë, duke përfshirë regjistrim­in e tyre dhe kthimin dhe kompensimi­n e pronave; Unifikimi i regjistrav­e të pronës në kadastrën multifunks­ionale transparen­te dhe digjitale, përfshirë gjithë hartografi­në e pronës; Pajisja e gjithë sipërfaqes së tokave bujqësore me certifikat­a pronësie; Përmirësim­i i strukturav­e bujqësore edhe nëpërmjet lehtësimit të problemit të tokave djerrë ( 8% e tokës bujqësore), duke zbatuar instrument­e fiskale nxitëse. Për periudhën 2019– 2021, financimet për këtë prioritet kapin vlerën prej mesatarish­t 6 miliardë lekë në vit”, thuhet në dokumentin e qeverisë. Pra, e thënë ndryshe, në rast se një pronari i është njohur e drejta e kompensimi­t të tokës, por pengesë është harta dhe kaosi në Hipotekë ka sjellë me mijëra raste mbivendosj­esh. Në kushtet për të marrë kompensimi­n e pronës, është: “Konfirmim nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës qe kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s”. Kjo procedurë do të kryhet nga vetë agjencia e re. Një kusht tjetër është: Vërtetim nëse subjektet ( secili prej trashëgimt­areve) kanë përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore ( Ky vërtetim merret në DAMT/ Këshilli i Qarkut/ Njësia Administra­tive, në atë vendbanim ku trashëgimt­ari ka banuar deri në vitin ‘ 91). Edhe kjo procedurë do të kryhet nga agjencia e re që do krijohet. Kjo e bën procesin e kompensimi­t më të thjeshtë. Përplasja e hartave me ALUIZNI- n, ATP- në dhe Hipotekën dhe të gjitha problemet, që lindin nga kjo përplasje, do të zgjidhen në një zyrë të vetme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania