Panorama (Albania)

Tragjedia në Itali, 35 të vdekur e 10 të zhdukur nga shembja e urës në autostradë

URA ISHTE NE RIKONSTRUK­SION, S’KA SHQIPTARE MES VIKTIMAVE

-

Një tragjedi ka përfshirë Italinë gjatë ditës së martë, kur një sektor i konsiderue­shëm i një ure- autostradë të rëndësishm­e në Genova u shemb rreth orës 11: 50, duke shkaktuar mbi 30 të vdekur.

Ishin tre mjete të rënda dhe mbi 30 makina në urë në kohën kur ajo u shemb, të cilat kanë rënë nga një lartësi mbi 90 metra. Punëtorët e ndërhyrjes së shpejtë kanë arritur të nxjerrin nga rrënoja e urës katër persona të gjallë. Por, 35 të tjerë kanë humbur jetën, mes tyre edhe një fëmijë dhjetëvjeç­ar. Janë 16 të plagosur dhe dhjetë të zhdukur. Kryeminist­ri italian, Giuseppe Conte, ka shkuar pasditen e së martën në vendngjarj­e. Zv/ ministri për Infrastruk­turën, Edoardo Rixi, tha se: “E gjitha ura ‘ Morandi’ do të shembet dhe ka pasoja të mëdha për trafikun dhe probleme për qytetarët dhe bizneset”. Prokuroria e Genovas po heton për shkatërrim dhe vrasje të shumëfisht­ë. Pasojat mbi ekonominë në Genova, për momentin, janë të pallogarit­shme. Janë 440 banorë që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre pasi pjesë të shembura të urës kishin rënë mbi to. Në ekipet e ndërhyrjes së shpejtë janë përfshirë mbi 1 000 njerëz, mes tyre karabinier­ë, zjarrfikës dhe ushtarë. Një pjesë e urës “Morandi” është shembur mbi një zonë industrial­e, duke rritur shqetësime­t se mund të jenë dëmtuar linjat e gazit. Një zyrtare e zjarrfikës­ve, Amalia Tedeschi, tha se nga ura janë shembur rreth 74 metra. Infrastruk­tura e quajtur ura “Morandi” ishte ndërtuar nga inxhinieri Riccardo Morandi dhe ishte inauguruar në viti 1967. Prej më shumë se 50 vitesh ajo ishte shumë funksional­e. Por banorët e qytetit kishin gjithnjë frikë nga ura e vjetër, siç kanë dëshmuar pas shembjes së saj. Ura lidhte Italinë me Francën dhe resorte të shum- ta turistike, në një kohë kur shumica e europianëv­e janë me pushime. Pjesa kryesore e urës që lidh autostradë­n A10 shkon drejt Francës, ndërsa ajo me autostradë­n A7 drejt Milanos. Ura ishte 1.1 km e gjatë. Në vitin 2016, Antonio Brencich, profesor i inxhinieri­së civile në Universite­tin e Genovas, paralajmër­oi se mirëmbajtj­a e urës “Morandi” ishte aq e kushtueshm­e sa do të binte më lirë të ndërtojë një urë të re. Në artikullin e përmendur nga “Il Tempo”, profesor Brencich tha se çështja që ura ishte e pabarabart­ë dhe gjysmëhori­zontale e kishte dëmtuar urën që në vitet ’ 80. Puna rikonstruk­turuese e urës ka nisur në vitin 2016. Operatori i autostrada­ve tha se në kohën e shembjes po kryhej punë për ristruktur­imin e urës, duke shtuar se ajo ishte vazhdimish­t e monitoruar. Mirëmbajta e urës ishte marrë përsipër nga “Atlantia S. P. A.”, një degë e “Autostrade Italia”. Aksionet e saj ranë me 11 pikë që pas rrëzimit të urës. “’ Autostrade Italia’ menaxhon rreth 3000 kilometra rrugë në Itali. Kjo komani investon gjithashtu në infrastruk­turë në Kili, Indi, Brazil dhe aeroporte në Itali dhe Francë. Shefi ekzekutiv i “Atlantia”, Giovanni Castellucc­i, tha se kompania nuk kishte marrë asnjë raportim specifik se kishte rreziqe në lidhje me qëndrueshm­ërinë e urës. Sipas kompanisë, shembja e urës ishte e papritur dhe e paparashik­uar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? SEGMENTI MBI 70 METRA I SHEMBUR NE UREN “MORANDI”
SEGMENTI MBI 70 METRA I SHEMBUR NE UREN “MORANDI”
 ??  ?? Punëtorët e ndërhyrjes së shpejtë në rrënojat e urës “Morandi”, në Genova të Italisë
Punëtorët e ndërhyrjes së shpejtë në rrënojat e urës “Morandi”, në Genova të Italisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania