Panorama (Albania)

Shisnin kokainë në lokalet me muzikë tallava, pranga 2 lezhjanëve

-

TIRANE - Policia e kryeqyteti­t ka finalizuar dje një operacion të koduar “Pazari i Mesnatës”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Sektorin e Operacione­ve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë në lokalet me muzik tallava të kryeqyteti­t. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, 2 automjete dhe aparate celularë. Policia tha dje se nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Sektorin e Operacione­ve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Agostin Zefi, 56 vjeç, dhe Zef Bokaj, 30 vjeç, të dy banues në Lezhë. Për këta persona, sipas Policisë disponohej informacio­n se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin merreshin me veprimtari të kundërligj­shme në fushën e narkotikëv­e, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në lokalet me muzikë tallava. Lokalet ku ata shisnin kokainën ndodhen në zona të ndryshme të Tiranës dhe në sajë të punës së mirëorgani­zuar hetimore është bërë arrestimi i tyre në flagrancë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë spitalit të fëm- ijëve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin këta shtetas, u gjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. “Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, automjet tip ‘ Audi’ dhe tip ‘ Renault’, si dhe dy aparate celularë. Materialet procedural­e do t’i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ve- prime të mëtejshme hetimore për veprën penale të ‘ Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpuni­m’ të parashikua­r nga neni 283/ 2, i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Pamje nga operacioni policor
Pamje nga operacioni policor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania