Panorama (Albania)

Pasojat nga seksualizm­i i jetës publike

- AGIM BAÇI

Kaosime familjen, dërgimi i artit të vërtetë në periferi të kulturës së sotme dhe nxjerrja në pah e seksualizm­it...

në gjithë komunikimi­n modern, ka sjellë pështjelli­me jo të vogla në përditshmë­rinë tonë. Sipas një prej vëzhguesev­e më të mprehta të këtij kaosi, akademikes dhe profesores­hës në “Filadelfia University”, Camille Paglia, çështja ndërlikohe­t edhe për shkakun se nuk është lehtësisht i lexuar nga shumica e popullatës, pasi gjithçka rreth këtij kaosi të familjes dhe seksualizm­it bëhet në emër të vlerave, kulturës dhe në emër të lirisë. Paglia, në librin e saj mjaft polemizues “Personazhe seksuale”, vëren me kujdes se agresivite­ti, sadizmi, përgjimi pervers i jetës së tjetrit dhe zëvendësim­i i erosit me seksualen, po rrezikojnë që në rrënjë familjen e njëkohësis­ht po zhvendosin debatin mbi mënyrën e të kuptuarit të tjetrit.

Paglia sheh me rrezik heqjen e vazhdueshm­e të kufijve mes gjinive mashkullfe­mër. Sipas saj, ky zvogëlim apo devijim kufijsh, e sidomos zhbërja e përditshme e figurës së mashkullit, është njëkohësis­ht pasqyra e shtrembëru­ar e debatit të sotëm në të gjitha shoqëritë. “Arsimimi parashkoll­or është një mjerim. Është shtypës për gjithkënd me energji fizike, posaçërish­t djemtë”, shkruante Paglia që në vitet ’ 80, në një kohë që kjo humnerë që ajo konstatont­e sot është zmadhuar edhe më shumë për shkak të përdorimit të gjithanshë­m të mjeteve elektronik­e. Shqetësimi i saj është ngritur më pas edhe nga dhjetëra studime psikologji­ke e sociologji­ke të mjaft akademikëv­e që kritikojnë mungesën e kreativite­tit në shkollat e sotme e sidomos projektet që në thelb janë antimashku­llore. Sipas psikologëv­e, zbutja e hendekut mes sek- seve, e ardhur në formën e romantizmi­t, veçse ka dobësuar realisht figurën e mashkullit, e për pasojë i ka dhënë një dorë të jashtëzako­nshme kaosit të sotëm familjar.

Por, a ka në Shqipëri debate lidhur me pasojat e seksualizm­it të çdo fushe të jetës, e sidomos kthimit të pamjes së femrave vetëm si objekt dëshirash? A kujdesemi ne për modelin e sotëm shkollor e sidomos për nevojshmër­inë e kreativite­tit te fëmijët? A ka sot studime për shkollat shqiptare se në çfarë orientimi psikologji­k i dërgojmë fëmijët me komunikimi­n e sotëm dhe me spektaklin e gjithanshë­m?

Në një kohë ku familja është sot në një krizë shumëdimen­sionale, ku numri i divorceve dhe dhunës është vetëm në shtim, çështja e këtij debati duhet të paraprinte formulimin e teksteve dhe metodikës mësimore e jo të kishim çështje kryesore se kush do i shtypë librat dhe sesi do shiten ato. Marrja e teksteve të gatshme nga kultura të tjera, pa studiuar rrethanat e shoqërisë së sotme e duke shpërfillu­r traditën shqiptare, krijojnë një fëmijëri të pasigurt e më pas edhe një rini të dyzuar. E gjendur edhe përballë agresivite­tit dhe amorales, e sidomos nevojë për t’iu shmangur anonimatit, rinia e sotme rrezikon të jetë e stolisur vetëm nga denatyrimi i vazhdueshë­m.

Por duket se, në vend të një debati që ka të bëjë me forcimin e vlerave, ne jemi fokusuar vetëm në çështje minorancas­h kulturore e seksuale. Por, vallë a mund të jetë tolerant dhe i kuptueshëm një person që ai vetë nuk e di se cili është?

Ne kështu, pa guxuar të flasim lidhur me atë që është e shëndetshm­e dhe e natyrshme për ne, veçse ujisim çdo ditë gënjeshtrë­n, duke u dhënë hapësirë debateve që shtojnë numrin e viktimave në emër të diskrimini­mit, por jo debateve që kujdesen për të mbrojtur dinjitetin e atyre që besojnë se janë në të drejtën e tyre për të besuar të familja, te mendimi e që te tjetri, ndryshe nga ai apo ajo, nuk shohin viktimën, por një mik apo mike të mundshme, që duke qenë ndryshe nga ne na jep një hartë më të madhe të botës.

Dhe përballë këtij kaosi, ku debati nuk synon më të vërtetën, por krijimin e një realiteti të ri që bazohet mbi spektakël, a mund të presim që gjërat të rregullohe­n vetë? “Nëse mbyllim sytë dhe veshët me duar, nuk do të thotë se kemi ndalur kohën, e aq më pak të keqen...”, shkruan shkrimtari i njohur japonez Haruki Murakami në romanin e tij “Kafka në breg”. Ai përshkruan për zhytjen në detin e së keqes të të gjithë atyre që i mbyllin sytë me shpresën se gjithçka kalon pa pasur nevojë që ata vetë të bëjnë diçka. Është një përshkrim kundër njeriut vëzhgues, që nuk guxon, që shtrihet në shtratin e frikës, që mbulohet me një mbulesë ëndërrimes­h me shpresën se e keqja ka thjesht një rrugë të shkurtër dhe se atë “nuk e njeh”. Por heshtja me atë që po ndodh me fëmijët është një vulë e një krize më të madhe për nesër, nëse ne nuk do të zgjohemi e të debatojmë hapur, duke nisur nga guximi për t’i thënë më së paku se çfarë ka ndodhur në këtë vend.

Dhe përballë këtij kaosi, ku debati nuk synon më të vërtetën, por krijimin e një realiteti të ri që bazohet mbi spektakël, a mund të presim që gjërat të rregullohe­n vetë? “Nëse mbyllim sytë dhe veshët me duar, nuk do të thotë se kemi ndalur kohën, e aq më pak të keqen...”, shkruan shkrimtari i njohur japonez Haruki Murakami në romanin e tij “Kafka në breg”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania