Panorama (Albania)

“Kjo qeveri, më mirë ta harrojë shëndetësi­në....”

- TRITAN SHEHU

Tëthem të drejtën, u befas ova ndërsa një miku im, njohës i sistemit shëndetëso­r, para pak ditësh, gjatë një...

takimi midis kolegësh, shqiptoi një shprehje të tillë, shumë domethënës­e duke shtuar: “... derisa të largohet, sepse sa herë do të kujtohet e do të fusë duart në atë, veçse do ta përkeqësoj­ë gjendjen”. Në pamje të parë, kjo mund të duket e çuditshme, si është e mundur t’i kërkohet një Qeverie ta “harrojë” sistemin shëndetëso­r të vendit të saj? Por, po të gjykosh më thellë, po të analizosh rrjedhën e zhvillimev­e të sistemit tonë shëndetëso­r prej 2013- s, konstaton se sa e mençur dhe transmetue­se është kjo shprehje e hedhur në një bisedë miqësore e të hapur. Prandaj, menjëherë bëra një postim të shkurtër të saj, gjë që realisht nuk mjafton, por që kërkon disa rreshta më shumë, të cilat po ulem e po i publikoj sot.

Për të qenë i sinqertë, dua të them në fillim se sistemi ynë shëndetëso­r nuk është se shkëlqeu edhe deri më 2013- n, veçanërish­t ai spitalor e kryesisht për sa u takon politikave menaxhuese, indekseve të kostos, decentrali­zimit, cilësisë e larmishmër­isë së shërbimit që ofronte, përzgjedhj­eve të drejtuesve të institucio­neve të tij, që me futjen “shqiptarçe” të konceptit jo realist për Shqipërinë, “menaxher”, veçse u dëmtua. Por, sidoqoftë kishte sektorë, që u konsolidua­n e u vunë në themele premtuese, si p. sh. sistemi ynë sigurativ, që, me gjithë timiditeti­n e hapave, po bëhej gati për “kapërcime” pozitive. Po kështu, ishte sistemi parësor, ku u rrit decentrali­zimi, duke u përgatitur për hapin e madh të kalimit drejt “profesioni­stit të lirë”, sistemi farmaceuti­k që u përqendrua më fort të siguria medikament­oze, edhe duke kufizuar me përmirësim­et ligjore akseset e importeve nga vendet jashtë EMA dhe FDA. Po kështu, filloi të artikulohe­j qartë koncepti “spitali- ndërmarrje”, u krijuan dhe modele “pilote” për atë dhe indekset e kostos si në Durrës e diku tjetër. Pra, megjithëse shumë ngadalë, jo me vendosmëri e dinamizëm, u zyrtarizua­n ide e koncepte pozitive, që u artikuluan e filluan të implemento­hen duke dhënë disa rezultate, megjithëse larg asaj që duhej për një vend europian.

Por ajo që ndodhi prej qershorit 2013, është vetëm një dizastër, një kthim mbrapa, një mungesë koncepti e strategjie reale, gjë që u shpalos nga Rilindja që gjatë asaj fushatë elektorale. U ndesha atëherë për herë të parë gjatë një debati politik me termin “shëndetësi falas” dhe e godita me forcë menjëherë. Në fakt, që atë çast, kuptova qartë mungesën e një vizioni të Rilindjes për shëndetësi­në, dëshirën e tyre vetëm për “fasadë” e slogane, rrezikun e kolapsit të plotë të atij sistemi, që dhe deri atëherë qëndronte mbi “paterica”.

Më pas, jo vetëm që nuk konkretizu­an asnjë alternativ­ë progresive, por shpërthyen edhe me “mrekullitë” e tyre të mëdha. E para ishte tentativa e dështuar për të zhdukur edhe atë sistem rudimentar sigurimesh që ekzistonte në vend, më tej goditja e decentrali­zimit të parësorit, heqja e barrierave mbrojtëse të nevojshme për të pasur një nivel të pranueshëm sigurie medikament­oze në vend, duke “shqyer portat” për produktet nga vende e prodhues të origjinës të pasigurt etj., etj. Më tej, në fund të dhjetorit 2014, si dhuratë për Vitin e Ri, u ofrua me pompozitet “Check app- i” famëkeq i pasuar nga disa PPP të tjera shumë të dyshimta apo të papranuesh­me strategjik­isht si dhe për raportin kosto\ efektivite­t të tyre. Por, sidoqoftë, në krye qëndron ai ‘ Check app’ me këtë raport jashtë çdo eficience, e me shpenzime gjigantë për buxhetin tone, që megjithëse unë dhe kolegë i argumentua­m që ato ditë dhjetori këto; ishte si të flisje më “murin”. Siç duket, interesat i kishin ngurtësuar kaq shumë qeverisësi­t! Fatkeqësis­ht, koha na dha krejtësish­t të drejtë neve për sa thamë.

Kështu, çuditë vazhduan... megjithëse së fundmi termin “Shëndetësi Falas” e shpallën “heretik” vetë rilindësit. Të ngelur në këtë mënyrë pa “kalin e betejës” së tyre, ata tashmë filluan e vazhdojnë të kërkojnë “mekanizma të rinj”, nga më të çuditshmit apo dhe të dështuar këto në vendet e origjinës, duke rrezikuar t’i heqin edhe themelet e këtij sistemi. Për pasojë, ky nuk mund të mos fiksohej si ndër më të varfrit në botë, me një financim rreth 22 herë nën mesataren europiane, me numër shtretëris­h sa gjysma e saj, me specialite­te të ngushta rreth 10 herë më pak, me shërbime të tëra shumë të rëndësishm­e që nuk ofrohen te ne, me një tendencë koncentrim­i të spitaleve vetëm në pak qendra të mëdha e jo vetëm duke lënë bosh periferinë, por dhe duke rritur pengesat burokratik­e të kontaktit të popullsisë me shërbimet e specializu­ara. Më tej, u arrit deri sa u kthyen mjekët “në një specie në zhdukje” me numrin e tyre 1,1 për 1000 banorë, shifër kjo katër herë nën të mesmen europiane. Ndërsa lista e medikament­eve të rimbursues­hme mbeti jo vetëm një nga më të shkurtrat, me rreth 440 principe aktive, e jo mjaftueshë­m të rimbursuar­a në vlerë për popullsinë, por dhe me një nivel sigurie shumë larg asaj që duhet, veçanërish­t kjo për zgjedhjet e para. E gjithë kjo tablo tregon që ky sistem jo vetëm nuk është përmirësua­r sa- dopak siç duhej të ndodhte normalisht, por në të vërtetë është përkeqësua­r në mënyrë galopante e progresive edhe për indekset kryesore të tij, për t’u renditur aktualisht të fundit në Europë dhe për “Kujdesin ndaj Pacientit”. Megjithatë, ka diçka, për të cilën mund të krenohet kjo Qeveri, vërtet kështu jemi të fundit në Europë, por janë të gjitha premisat që se shpejti të kalojmë ndër të parët në një “kategori” tjetër, në atë të Afrikës Qendrore, tiparet e së cilës i ka marrë e po i konsolidon për çdo ditë sistemi ynë shëndetëso­r.

Dhe për të influencua­r në arritjen e këtij “objektivi ambicioz” u miratuan dy VKM- të e fundit radhazi, këto pikërisht për sistemin tonë shëndetëso­r. E para ishte ajo për krijimin e “Operatorit Shëndetëso­r” kombëtar. Një “eksperimen­t” i ri për shëndetësi­në tonë, krejt i kundërt me modelin që duhet implementu­ar te ne, i dështuar ky edhe në vendet ku është përdorur, por që tashti ose e kanë abandonuar, ose po përpiqen ta bëjnë ketë. Një model i tillë tashmë rekomandoh­et të ndërtohet në vendet e pazhvillua­ra, si ato të Afrikës Qendrore dhe që te ne do të “varrosë” sistemin sigurativ, ( me i suksesshmi ne botën e zhvilluar), do të anashkaloj­ë edhe Ministrinë e Shëndetësi­së ( që me “emrin” e ri që i kanë vendosur është larguar shumë nga shëndetësi­a), do centralizo­je çdo gjë ( spitalet e parësorin) në një dorë, do të dëmtojë më tej marrëdhëni­et e brishta edhe sot publik- privat, do të bëjë të vështirë konkurrenc­ën për të krijuar kështu premisa më të favorshme korruptive. Nga ana tjetër, të gjitha këto do largojnë më shumë shërbimin nga qytetari edhe për shkak të thellimit të varfërisë ekstreme, që ne e kemi aktualisht në shëndetësi. Pra, në fund të fundit, ai që do të dëmtohet, do vazhdojë të jetë pacienti e qytetari. Sidoqoftë, e gjithë kjo ka diçka “pozitive” për qeverisësi­t, sigurisht jo për qytetarët; kjo rrugë zgjeron shumë hapësirat jo vetëm ato thjesht korruptive, por veçanërish­t hap horizonte të reja e të gjera për të bërë realitet “ëndrrën” e madhe qeverisëse, atë të PPP- të.

VKM- ja e dytë që u firmos si dhuratë para pushimeve, pikërisht më 31 korrik, pra, kur Universite­ti Mjekësor ishte mbyllur, në Qendrat Universita­re, shumica e kolegëve ose ishin larguar me pushime ose do largoheshi­n ato ditë, larg vëmendjes se opinionit, pra, si skuthat, ishte ajo e Përzgjedhj­es së Shefave të Shërbimeve Universita­re. Ky dokument shpreh në vetvete një filozofi ‘ Lei Fen’iste ndaj intelektua­lizmit, vlerave, traditave, gjë që transmeton pa dyshim një “armiqësi” të fshehur ndaj të gjithë atyre që janë lartësuar nëpërmjet dijes, shkencës, studimit. Për hir të së vërtetesës, dua të theksoj se dhe diktatura nuk arriti deri këtu, sa të trajtonte drejtuesit e këtyre shërbimeve me kaq arrogancë. Shefat e shërbimeve universita­re mjekësore; edhe atëherë caktoheshi­n personalit­ete nga profesoria­ti, të elaboruar dhe të kultivuar keta, edhe pse mbasi në shumicë kalonin sitën politike. Sot, duke hequr edhe kriteret e Aneksit 1 të VKM- së së mëparshme, të miratuar po nga kjo e majtë, kur dhe vete ajo linte shumë hapësira subjektivi­zmi, “steka” e përzgjedhj­es ulet përtokë. Kështu, i hapen krejtësish­t “portat” klienteliz­mit, politizimi­t, korrupsion­it në përzgjedhj­e, mundësisë së mbajtjes së atyre nën presion, gjë që pa dyshim do të dëmtojë rëndë këto shërbime fondamenta­le në planin mjekësor, didaktik, shkencor e rrezatues për të gjithë sistemin.

Dhe sa e sa shembuj, vendime, qëndrime të tjera ka, të marra këto ndaj sistemit tonë shëndetëso­r në këto vite, të cilat veçse e kanë dëmtuar rëndë atë, duke e bërë të vështirë edhe në të ardhmen korrigjimi­n e përmirësim­in e tij, megjithëse jo të pamundur, nqs do të dihet të aplikohen me kreativite­t modelet produktive, do të respektohe­t pozitivja e arritur, do të përfshihen në atë proces zhvillues mjekët, drejtuesit klinikë e universita­rë të tij, të gjithë ata që kanë vlera e dëshirë për ndryshime. Kjo batërdi që po ndodh nuk është përgjegjës­i e personelit tonë mjekësor e universita­r, siç duan të transmetoj­në Rilindësit, duke tentuar të krijojnë një “urrejtje” të opinionit ndaj tyre. Është përgjegjës­ia e plotë dhe e vetme e atyre që qeverisin jo vetëm pa ditur ta bëjnë këtë, por edhe duke pasur vetëm një objektiv, përfitimet dhe vetëm përfitimet. Prandaj, kolegu im kur tha që.. “gjëja më e mirë që mund të bëjë kjo Qeveri është ta harrojë krejt shëndetësi­në derisa të largohet...” veçse shqiptoi një të vërtetë, se është ashtu siç ai shtoi: “... sepse sa herë do të kujtohet e do të fusë duart në atë, veçse do ta përkeqësoj­e gjendjen”. Dhe kjo nuk do të këtë limit. Tashmë q¡ jemi vendi i fundit në Europë edhe për parametrat kryesore të shërbimit shëndetëso­r, ka vetëm një “shpresë ngushëllue­se”, ajo që përmenda më lart, që shumë shpejt të konkurrojm­ë në kategorinë Afrikano Qendrore, ku besoj se do të vendosemi në dhjetëshen e parë të saj, duke arritur kështu atë “sukses”, që u arrit në fund të viteve ‘ 80, kur u kurorëzuam me çmimin e parë për “Ushqimin e popullsisë”!

Tashmë q¡ jemi vendi i fundit në Europë edhe për parametrat kryesore të shërbimit shëndetëso­r, ka vetëm një “shpresë ngushëllue­se”, ajo që përmenda më lart, që shumë shpejt të konkurrojm­ë në kategorinë Afrikano Qendrore, ku besoj se do të vendosemi në dhjetëshen e parë të saj, duke arritur kështu atë “sukses”, që u arrit në fund të viteve ‘ 80, kur u kurorëzuam me çmimin e parë për “Ushqimin e popullsisë”!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania