Panorama (Albania)

Master në Universite­tin e Tiranës, kuotat për çdo degë

Si ndahen 6067 vendet në Master Shkencor e Profesiona­l

-

Përpos garës për të hyrë në universite­t, në muajin shtator hapen aplikimet për ciklin e dytë të studimeve.

Gazeta zbardh kuotat që ka miratuar universite­ti më i madh, ai i Tiranës, për të gjitha programet e studimit në master për vitin e ri akademik 20182019. Në total janë 6067 vende në dispozicio­n për studentët brenda vendit, 3400 prej të cilave për Master Shkencor dhe 2667 për Master Profesiona­l. Si çdo vit, për kategori të caktuara ka të tjera vende në dispozicio­n. Më konkretish­t, 333 për kandidatë studentë nga trojet, 32 për shtetas të huaj, 322 për kategori të veçanta, 52 për transferim­e dhe 469 kuota për ata që dëshirojnë të ndjekin një master të dytë.

APLIKIMET

Përpara pak ditësh, Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin e pranimeve për studimet master, duke përcaktuar afatet limit për aplikime, 12 tetor për universite­tet publike dhe 19 tetor për ato private. Çdo procedurë, që nga dorëzimi i dosjes e deri te dalja e fituesve, do të zhvillohet pranë fakultetev­e përkatëse, përgjegjës­e për pranimet në ciklin e dytë, sipas ligjit për arsimin e lartë. Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë ata që kanë përfunduar studimet bachelor dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, ata që janë diplomuar jashtë vendit një pro- gram të integruar të studimeve të ciklit të dytë si dhe kanë njehsuar diplomën pranë Ministrisë së Arsimit. Njohja e gjuhës së huaj është kushti pri- mar për të gjithë ata që i drejtohen UT- së për master, ndërsa mesatarja e bachelorit përbën kriterin bazë për t’u pranuar. Përpos dy treguesve të më- sipërm, me kompetenca­t që i jep ligji, çdo fakultet nga ana e vet u jep përparësi studentëve që kanë përfunduar studimet bachelor në të njëjtin fakultet. Por kjo nuk iu mbyll dyert atyre që kanë përfunduar studimet e larta në një tjetër universite­t brenda apo jashtë vendit. Vulën përfundimt­are për ta do ta ketë mesatarja e 3vjeçarit. Përzgjedhj­a e kandidatëv­e fitues do të bëhet sipas rendit zbritës të notës mesatare të ponderuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania