Panorama (Albania)

Kampi i Tepelenës, hapen dosjet që dëshmojnë persekutim­in

Një ditë kujtese në Tepelenë për viktimat, u bashkohen në një koncert "Tre muskëtierë­t" dhe "Asgjë sikur dielli"

-

"Vetëm me 400 gramë bukë. Nuk vonoi shumë dhe ra tifo e dizenteri njëherësh. Filloi vdekja në seri.

Ambulancë dhe ilaçe nuk kishte. Vend i izoluar, pyll, epidemi. Ishte krijuar një skuadër vetëm për të hapur varre. Ajo shkonte për të hapur 2- 3 varre e pastaj lajmërohes­hin që të hapnin edhe një tjetër, edhe një tjetër… Kishte raste, 5- 6 varre në ditë". Kjo është dëshmia e një të mbijetuari në kampin famëkeq të Tepelenës. Dikush thotë se atje "nuk ka qenë edhe aq keq", ndërsa një ndër pinjollët e ish- udhëheqjes komuniste, njëkohësis­ht edhe viktimë e saj, Bashkim Shehu, i biri i ish- Kryeminist­rit Mehmet Shehu, në një intervistë të kohëve të fundit do të shprehej se në atë kamp ishte më keq se burgu ku ai kishte vuajtur dënimin dhe se vdekshmëri­a foshnjore ishte aq e lartë, saqë vetë ata që e kishin ngritur vendosën ta mbyllnin. Që prej debatit për kampin e Tepelenës, ky i fundit është kthyer në simbolin e vuajtjes çnjerëzore nën komunizëm. Për t'i dhënë më shumë dritë, jo vetëm këtij debati, por edhe persekutim­it komunist në këtë zonë të Shqipërisë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit organizon në datën 20 gusht ekspozitën me titull "Persekutim­i komunist në zonën e Tepelenës". Sipas AIDSSH- së, pjesë e kësaj ekspozite do të jenë dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve, që doku- mentojnë përndjekje­n e ishSigurim­it të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritj­es së Zhapokikës, përndjekje­s së klerit, dosjet e Sigurimit të ish- kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekje­s në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera. Aktiviteti do të zhvillohet të hënën, më 20 gusht, ora 11: 00, në mjediset e AIDSSH- së, pranë Gardës së Republikës. Kjo ekspozitë dokumentar­e, kushtuar përkujtimi­t të viktimave dhe personave të mbijetuar nga regjimi total- itar komunist, i paraprin Ditës Muze Memorial/ Tepelenë që do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës më 23 gusht 2018. Të ftuar do të jenë familjarë, studiues, përfaqësue­s të komuniteti­t lokal, shoqatave të ish- të përndjekur­ve dhe grupeve të interesit. Me synimin që ky aktivitet të jetë sa përkujtimo­r, aq edhe edukativ, reflektues, rinor, artistik e dokumentue­s, të ofrojë njohje, nderim dhe dialog shoqëror, gjatë Ditës Muze në Tepelenë do të ketë një larmi ngjarjesh. Do të ketë nderim për viktimat dhe të mbijetuari­t, ekspozita, simpoziume, dëshmi, biseda, dokumentar­ë, por edhe art të mirëfilltë. Nuk mund të mungojë edhe muzika, ajo rrok, që simbolizon protestën. "Tre muskëtierë­t" dhe Asgjë sikur dielli" do të mbyllin këtë ditë- natë të gjatë, ku dhimbja shërben si katarsis, si pastrim, çlirim dhe kujtesë.

 ??  ??
 ??  ?? Kampi i Tepelenës sipas grafikave të Lek Pervizit
Kampi i Tepelenës sipas grafikave të Lek Pervizit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania