Panorama (Albania)

Oblika hap dyert e mortit për Admirin, mbetivikti­më e urës

Xhaxhai i Admir Bokrinës: Po shkonte në punë, e identifiku­am nëpërmjet një tatuazhi

- SHKODER/

Në fshatin Oblikë të Shkodrës janë hapur dyert e mortit për 32vjeçarin Admir Bokrina, i cili është një prej viktimave të tragjedisë së ndodhur në urën e shembur në Genova.

Në banesën e tij ndodhen vetëm të afërm, pasi prindërit e tij që kishin ardhur me pushime në Shqipëri, janë kthyer menjëherë në Itali pas lajmit të hidhur. Xhaxhai i tij, Fatmir Bokrina, tregon se i kishte rënë telefonit të Admirit pas ngjarjes, por ai nuk ishte përgjigjur, çka kishte shtuar dyshimet se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur. “E kemi marrë vesh rreth orës 01: 00 të darkës. Tragjedia dihej se ka ndodh, por mbaheshim me shpresa se inshallah nuk është ndodhur ai aty në atë moment. Duke i rënë telefonit, nuk m’u përgjigj. Është shumë e rëndë kjo që na ka ndodhur. Trupi i Admirit është identifiku­ar përmes një tatuazhi që ka pasur në trup sepse ka qenë e vështirë mes shumë atyre personave, të cilët kanë humbur jetën në atë tragjedi. Ende nuk arrij që ta besoj se çfarë ka ndodhur”, u shpreh xhaxhai Fatmir Bokrina.

Ruzhdi Mashku është daja i babait të Admir Bokrinës, i cili rrëfen trishtimin e madh pas humbjes sa jetës së 32vjeçarit. “Menjëherë pas ngjarjes na ka marrë në telefon xhaxhai i Admirit. Na ka treguar se Admiri ka humbur jetën, teksa ishte duke shkuar në punë. Qëlloi mbi urë në momentin që ajo u shemb. Ky lajm ishte i pabesueshë­m për ne dhe shumë i rëndë. Na shokoi të gjithëve sepse asn- jë nuk e mendonim. Ai një ditë përpara kishte festuar trevjetori­n e martesës me bashkëshor­ten e tij. Dhimbja për familjen është shumë e madhe. Admiri po shkonte në punë kur ndodhi kjo tragjedi. Ai jetonte prej shumë vitesh në Itali bashkë me familjen e tij. Kanë dokumente të rregullta dhe kanë punuar si gjithë të tjerët. Në momentin e ngjarjes ka qenë në makinë bashkë me shqiptarin tjetër që humbi jetën. Jemi të tronditur”, u shpreh ai. Mëngjesin e djeshëm, dy prindërit, Asllan dhe Mimo- za Bokrina, janë nisur menjëherë drejt Italisë pas humbjes së jetës së djalit të tyre. Sapo të përfundojn­ë procedurat, pritet që të sillet trupi drejt Shqipërisë dhe të bëhet më pas ceremonia e varrimit. Sipas të afërmve, Admir Bokrina ishte larguar që 12 vjeç drejt Italisë bashkë me familjen e tij. Pasi është shkolluar ka nisur punën dhe është martuar duke nisur jetën e tij. Shembja e urës ka shuar çdo ëndërr të 32- vjeçarit, ndërsa ka sjellë një dhimbje të madhe te familja, të afërmit dhe banorët e fshatit Oblikë.

Dhimbja për familjen është shumë e madhe. Admiri po shkonte në punë kur ndodhi kjo tragjedi. Ai jetonte prej shumë vitesh në Itali bashkë me familjen e tij. Kanë dokumente të rregullta dhe kanë punuar si gjithë të tjerët. Në momentin e ngjarjes ka qenë në makinë bashkë me shqiptarin tjetër që humbi jetën. Jemi të tronditur

 ??  ?? Viktima, Admir Bokrina
Viktima, Admir Bokrina
 ??  ?? Xhaxhai dhe të afërm të familjes Bokrina
Xhaxhai dhe të afërm të familjes Bokrina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania