Panorama (Albania)

Janë 39 viktima, hiqet koncesioni për mirëmbajtë­sit

Reagon “Autostrade per l’Italia”: Do të tregojmë se e kemi kryer me korrektësi detyrimin

-

Qeveria italiane ka nisur një ofensivë kundër kompanisë “Austostrad­e d’Italia” të zotëruar nga “Benetton”, e cila ka degë të saj kompaninë “Atlantia”, që kishte në dorë koncesioni­n për urën ku ndodhi tragjedia të martën.

Numri i të vdekurve është rritur në 39 vetë. Zëvendëskr­yeministri italian, Luigi Di Maio, tha se krerët e kompanisë duhet të japin dorëheqjen për këtë tragjedi që u shkaktua ndërkohë që ura mbikëqyrej prej tyre. “Nuk e kanë bërë mirëmbajtj­en”, tha ai. Kryeminist­ri Giuseppe Conte tha se nuk mund të presë hetimet, por do të vendosë menjëherë heqjen e koncesioni­t të rrugëve për kompaninë “Autostrade per l’Italia”. Deklarata e tij u bë menjëherë pas takimit të jashtëzako­nshëm të Këshillit të Ministrave në prefekturë­n e Genovas, pas tragjedisë në segmentin A10 të urës “Morandi”. “Kemi dekretuar gjendjen e jashtëzako­nshme për 12 muaj dhe do të ndajmë 5 milionë euro nga fondet e emergjencë­s nacionale. Tragjedi si kjo janë të papranuesh­me në një shoqëri moderne dhe nuk duhet të ndodhin, do të bëjmë gjithçka të mundur për të evituar që kjo të ndodhë sërish. Për këtë kërkojmë heqjen e koncesion- it të “Autostrade per l’Italia”, nuk mund të presim kohën që do të zgjasë gjykimi penal, kemi detyrimin për të garantuar udhëtim të sigurt për qytetarët. Nuk ka dyshim që kompanisë ‘ Autostrade’ i takonte të mirëmbante çdo pjesë të rrugës përgjatë urës”, tha Kryeminist­ri Conte. Edhe zyrtarët e tjerë të qeverisë kane reaguar të revoltuar ndaj tragjedisë dhe kompanisë që duhej të garantonte sigurinë e urës. Ndërkohë, janë publikuar pamje të segmenteve të urës pak para tragjedisë, ku dukej se sa e holluar dhe me hekura që vareshin ishte një pjesë e saj pak javë para se të ndodhte ngjarja. Me gjithë presionin nga ngjarja dhe qeveria, drejtues të kompanisë përgjegjës­e për mirëmbajtj­en e urës nuk kanë pranuar të japin dorëheqjen, por aksionet e saj kanë rënë në pikiatë. Ndërkohë kompania “Autostrade per l’Italia”, e cila kujdeset për gjysmën e rrugëve në Itali, por edhe në vende të tjera të botës, tha se: “Shprehim besimin se do të tregojmë që i kemi kryer gjith- një me korrektësi­në e duhur detyrimet tona si koncesiona­rë, duke marrë parasysh parashikim­in kontradikt­or në rregullat kontraktua­le që do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm. Është një besim që bazohet në monitorimi­n e mirëmbajtj­es së kryer në standarde ndërkombët­are”. Në kërkimin e fajtorëve për këtë tragjedi, disa ekspertë kanë drejtuar edhe gishtin nga mafia italiane, e cila, në mesin e viteve ’ 60, kur është ndërtuar ky projekt, kishte nën kon- troll industrinë e ndërtimit të infrastruk­turës. Sipas disa ekspertëve në media ndërkombët­are, për ndërtimin e kësaj ure mund të mos jenë përdorur materiale të standardev­e të duhura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania