Panorama (Albania)

Banorët në urën e tragjedisë: Duan të na shembin shtëpitë

“Sa herë që bie shi, do të jemi në terror”; ja alarmet e tjera

-

Në ndërtesat e banuara afër pjesës së shembur të urës “Morandi” në Genova, banorët janë zhvendosur nga qeveria dhe kanë marrë lajmin se shtëpitë e tyre do të prishen.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në vendin ku ra tragjikish­t ura, ka siguruar qytetarët se “Deri në fund të vitit, të gjithë të zhvendosur­it do të kenë një çati mbi kokë” dhe se shtëpitë e pasigurta do të shemben. Reagimi i tyre mes pasigurive për jetesën në atë zonë, apo vështirësi­të që i presin ndërkohë që e gjithë rutina e përditshme e tyre do të ndryshojë tërësisht në muajt në vazhdim, ishte kritik ndaj autoritete­ve.

REAGIME Një vajzë përpiqet të hyjë në shtëpi për të marrë rrobat e saj. Zjarrfikës­it nuk e lejojnë, nuk lejojnë asnjë banor në hyjë në banesën përkatëse: shumë e rrezikshme. Sikur të mos ishte e mjaftueshm­e tragjedia, gjithë ai tmerr nga ura e shembur. Banorët janë ankuar se gjatë tri viteve të fundit nuk kanë bërë gjumë të qetë nga punimet për mirëmbajtj­en e urës, që shkaktonin një zhurmë ‘ ferri’. Tani ata janë edhe më të zemëruar. Tani ata kanë frikë se do të mbeten gjithmonë pa strehë. Dukë parë nga rruga urën në distancë, të ulur në tokë ose në trotuar, me pantallona të shkurtra dhe pantofla ashtu siç ishin duke qëndruar në shtëpi në kohën që autoritete­t i nxorën me urgjencë jashtë për shkaqe sigurie, banorët e shtëpive nën urën “Morandi” janë lutur të kthehen sikur edhe vetëm për pak minuta në shtëpitë e tyre për të marrë rroba rezervë, ilaçe, kafshët shtëpiake. Përpara tyre është litari bardhekuq, që i ndalon të kalojnë. Silvio Intiso, një banor që punon banakier në një lokal nate, tha se përplasja e urës në shembur në tokë e kishte hedhur nga krevati. Ndërsa një tjetër banore e identifiku­ar nga “La Reppublica” si Sabina, kishte ardhur dhe donte vetëm të merrte disa plaçka dhe më pas do të shkonte sërish në shtëpinë e vjehrrës së saj. Ajo tha se e kishte parë tragjedinë nga dritarja e kuzhinës. “Binte shi ‘ me gjyma’, pashë jashtë dhe ura u shemb, u thërrmua. E pashë të zhdukej. Dola më nxitim. Isha në panik. Mendoj se kemi shpëtuar për pak. Pas tre vitesh që nuk flemë natën nga zhurma të papërshkru­eshme. Thoshin se e bënin për sigurinë e rrugës në urë. Më duket absurde që çdo herë që bie shi, do të jemi tani nën terror”. ALARME TË TJERA Mes banorëve të zonës ka nisur edhe paniku se një tjetër nga shtyllat e urës, që deri tani ka mbetur në këmbë, mund të shembet nga çasti në çast. Alarmi është vënë nga një qytetar, i cili beson se nëse ajo shtyllë bie, mund të rrëzohet mbi pallatet e banuara, por për të vërtetuar këtë duhet edhe vlerësimi i një tekniku. Frika tjetër është për rrjedhjet e mundshme të gazit ose ndonjë shpërthim të papritur, pasi rrëzimi i urës në disa pjesë industrial­e të zonës besohet se ka goditur edhe tubacionet e shpërndarj­es së gazit.

KËRKIMET Në rrënojat e urës po kërkohet edhe me duar, për të gjetur çfarëdo lloj hapësire oksigjeni që mund të ketë shërbyer për ndonjë të mbijetuar nga shembja e urës “Morandi”. Që nga pasditja e së martës punëtorët e ndërhyrjes së shpejtë nuk kanë pasur asnjë sinjal për të mbijetuar. Kështu është rritur edhe frika se numri i viktimave mund të shtohet. Deri të mërkurën në mbrëmje ishin 39 të vdekur dhe 16 të plagosur, nga të cilët 12 në gjendje të rëndë. Por numri i viktimave mund të shtohet edhe me rreth dhjetë persona të tjerë që janë raportuar të zhdukur. Kërkimet për viktimat nuk kanë ndaluar as gjatë natës.

 ??  ?? Nje segment i urës “Morandi” i fotografua­r pak para se ajo të shembej
Nje segment i urës “Morandi” i fotografua­r pak para se ajo të shembej
 ??  ?? Banorët të detyruar të qëndrojnë në rrugë
Banorët të detyruar të qëndrojnë në rrugë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania