Panorama (Albania)

Kërkimet për të mbijetuar, me pajisje të teknologji­së së lartë

-

Përpjekjet për të gjetur të mbijetuar apo trupa në urën e shembur në Genova, po ndihmohen edhe nga pajisje të teknologji­së së lartë që janë ofruar nga Milano. Dhe pse shërbejnë njëkohësis­ht për “ruajtur” zonën e krimit, pajisjet e përdorura gjatë ditës së fundit në pjesën e shembur të urës “Morandi” kanë në fokus kryesor mosrreziki­min e jetëve, pasi ka ende të pagjetur nga tragjedia. Nga Policia Shkencore shprehen për mediat italiane se kanë marrë një pajisje të veçantë, që lejon lehtësime me transmetim­in e imazheve nga 12 kënde të ndryshme, direkt e në qendër të operacione­ve. Një sistem që do t’i lejojë shkencëtar­ët të përshpejto­jnë procedurat e “pastrimit” të strukturës. Përgjatë brigjeve të rrjedhës së lumit Polcevera është njoftuar mbërritja e automjetev­e të rënda të specializu­ara për punën në rrënoja. Në zonën lindore të shembjes, aty ku ndodhet pjesa më e madhe e rrënojave, janë dy vinça të mëdhenj të përdorur nga ekipet e shpëtimit për të kapur shtyllat më të mëdha që janë rrëzuar dhe që pengojnë punën e zjarrfikës­ve. Qëllimi, siç shpjegohet nga krerët e zjarrfikës­ve dhe të mbrojtjes civile, është për të mbajtur sa më shumë të plotë të ashtuquajt­urin vend të krimit, për të mos ndryshuar shumë gjendjen e zonës, që sipas ekspertëve do të kërkohet nga Prokuroria, siç u shpjegua mëngjesin e së mërkurës nga Kryeprokur­ori Francesco Cozzi, i cili donte ta vizitonte zonën personalis­ht. Një ndërhyrje më energjike ka shumë të ngjarë të ishte fatale, duke marrë parasysh se mund të ketë ende persona të gjallë nën rrënoja ( operacioni zyrtarisht është ende për shpëtimin e njerëzve dhe jo vetëm për kërkimin e kufomave). Veç kësaj, lëvizjet e pakujdessh­me mund të shkaktojnë një efekt të rrezikshëm domino në rrënoja, me alarme të panjohura.

 ??  ?? Kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e urës
Kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e urës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania