Panorama (Albania)

Veliaj: Shkolla “Kosova”, gati për në shtator

“Fund mësimit me 2 turne, meny e shëndetshm­e në të gjitha kopshtet”

-

Më 17 shtator, dita kur nis viti i ri shkollor, 9- vjeçarja e rikonstruk­tuar “Kosova” do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit e saj, këtë herë në ambiente tërësisht moderne. Lajmin e mirë e dha kryebashki­aku Erion Veliaj, gjatë takimit me të vegjlit e qytetit në kampin veror “Sport Fest”. Për të, nuk do të ketë më mësim me dy turne, së paku në shkollat përreth Njësisë Nr. 2. “Do të bëjmë disa gjëra fantastike për fëmijët këtë vit. Së pari, do të hapet shkolla “Kosova” te Njësia 2, një shkollë e re fantastike. Për të gjithë fëmijët e Njësisë 2, të zonës së Saukut, të Rr. së Elbasanit, të Shkollës “Labinoti” dhe Liceut, ku për shkak të mungesës së një shkolle të re bënin mësim me dy turne, do të kalojnë me një turn sepse hapja e shkollës “Kosova”, tani jo 4vjeçare, por 9- vjeçare, do të akomodojë shumë fëmijë”, deklaroi kryetari. Një tjetër ogur i mirë është ndryshimi i menysë në të gjitha çerdhet dhe kopshtet e qytetit, duke zëvendësua­r patatinat e pijet me gaz me drithëra e perime. “Do të vazhdojmë në të gjitha kopshtet e Tiranës me një meny të re, si një mënyrë fantastike për të përgatitur që në moshë të vogël edukatën e të ushqyerit të mirë. Nëse i kemi të gjithë kalamajtë që hanë vetëm gjëra me sheqer, vetëm të skuqura, do të jenë të gjithë për spital sepse do të rriten dhe do të kenë diabet, probleme me zemrën. Por, po filluan që të vegjël që të hanë mirë, të merren me sport, do të kemi një qytet fantastik”. Së bashku me kompani private, Bashkia e Tiranës ka ngritur një kamp veror në zonën e Liqenit Artificial, ku marrin pjesë fëmijë nga shtresa të ndryshme sociale. Ngritja e kampeve verore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, e cila u jep të gjithë vogëlushëv­e një mundësi. Fëmijët kanë mundësi që të njihen edhe me botën e biçikletav­e Mobike, të cilat stacionohe­n pranë kampit për të pedaluar në rrugët e reja të biçikletav­e në park. Në orët e pasdites, stafetën e marrin aktivitete­t për të rinj me muzikë live, DJ, string art e të tjera.

 ??  ?? Veliaj, dje me fëmijët e kampit veror te Liqeni Artificial
Veliaj, dje me fëmijët e kampit veror te Liqeni Artificial
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania