Panorama (Albania)

Drejtësia, Berisha ankohet tek OSBE: Reforma e falimentua­r

“Rama e ka shndërruar vetingun në mjet korruptiv të gjahut të shtrigave”

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha e cilëson procesin e Reformës në Drejtësi të falimentua­r.

Këtë shqetësim Berisha ia ka përcjellë në një takim të zhvilluar në zyrën e tij edhe të dërguarit të Asamblesë Parlamenta­re të OSBE- së, deputetit britanik Mark Pritchard. Për Berishën, sistemi i drejtësisë në Shqipëri është futur qëllimisht në kolaps të plotë ku janë bllokuar Gjykata Kushtetues­e dhe Gjykata e Lartë dhe pritet të bllokohet edhe Gjykata e Apelit. “Në takim i njoha bashkëbise­duesit me kolapsin e plotë të qëllimshëm të sistemit të drejtësisë. Duke përdorur reformën për të shndërruar drejtësinë, sipas projektit oreollian të George Soros, degë të ekzekutivi­t të Edi Ramës, u asgjësuan Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Lartë dhe së shpejti, do eliminohet edhe Gjykata e Apelit. Të gjitha funksionet e Gjykatave të paralizuar­a i ka sot Edi Rama, i cili, me kontrollin total të drejtësisë, ka bërë që 97% e të gjitha proceseve gjyqësore fitohen nga qeveria. Ata, të cilët bënë të mundur këtë falimentim total të drejtësisë nëpërmjet vetingut, fajësojnë për këtë korrupsion­in e gjyqtarëve. Me këto akuza, vetëm sa lajnë duart për veprën e tyre të pashembull­t, sepse vetingu mund të bëhej në disa mënyra, pa asgjësuar gjykatat më kryesore të vendit dhe, së bashku me to, edhe rendin kushtetues të Shqipërisë”, ka deklaruar Berisha pas takimit. Sipas ish- Kryeminist­rit, Edi Rama po e përdor procesin e vetingut në një mjet korruptiv të gjuetisë së shtrigave, ku procesin e kalojnë vetëm ata që i shërbejnë Kryeminist­rit me vendimet e tyre. “Edi Rama ka shndërruar sot vetingun në një mjet korruptiv të gjahut të shtrigave. Atë e kalojnë të gjithë ata që kanë zbatuar dhe zbatojnë urdhrat e Ramës, përfshi gjykatës që nuk justifikoj­në edhe 100 milionë lekë apo që prej tre vitesh dhunojnë vendimin konkret të Gjykatës Kush- tetuese si Dvorani, apo të tjerë që kanë liruar në sallën e gjyqit, me urdhër të Ramës, ekzekutori­n e komisarit të Policisë që, më vonë, me të njëjtën dosje, është dënuar në Apel me burgim përjetë, për krimin e shëmtuar”, ka theksuar Berisha në takim me përfaqësue­sin e OSBE- së.

 ??  ?? Berisha me përfaqësue­sin e OSBE, Mark Pritchard
Berisha me përfaqësue­sin e OSBE, Mark Pritchard

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania