Panorama (Albania)

Paralajmër­imi i PD: Do të anulojmë koncesioni­n e dështuar të ‘ check- up’

-

Partia Demokratik­e do të anulojë koncesioni­n e check up- it kur të vijë në pushtet. Deputeti i PD- së, Bardh Spahia, iu referua gjetjeve të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit kur e cilësoi koncesioni­n e check up- it të dështuar dhe korruptiv. “Kontrolli i Lartë i Shtetit provoi si plotësisht të vërtetë denoncimin e Partisë Demokratik­e se koncesioni i check- up- it është simboli i korrupsion­it të koncesione­ve të qeverisë “Rama”. Raporti i KLSH- së konfirmon se, pavarësish­t se analizat e check up- it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës, është paguar me 22 milionë euro, 7 milionë prej të cilave për analiza të pakryera kurrë. Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëv­e për një shërbim të padhënë është vënë në dukje për të dytin vit radhazi edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke theksuar dy linja korruptive që favorizojn­ë kompaninë sponsorizu­ese të Kryeminist­rit. Linja e parë është pagesa prej 2.1 milionë euro në vit, që KLSH e klasifikon si dëm në buxhet, sepse koncesioni i Vilma Nushit është paguar për rreth 145 mijë vizita të pakryera. Linja e dytë korruptive është një skandal po aq i madh, që implikon Drejtorinë e Tatimeve, e cila, sipas KLSH- së, ka rimbursuar 1.8 milionë euro TVSH, për koncesiona­rin e check up- it, pavarësish­t se ligji i përjashton shërbimet shëndetëso­re nga detyrimet tatimore”, tha Spahia. Deputeti i PD theksoi se kur demokratët të vijnë në pushtet, do të anulojnë këtë dhe çdo koncesion tjetër korruptiv të firmosur nga qeveria Rama. “Partia Demokratik­e është e vendosur të anulojë koncesioni­n e dështuar të check- up dhe çdo koncesion tjetër korruptim. Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëv­e”, theksoi deputeti i PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania