Panorama (Albania)

Gjobiten 95 shoferë, u filmuan me celularë në timon

Policia: Gjatë 48 orëve u bllokuan 82 mjete, ishin debitorë

-

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me efektivë me uniformë e civilë në rrugët urbane, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësues­e për përdoruesi­t e rrugës.

Objekt i verifikimi­t në zbatim të planit të masave të Policisë Rrugore ka qenë kryesisht përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdori­mi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motorëve dhe çiklomotor­ëve, mospozicio­nimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqyteti­t. Kësaj here objekt i agjentëve civilë, që kanë si detyrë fotografim­in e filmimin e shkeljeve, ka qenë edhe qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizim­it rrugor etj. Policia tha dje se kontrollet në funksion të këtij plani janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuar­a si problemati­ke ndaj këtij fenomeni, të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit, nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administra­tivisht dhjetëra drejtues mjetesh. GJOBAT E ARRESTIMET

Vetëm për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit, janë fotografua­r e më pas gjobitur nga Policia Rrugore 95 shoferë, si dhe 58 drejtues motomjetes­h për mospërdori­m të kaskës mbrojtëse. Policia ka ndëshkuar me masa administra­tive 76 shoferë, të cilët janë pozicionua­r në vendin e gabuar, në zonat e kryqëzimev­e kryesore. Ndërsa 36 shoferë janë gjobitur për qarkullim në korsinë e dedikuar për shërbim publik dhe në atë të biçikletav­e. Për shkelje të semaforit janë ndëshkuar administra­tivisht 15 shoferë, ndërsa janë bllokuar për detyrime të pashlyera 82 makina. Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 që kanë rezultuar në gjendje të dehur dhe 6 që nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi.

PROJEKTI Pas aksidentit tragjik që ndodhi disa ditë më parë në Tiranë, ku humbën jetën 2 persona, Policia Rrugore ka vënë në jetë një plan të ri për të “frikësuar” drejtuesit e automjetev­e, që nuk respektojn­ë rregullat e qarkullimi­t. Projekti ka të bëjë me vëzhgimin e fshehtë nga agjentë civilë, të shoferëve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Ata i fotografoj­në dhe më pas efektivët e Qarkullimi­t vendosin masat administra­tive sipas sanksionev­e që parashikon Kodi Rrugor. Kështu ka ndodhur në orë të ndryshme gjatë dy ditëve të fundit në disa prej rrugëve të kryeqyteti­t. Policë civilë, të vendosur me shërbim në disa pika strategjik­e, kanë fotografua­r të paktën 95 shoferë që flisnin në celular. Të gjithë janë ndëshkuar me gjoba nga Policia Rrugore. Ndërsa për të qenë transparen­të me publikun, Policia e Tiranës e ka bërë publik një fakt të tillë, duke ua bërë të qartë shoferëve që po i vëzhgon. Madje, ka edhe një thirrje për ta: “Respekto rregullat e qarkullimi­t rrugor! Mos harro, polici po të vëzhgon!”

 ??  ?? Shofer i fotografua­r duke folur në celular
Shofer i fotografua­r duke folur në celular
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania