Panorama (Albania)

Tritol parukerisë në Vlorë, shkak dyshohet konkurrenc­a

Shpërthimi në mes të ditës, e reja: Nuk kam asnjë konflikt

- VLORE

Shpërthim tritoli në mes të ditës në Vlorë. Shënjestër ka qenë një biznes i vogël, parukeri, por fatmirësis­ht në orarin kur ndodhi ngjarja dyqani ka qenë i mbyllur dhe nuk ka persona të plagosur.

Policia është duke hetuar në pistën e konkurrenc­ës, por nuk përjashtoh­en edhe pista të tjera. Ngjarja ndodhi pasditen e 14 gushtit në lagjen "Isa Boletini", kur një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e pallatit, ku ndodhet parukeria si dhe të bizneseve përreth.

E njoftuar nga banorët, blutë mbërritën menjëherë në vend dhe nisën hetimin. Sipas të dhënave, ambienti është në pronësi të shtetasit me inicialet J. R., nga Vlora, por ishte marrë në përdorim ( me qira) nga shtetasja S. Hoxhaj. Sipas asaj që konfirmon Policia, sasia e lëndës shpërthyes­e ishte shumë e vogël, çka ka sjellë vetëm dëmtimin e derës dhe qepenit. Dyshohet se autorët e kanë vendosur lëndën në orët e drekës, kur për shkak edhe të motit të nxehtë, në atë orë lëvizjet e banorëve janë mjaft të pakta. Për këtë shkak, Policia është duke punuar për të evidentuar kamera të mundshme sigurie të bizneseve të zonës, nëse kanë fiksuar pamje të autorëve. Nisur edhe nga sasia e vogël e lëndës eksplozive, dyshohet se ata kanë pasur për qëllim vetëm sa të trembin shënjestrë­n. Policia ka marrë në pyetje pronarin e ambientit, i cili ka mohuar që kjo ng- jarje të ketë lidhje me të. Ai ka deklaruar në Polici se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë, duke e përjashtua­r kështu mundësinë që shpërthimi i është adresuar atij. Ndërkaq, në pyetje është marrë edhe parukierja, shtetasja S. Hoxhaj. Sipas Policisë, ajo ka ngritur supet teksa është pyetur për ndonjë dyshim të mundshëm, pasi siç edhe është shprehur, nuk ka asnjë konflikt. Nisur edhe nga deklarata e saj, Policia ka dyshime të forta se ngjarja mund të ketë lidhje me konkurrenc­ën. Por Policia konfirmoi se është duke hetuar edhe në pista të tjera, të cilat nuk mund të bëhen të ditura deri në dokumentim­in e saktë. Parukeria ndodhej brenda një zone të banuar, por në vend sipas të dhënave mungojnë kamerat e sigurisë. Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të këtij fakti, përderisa edhe krimin e kanë kryer në mes të ditës. Banorët u shprehën se pavarësish­t se sasia e tritolit kishte qenë minimal, shpërthimi ka qenë tepër i fortë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi shpërthimi
Vendi ku ndodhi shpërthimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania